| E shtune, 22.02.2020, 11:50 AM |
KUSH DO TË JETË PËRFAQËSUESI I POSAÇËM I BASHKIMIT EVROPIAN PËR BISEDIMET KOSOVË-SERBI?
Nga
Frank Shkreli
Sipas
një njoftimi për median të premtën nga Bashkimi Evropian,(BE) Përfaqsuesi i
lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell foli në telefon, veças me
Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim
Thaçi dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar, sipas
njoftimit, bisedimet që ai kishte zhvilluar me ta gjatë vizitës së tij të parë
në Beograd dhe në Prishtinë në fund të Janarit.
Por
duket se arsyeja kryesore e këtyre telefonatave që Shefi i Politikës së Jashtme
të BE-së zhvilloi me tre udhëheqësit e lartë-përmendur ishte vendimi për të
emëruar një Përfaqsues të Posaçëm të BE-së për Dialogun në Ballkanin
Përendimor, siç cilësohet në njoftimin për media, midis Serbisë dhe Kosovës.
Me
rastin e vizitës së tij në Prishtinë dhe në Beograd në fund të Janarit që
kaloi, pritej që Josep Borrell, në kapacitetin e tij si Shef i Politikës së
Jashtme të BE-së, do të vazhdonte rolin e paraardhëses së tij,Federica
Mogherini dhe si i tillë do të kryesonte dialogun Kosovë-Serbi, sipas modelit
të Mogherinit. Në një artikull me rastin
e vizitës së Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme Evropiane, Josep Borrel në
Serbi dhe në Kosovë, pata shkruar se emërimi i diplomatit spanjollit Borrell në
atë detyrë, ishte lajm i keq për Kosovën. Kisha sugjeruar me atë rast se ai
mund të ishte njeriu më i papërshtatëshëm për atë detyrë dhe se për arsye të
qendrimit të tij ndaj pavarësisë së Kosovës, në të kaluarën, dhe për faktin se
vjen nga një vend si Spanja që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Republikës së
Kosovës – do të ishte më mirë që të tërhiqej nga një rol i tillë, në bisedimet
e ardhëshme Kosovë-Serbi,dhe të emërohej dikush tjetër më i përshtatshëm dhe më
i paanshëm, për bisedimet e vështira Beograd-Prishtinë. http://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-kush-eshte-josep-borrell-per-shqiptaret/
Cilatdo
qofshin arsyet e tërheqjes së tij nga roli për të ndërmjetësuar dialogun
Kosovë-Serbi, vendimi i Josep Borrell për t’u tërhequr dhe për të emëruar një
përfaqësues të posaçëm për këtë detyrë delikate, është një vendim i
mirëseardhur, kur të merren parasysh komentet e tija, në të kaluarën, kundër
pavarësisë së Kosovës, megjithëse ai ishte në një rol tjetër, si përfaqsues i
Spanjës. Por me at rast, argumentova se
Josep Borrel, si përfaqsues i BE-së, nuk kishte as besueshmërinë minimale të
nevojshme për të udhëhequr bisedimet Serbi-Kosovë, sidomos për nga pikëpamja
dhe këndveshtrimet e Kosovës.
Sipas
njoftimit të BE-së për media të premten, Josep Borrel ka nënvijuar se emërimi
që pritet të bëhet shpejt për një përfaqësues tëposaçëm te BE-së në bisedimet
Serbi-Kosovë, pasqyron rëndësinë që Bashkimi Evropian dhe ai vet personalisht,
i kushtojnë rajonit dhe stabilizimit të gjendjes dhe përparimit atje në rrugën
drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimornë Bashkimin Evropian.Në
njoftimin e BE-së thuhet gjithashtu se Josep Borrel do të vazhdojë të jetë
personalisht i angazhuar në mbështetje të përspektivës evropiane të vendeve të
Ballkanit Perëndimor si dhe ndaj rolit të tij si lehtësues në dialogun
Prishtinë-Beograd.
Megjithë
këtë angazhim të tij personal, sipas raporteve në media, pritet që së shpejti,
Shefi i Politikës së Jashtme Evropiane të emërojë një të dërguar të posaçëm të
BE-së, që do të merret ekskluzivisht me dialogun Serbi-Kosovë. Megjithësederi tani ai nuk ka përmendur
ndonjë emër të mundëshëm për këtë rol -- emërimi i një përfaqsuesi evropian për
bisedimet Prishtinë-Beograd -- është një lajm i mirë në vetvete, duke marrë
parasysh se Josep Borrel, në mendimin tim, nuk do të ishte njeriu më i
përshtatëshëm për këtë rol.
Por
nëqoftse u besohet disa lajmeve që po qarkullojnë sot e që thonë se Shefi i
Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, po konsideron për
këtë detyrë, Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçek. Një propozim ky, ndoshta, jo aq i keq sa do
të ishte vet Josep Borrel në rolin ndërmjetësues evropian për bisedimet
Kosovë-Serbi, por do të ishte, sipas meje, gjithnjë një emërim problematik për
Kosovën, pak a shumë për të njëjtat arsye pse do të ishte problematik, edhe
Josep Borrell, po të luante rolin e përfaqësuesit evropian në bisedimet
Kosovë-Serbi. Sepse siç dihet, edhe
Sllovakia është një prej 5 vendeve që ende nuk e njeh pavarësinë e Republikës
së Kosovës dhe si i tillë, a mund të pritet që ai të jetë asnjanës? Ashtu si Spanja, edhe Sllovakia ka probleme
me grupet etnike mbrenda kufijve të saj.
Në Sllovaki jetojnë afër gjysëm milioni hungarezë, ose 8.5% e popullsisë
së përgjithshme prej 5.5 milionë veta.
Gjëndja e hungarezve nuk është aq e keqe në Sllovaki, por problemet
etnike midis sllovakëve dhe hungarezve vazdojnë të jenë problematike. Situata këto se në një mënyrë ose në një
tjetër, afektojnë pikëpamjet e zyrtarëve të lartë siç janë spanjolli Josep
Borrel dhe Mirosllav Lajçak, madje edhe në rolin e përfaqësuesve të Bashkimit
Evropian.
Për
fat të mirë, edhe nëqoftse bëhet një propozim i tillë, emërimi I Miroslav
Lajçak, duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare tëBashkimit Evropian.
Shpresoj që vendet kryesore të BE-së të jenë sensitive ndaj faktorëve të tillë,
të kenë një mirëkuptim të përbashkët dhe të emërojnë një diplomat të karierës,
njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe çeshtjeve ndërlikuese
midis Kosovës dhe Serbisë, në veçanti.Mbitë gjitha, përfaqsuesi i posaçëm i
Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, duhet të jetë një ndërmjetës i
paanshëm, me një besueshmëri të lartë dhe të pa cënueshme. Por, jo vetëm kaq, përfaqësuesi evropian për
bisedimet Serbi-Kosovë, duhet të jetë gjithashtu një individ i cili do të mund
të bashkpunojë ngusht edhe me përfaqsuesit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara,
të cilët janë emëruar tanimë, nëqoftse bisedimet Prishtinë-Beograd do të kenë
edhe mundësinë më të vogël që të dalin me sukses.