| E enjte, 16.10.2008, 04:38 PM |
Adem Berisha
Adem Berisha
MAJA E MADHËSHTISË
/Mikës sime dr. Silva Bala, Tiranë/
Sa herë mendja tek ti më shkon
zotin tim më përkujton,
Ti një jetë të dytë më fale
rrnofsh e qofsh moj sa këto male.
Për një kohë pse nuk të shkrova
mos pandeh se të harrova,
të kam në mendje të kam në zemër
Ti për mua nuk je veç emër.
Në mes yjesh që shëndrijnë në qiell
je si hënë e je si diell,
Ti shkëlqim i jep atdheut
se je mbesa e Skënderbeut.
Kurrë ty forca s’të ka munguar
popullit tuaj për t’i ndihmuar,
je e rralla e shqiptarisë
Ti je Maja e Madhështisë.
Për sa Shqipëria të ekzistojë
vepra jote do të jetojë,
lum të dashurit që të kanë
lum ata që të thërrasin nënë.
Me këto vargje unë që shkrova
për Ty të shkruaj nuk përfundova,
lapsi im kurrë s’do të pushojë
për Ty të shkruaj kurrë s’do të ngurrojë.
E pavdekshmja Silva Bala
nga Ademi ke shumë të fala,
për sa të kam jetë në këtë botë
Ty do të di njeri dhe zot.