| E enjte, 20.02.2020, 07:44 PM |
Album
me fabula dhe epigrame
Nga
Hysen KOBELLARI
JASTËKU I ËNDRRAVE TË
MIJA
Një
jastëk e ka kushdo,
Një
jastëk për kokën,
Një
të tillë e kam dhe unë,
Një
jastëk të vogël.
Mbi
jastëk, ja, një qëndismë,
Dielli
që bën zjarr.
-
O jastëk, besnik i fismë,
Mik
edhe thesar !
Moj
e mira, ç’ke qëndisur
Përse
s’më rrëfen ?!
Unë
mbështes kokën mbi pupla,
Nën
të bota zjen.
Moj
e mira, ç’ke qëndisur
Dafinë
e pëllumba !
Kokën
e vura ngadalë
Rashë
mbi të dhe humba …
Ç’bëra
ditën, keq a mirë,
Numëroj
me gisht.
Jastëku
më fton të shtrihem :
Falu
paqësisht !
Sikur ha një ëmbëlsirë
Fabulat,
mos
m’i shaj, o Petrika,
me
atë gjuhë mashkullore;
A
nuk e ndjen, o të raftë pika,
se
në to ka frymë të lartë hyjnore ?!
Ka
frymë nga Bibla e Kurani, brenda
Urtësi
e Popullit aty gëlon;
Lexon, e të mendosh ta paska ënda,
po
bëj kujdes, gjithë Bota aty vlon !
Mua
shamë,
unë
jam prej mishi;
Në
të butë Djalli hyn më lehtë
Tërë
të dobëtit ai i tundoi, i grishi,
mendo, se ku të çon ai i shkretë ! ...
Mos
më pandeh, or mik,
një
fabulist dhe ... aq !
S’bie
më poshtë se një Profet i mirë !
Veset
e mbarë njerëzimit i zgërlaq,
që
Bota veten ta pastrojë
sikur
ha një ëmbëlsirë ...
Hiqma
samarin, më shih plagët !
Një
kalë të bukur ka Aliu
me
lajle - lule përmbi krye;
Ka
dhe samar kalë - doriu
kaluan
vite dhe s’iu thye ...
Bëra
një ditë bisedë me kalin,
i
thashë se je një kafshë pa halle;
Ai
mbi gardh përplasi ballin :
-
Zotni, me mua mjaft u talle !
Si çdo gjallesë përmbi tokë
nuk
gjen gjëkundi kalë pa halle;
Në
këtë pikë jemi shokë,
jemi
së bashku në një valle ...
Unë e besova ç’më tha kali,
fjalët
e tij nuk janë harram :
-
Hiqma samarin, o lum djali
dhe m’i shiko plagët që kam !
Opozitën, pse e dua
?!
Shumë
herë ti po më pyet,
o
Çelo :
- Opozitën,
pse e do ?!
Po,
nuk ka si të mos e dua,
nuk
më lë të gaboj rëndë,
nuk
më lë baltë nën thua !
Po
dhe shtegu në i daltë,
më
mbulon komplet me baltë ...
T’i thuash
derrit - Dajë ...
-
Më thuaj Dajë ! -
i
tha Derri një miushi kërthi,
po
kokëfortë kishte qëlluar
i
gjori mi.
-
Të them Derr, siç je, o i
uruar ! -
ia
plasi miu i zemëruar.
Ndaj
mori Derri inat
dhe
në govatë
nuk
i la asnjë thërrime.
Miu
mbeti keq,
u
lig, u tret e bëri fir ...
Derri
inatçor bënte sehir
e
qeshte si dreq ...
Miut
i bënë zorrët demonstratë
krejt
barku iu ngrit kokës
në
revoltë.
Dikur
u dorëzua kokëforti mi,
i
tha Derrit - Dajë ! ...
Derri
u kënaq. Qeshi : Hi, hi, hi !
Dhe
la ca thërrime miu t’i hajë.
I
mjeri mi,
mbeti
skllav i tij ...
A di qeni nder ?! ...
Një
qen të bukur pata,
të
bukur sa më s’ka;
I
bardhë, me këmbë të gjata,
i
zgjuar, marshalla !
Unë
s’i kam dashur qentë,
tërë
bota le ta dijë;
po
kur e do familja
do
bëhesh si fëmijë ...
Pra,
e nderonim qenin,
ish
krenaria jonë.
Ca
miq erdhën vizitë,
një
mbrëmje, natën, vonë.
Qenushi
u gëzua,
nga
kjo vizitë
pasdarke
Dhe
hipi përmbi stufë
tenxheres
erë i marrke ...
Po
ç’desh ai atje,
e
kishim lënë pa ngrënë ?!
Ndaj
desha ta ushqej
sepse
më vinte rëndë.
Pra,
ia afrova mishin,
të
ngulur në pirun;
por
oh, ç’ma kapi gishtin
ky
qeni firaun ! ...
Dhe
gjak pikoi gishti,
gjak
prej zemrës sime;
S’e
vrava qen mavrinë,
shpëtoi
për një qime ...
Pa
ma mjekuan gishtin
fëmijët
tim, për tmerr;
pastaj
foli dhe miku :
-
Nuk ditka qeni nder !
Gazetarët
Ata
kanë punë të vështirë,
ç’është
e vërteta.
Që
kur doli Media Televizive
pak
shitet gazeta ...
As
mbjellin, as korrin;
Fjala
dhe letra
për
ta janë farë dhe arë.
Por
ndonjëherë, nga nevoja
edhe
priftin e bëjnë me barrë ...
Edukimi i
fëmijëve
-
Duam ne një Profesor ! -
thirrën
kafshët në një kor.
U
hap lajmi vesh më vesh :
-
Dhelpra është Profesoresh ! ...
Ajo
mori shkop e shkumës,
gjysylykë
sipër hundës.
Dhelpra
kish si metodikë
veç
lirisë shembuj praktikë.
Për
ndonjë që s’merrte vesh
Përkëdhelje
dhe ... Peshqesh !
Shkuan
javë, ikën muaj
Dhelpra
nervash zë të vuaj;
Një
qenush qimeplatin
vetëm
grindet, ulërin ...
Me
të mirë e me të keq
Qen
- mistreci dorë s’heq.
Dhelpra
, hop ! , sa forcë pat,
ia
pllaviti në surrat ...
Nënë
e qenit mban fjalim :
-
Ç’kuptim ka ky edukim ?!
Qeshte
Dhelpra nëpër pluhur :
-
Një shuplakë në kohë të duhur !
Bëj fole atje ku je !
Na
dashke të largohesh nga Politika,
or
mik ?!
Të
mërziti fort ky art që të prosval ...
Po
dale, dale, aq kollaj nuk ik,
ke
përpara dhe një goxha mal !
Në SKALION TË PARË qëndron familja,
që
piu sisë sa plasi
nga
Politikë - kopilja ;
Në SKALION TË DYTË gjithçka lëviz,
Farë
e Fis,
Degë
e Lis ...
Kjo
botë u kokoleps me interesa,
se
po të ikësh ti, na valon fshesa.
E
kush të lë, të luash nga instikami ;
Bëj
fole atje ku je,
se
bëhet nami !
Dhelpra mëson të bijën
Na
ishte një dhelpër,
nënë
e zhuritur;
Na
kishte një bijë,
fare
të paditur.
E
bija me gjahun ishte e parrahur,
Zanatit
të skiljes s’ia kish marrë krahun ...
Lëshohej,
e shkreta në tufën me pula,
Por
asnjë nuk kapte :
-
Hej, të humbtë vula !
-
e mallkonte çupën dhelpërakja nënë.
-
U rrite, moj bijë dhe Alfën s’ke nxënë ?!
-
Më mëso, moj nënë, nga përvoja jote,
Si
të bëj, e mjera, si vepron zotrote ?!
-
Dëgjo, bija ime ! Njërës verja synë,
Ky
mësim ka ardhur nga i lashti ynë.
Një,
lakmo të kapësh. Kopenë harroje.
Mos
u sul pas gjelit, pulës dalëboje !
Këshillën
e nënës në vesh vëth e vuri
Dhe
të parën herë zoçkëzën ç’e zuri ...
Të ftojnë, popull i
dashur !
Të
ftojnë, popull i
dashur
në
tryezë politikani.
Veshin
hape, llapëtrashur,
veç
premtime merr Sovrani.
-
Populli është Buall, -
del
llafi i ngrohtë. -
Nuk
merret vesh
ç’mendon
e ç’thotë ! ...
Jeta
jote, rrokopujë;
Pranë
sofrës me premtime,
gojëzënë
s’pi
dot as ujë !
Zgjedhja e shërbëtorit
Miut
bishtgjatosh njëherë
punë
i ofruan. I thanë një mbrëmje:
-
Ku dëshiron të shkosh, o i mjerë,
të
bëhesh shërbëtor,
të
nxjerrësh bukën tënde ?!
Shkon
te Ari Trashaliu ?
Ai
e ka shtëpinë plot me trima,
ka
ca pasuri, mall e gjë, sojliu,
veshur
e mbathur me opinga ...
Apo
Luanit do deshe t’i shërbesh,
Atij
që krifën e mbulon me brucë;
Që
rron si në përrallë me bir e luaneshë,
të
gjithë të veshur me këpucë ?!...
-
Më mirë tek Luani, - vendosi Miu. -
Që
mban këpucë e rron si bej,
Se,
sido ndodhte e, ç’sjell veriu
Aty
një palë opinga do t’i gjej .
Ndryshe,
po shkova te Ari sojliu,
po
s’pata fat, dale, mor dale,
se
pas opingash,
mos
mbetem zbathur fare !
Atdheu sot
Për
të liqtë je parajsë,
për
të mirët, bëhesh ferr;
Mëmëdheuthi
im i dashur
midis
jetës edhe vdekjes
jep
e merr.
Nga
koka po na vdes shteti,
prej
këmbësh e ngjall mileti;
Me
durim e guxim
Pastrojmë
gjakun ndër vena,
Teksa
përmes plumbash engjëjt e Tiranës kërcejnë
M
a k a r e n a ...
1997