Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe

| E enjte, 20.02.2020, 09:04 PM |


Dy fjalë  rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe

Maqedonasit, duhet të mburen që gjuha e tyre, të cilën Bullgaria e llogarit për dialekt, të bëhet,,motrimë,, ose shoqe, me njëgjuhë më të vjetër në botë.

Nga Reshat Nexhipi

Shkaqet që më shtynë të merrem me këtë çështje kruciale të kombit tonë

Më nxiti  paraqitja e ish-kandidates për kryetare shteti, e cila, gjatë një emisionit televiziv, nuk la gjë pa thënë kundër ligjit për zyrtarizimin e gjuhës tonë, duke cituar vazhdimisht kushtetutën, sikur të ishte kuran, e jo një copë letër, që s’epeshon njeri. Këtë zonjë, e kam përmendur edhe gjatë takimit të saj me dy kandidatët e tjerë, njëri nga të cilit, ndoshta, për t ia ndryshuar qendrimin ndaj gjuhës shqipe, e përqafoj fort dhe përzëmërsisht!!, por kot, sepse ajo, po vazhdon avazin e vjetër, madje, edhe më ashpër, me siguri, si hakmarrje që shqiptarët, votuan kryetarin aktual, i cili, gjithmonë, ka mbajtur qendrim korekt ndaj shqiptarëve, gjë që, duhet ta kenë parasysh votuesët tanë, cilës parti do t ia japin votën, në prill të këti viti, pa përfi llur liderin e partisë, nëse ai bën pazare për vete.

Ç duhet  të thonë deputetët dhe analistët tanë lidhur me zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Duhet, me mburje dhe krenari, të theksojnëatë që vendosa si nëntitull, duke cituar, veç tjerash,, deklaratën e  akademikut francez Maurico Druon  dhe bashkëkombasit të tij Robert D. Angelu, të cilë, nuk janë shqiptarë që mos u besonim, gjë që vlen edhe për autorët e Enciklopedisë të Madhe Greke, të cilët në  vëllimin  19, faqe 873, të saj, theksojnë se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të pellazgëve. Deklarata e akademikut qendron te VOAL, voice, of Albanians, 8 April, 2017 dhe te INFO SHQIP, 12. 04, 2017, e Robert D. Angelut, në veprën e tij ,,Enigma,, e publikuar në Tiranë, 1998, kurse Enciklopedinë greke e citojnë dr. Ilmi Veliu në librin e vet kushtuar Skenderbeut, e publikuar në Kërçovë, 2005,f. 32, Rahim Ganiut, në artikullin e tij,  te ,,Lajmi,, 27 shtator, 2009, si dhe  të Abedin Krosit në një  shkrim të  tij.

Nëse, këto shënime dhe ato të dy francezëve, janë të sakta, atëhere, dilema e origjinës së shqiptatarëve nga pellazgët, pra, ndër më të vjetrit në botë, merr fund, gjë që vlen edhe për gjuhën shqipe, që është në fokus të këti shkrimi. Prandaj, ata që kontestojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe, duhet, të ndryshojnë mendjen dhe të falenderohen që, një gjuhë, me një histori kaqë të ndritur, bëhet zyrtare në një shtet me gjuhë dhe emër akoma të pa definuar sa duhet, gjë të cilën e pranojnë vetë  ata që janë kundër Marrëveshjes së Prespës.

Kundërshtarëve të zyrtarizimit të gjuhës shqipe, duhet troç t’iu thuhet se, pa njohjen e gjuhës tonë, nuk mund të kuptohet origjina e fjalëve Maqedoni, Maqedonas, Shkup, Vardar, Dragor, Drin, Pellagoni etj. dhe duhet pyetur se, a vallë nuk është turp për një profesor maqedonas, të ngrerë supat, nëse nxënësi, ose studenti, kërkon prej tij, t’i trego jë kuptimin e ndonjë nga fjalët e posapërmendura, sidomos emrin e shtetit ose  kombit të vet?!.Nuk është modeste, por rasti e kërkon të them që është mirë, njerëzve të tillë, t’iu thoni, të lexojnë shkrimin tim voluminoz, botuar në javoren maqedonase ,,Fokus,, nr. 41,1996, me  titull,, Pa njohjen e gjuhës shqipe, nuk mund të elaborohet historia e  Maqedonisë antike,,. Nëse edhe kjo nuk mjafton, atëhere, u meriton fjala e urtë lidhur me dhinë ,,Em dhi e zgj...r, em bishtin për...ë,, që përdoret zakonisht këte nga Prespa.

Ps. Fotografinë e akademikut Maurico Druon, i ndarë nga  kjo  jetë në vitin 2009, përherë e mbaj me vete, si ,,armë,, për mbrojtjen nga albanofobët, gjatë debatave me ta, si dhe e kam vendosur në murr pranë Skenderbeut, gjë që preferoj ta bëjë çdo njeri që e ndjen vehten shqiptar, sepse  deklaratë e tij, nuk krahasohet as me mijra tonash flori.