| E hene, 17.02.2020, 06:00 PM |
Enver Bytyçi:
Prej
vitit 2010, kur jam kthyer nga emigracioni në Shqipëri, e këtej të gjithë
ambasadorët e Republikës së Kosovës në Tiranë më kanë ftuar çdo vit në pritjen
që kanë bërë me rastin e festimeve të përvjetorëve të pavarësisë.
Këtë
vit ambasadori i ri, Nait Hasani, më ka përjashtuar nga protokolli dhe nuk më
ftoi në festën e shtetit, për të cilin kam dhënë falas, pa asnjë investim e
shpërblim të Prishtinës, gjithë dijet, mundin, përkushtimin tim.
Megjithatë
e kam mirkuptuar këtë vendim të amdasadorit Hasani, sepse ai është në Tiranë si
përfaqësues i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e di se ky ambasador më
shumë e do Hashimin se Kosovën dhe pavarësinë e saj. Ndaj ai zyrtarisht prej
dje më shpalli të padëshirueshëm!
Në
të vërtetë e konsideroj këtë akt si një fitore, sukses dhe nxitje për të bërë
gjithnjë punë të mira në interes të Kosovës dhe kombit shqiptar! Nuk do të pres
kurrë që bashkëpunëtorët e Beogradit të më japin dekorata apo të më nderojnë me
ftesa të tilla.
Por
më vjen keq për atë se deri ku ka rënë diplomacia e Kosovës: - Mjerisht në
nivelet e ideologjisë staliniste dhe enveriste!