| E diele, 23.02.2020, 01:30 PM |
Duke e parë faktin se shumë mërgimtarë anë e kënd Evropës e Amerikës edhe shumë shqiptarë që jetojnë në të gjitha trojet shqiptare dëshirojnë të marrin pjesë në vëndosjen e Monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren,Shoqata "Trojet e Arbrit "njofton të gjithë shqiptarët se vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të bëhet më, 6 maj 2020.
Kjo
shtyrje prej dy muajsh ka të bëjë me procesin e përgaditjes së monumentit nga
ana e skulptorëve si dhe në përfundimin me sukses të aksionit për grumbullimin
e mjeteve nga ana e Shoqatës "Trojet e Arbrit".Që gjithçka të shkoj
mirë e mbarë i ftojmë mërgimtarët shqiptarë si dhe komisionet që kemi formuar
nëpër shtetet e Evropës dhe Amerikë që ta shpejtojnë sa më shpejtë që është e
mundur grumbullimin e mjeteve financiare.
Ponjashtu
falënderojmë të gjitha ata të cilët deri më tani na përkrahën pa kursyer që ky
projekt kombëtar të përfundoj me plotë sukses.Të kontribosh në mbrojtjen e identitetit
shqiptar nëpër shekuj është madhështi, ti largohesh këtij kontributi dhe ta mohosh
identitetin Kastriotas është një ligësi
dhe atdhemohim që se kemi pasur asnjëherë traditë gjatë tërë historisë sonë.
Ne
emër të Shoqatës "Trojet e Arbrit "Nue Oroshi kryetar