| E premte, 21.02.2020, 09:25 PM |
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, Mark Gjonaj dhe komuniteti organizuan në Manhattan një ceremoni festive me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Nga Keze
Kozeta Zylo
Në Manhattan në mjediset e hotelit “Radison”
u organizua një ceremoni festive me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së
Kosovës
Aktiviteti u organizua nga Konsullata e
Përgjithshme e Kosovës nën drejtimin e Ambasadores Teuta Sahatqija në
bashkëpunim me Këshilltarin në Bashkinë e Nju Jorkut z.Mark Gjonaj dhe
organizatat në Diasporë.
Në këtë ceremoni nderoi me pjesëmarrjen e saj
Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri znj.Yuri Kim.
Ishte vërtetë një surprizë ardhja e saj, kur
unë e pyeta gjatë intervistës se pak orë kam që ju kam lexuar në faqen tuaj të
Ambasadës në Internet që ju ishit në Tiranë, ajo m’u pergjigj se po vi direkt
nga aeroporti dhe nuk mund të mungoja për këtë festë të rëndësishme për
Pavarësinë e Kosovës…
Aktiviteti u transmetua direkt nga TV “Alba
Life”, një transmetim që realizohet për herë të parë drejpërsëdrejti nga salla
ku u mbajt ceremonia. Për këtë më duhet
të falënderoj bashkëpunëtorët e TV “Alba Life” si Valon Gërbeshi dhe Bujar
Sadikaj të cilët profesionalisht dhe me përkushtim punuan fort për ta realizuar
transmetimin në kanalin televiziv.
Pranë kamerave ne sollëm, komandantë,
gjeneralë, ambasadorë, aktivistë, bizenesmenë, gazetarë, editorë, fotograf të
mirënjohur, mësues nga Shkolla Shqipe “Alba Life” dhe mbi të gjitha Ushtarë
trima të UÇK-së, bijtë e Lirisë që populli do t’ju jetë përjetësisht mirënjohes
si komandantin e batalionit “Atlantiku” z.Gani Shehu, Blerim Gjocaj etj.
Ndërsa për Qerim Gjocaj, kur e solla para
mikrofonit dhe kamerave dhe thashë se ky Bir i UCK-së luftoi me armë për
Kosovën dhe i ngrita njerën dorë se tjetrën e la aty në Kosove nuk mund të
vazhdoja me nga mbytja e lotëve. E njoh
mirë historinë e kësaj familje të nderuar të Kosovës dhe të Kombit tim…
Dashuri dhe respekt për UÇK-në, përjetësisht
mirënjohje!
Pjesëmarresit u argëtuan nën tingujt e DJ
Sammy dhe me interpretimin e artistëve të miënjohur si Ergin Oda, Mira Konçi
dhe Elona Muça.
Pjesa e parë e këtij aktiviteti ishte nën
kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS në New York ku ishin të ftuar
Ambasadorë të Misioneve pranë Kombeve të Bashkuara, Konsujt e Përgjithshëm,
diplomat dhe përfaqësues të komunitetit.
Nderoi Shoqata e policisë së Nju Jorkut NYPD
“Illyrian” të cilët parakaluan me flamujtë e Kosovës dhe SHBA-s.
Pjesa e dytë ishte nën organizimin dhe
kujdesin e Këshilltarit të Bashkisë së Nju Jorkut, z.Mark Gjonaj dhe shoqatat
shqiptare në New York. Sipas Ambasadores
Sahatqija ishte hera e parë një bashkëorganizim dy pjesësh të Konsullatës dhe
Komunitetit.
Gezuar Kosovë!
Gëzuar vëllezër dhe motra shqiptarë!
Nga fjala e Konsulles së Përgjithshme të Kosovës në Manhattan Ambasadore
Sahatqija
I dashur Këshilltar ne Bashkine e Nju Jorkut
z. Mark Gjonaj,
Të nderuar ambasadorë, diplomatë, artistë,
E nderuar ambasadore amerikane në
Shqipëri znj. Yuri Kim
Zonja dhe zoterinj,
Të dashur vëllezër dhe motra,
Kjo festë është behet dhe më e bukur sot me
njohjen nga shteti I Xhamajkes per Kosoven.
Kjo festë është në koordinim dhe mbështetje
të plotë të diasporës sonë të çmuar dhe shumë sponsorëve.
Më lejoni t'ju shpreh respektin dhe
vlerësimin e thellë për mikun tim të dashur Këshilltar Mark Gjonaj, udhëheqjen
e tij brenda komunitetit shqiptar dhe përkushtimin për të bashkuar shoqatat,
bizneset, miqtë, komunitetin për ta bërë këtë festë më domethënëse.
Diaspora na mbajti shpresat për liri kur
Kosova po përjetonte aparteidën e fundit në mes të Evropës. Diaspora ishte me
ne kur regjimi kriminal serb i Miloshevic drejtoi spastrimin etnik dhe
genocidin kundër popullatës shqiptare të Kosovës.
Në 90 'ata treguan historinë e shtypjes, të
shkeljes së të drejtave të njeriut, të vrasjeve në Kosovë, para KB, Kongresit
amerikan dhe gjetkë.
Komuniteti shqiptar ishte zëri ynë kur ne nuk
e kishim zërin.
Të dashur vëllezër dhe motra,
12 vjet më parë, më 17 shkurt 2008,
Parlamenti shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ishte një nga ditët më të ftohta që mbaj
mend, njerëzit ishin nëpër rrugë duke mos vërejtur të ftohtin jashtëzakonisht
të madh, duke dëshmuar lindjen e shtetit tonë, duke jetuar ëndrrën, duke qenë
të vetëdijshëm për shumë gjenerata që nuk bënë të shohin lirinë dhe shtetësinë
e Kosova, duke qenë mirënjohës për kontributin e tyre.
Mirënjohës për Presidentin Historik Ibrahim
Rugova dhe rezistencën paqësore, për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Clirimtare, për
SHBA dhe të gjitha vendet përparimtare që ndaluan genocidin dhe ndihmuan për të
sjellë paqen në Kosovë.
Sot ne festojmë 12 vitet e Pavarësisë së
Kosovës të rrethuar me shumë miq, duke festuar shumë suksese, duke qenë të
vetëdijshëm për shumë sfida dhe një punë për të bërë para nesh.
Kosova sot është një anëtar i respektuar i
bashkësisë ndërkombëtare që i jep vlerë të shtuar sigurisë, sigurisë, sportit,
muzikës, artit në botë.
Biznesi modern dhe i gjallë po gjen rrugën e
tij drejt tregjeve të reja për produktet e tyre, qoftë IT, shërbime, mobilje me
cilësi të lartë, turizëm, miniera apo produkte bujqësore.
Judokët tanë e vendosën Kosovën në samitet më
të larta të xhudos në botë.
Lojtarët e futbollit kosovar, shumica prej
tyre fëmijë refugjatë në 1999, po bëjnë krenarë ekipet më të mira të futbollit
në botë.
Këngëtarët më të mirë të muzikes poop në botë
janë vajza krenare kosovare, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi etj. Malet më të larta botërore janë pajtuar nga
vajzat e Kosovës duke i treguar botës se qielli është kufiri kur ju merrni
mundësinë.
Më në fund Kosova mori mundësinë, shansin për
të qenë gjallë, shansin për të garuar, shansin për të shtuar vlerë, shansin për
të qenë pjesë e botës.
Zonja dhe zoterinj,
Ju lutem bashkohuni me mua në festimin e 12
vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Le të ngremë gotën e verës së Kosovës, të
provojmë disa ushqime të shijshme shqiptare të Kosovës dhe të dëgjojmë këngët
dhe muzikën tonë kombëtare.
Gezuar!
Manhattan, 2020