| E diele, 16.02.2020, 12:21 PM |
Sejdi BERISHA:
PEJA, DHEMBJA DHE
KRENARIA IME...
(Poemë
të cilën kurrë nuk e përfundova)
Në
ty u rrita
Në
ty fëmijërinë e kalova
Në
ty me rininë u mashtrova
Në
ty krijova familje
Në
ty Zoti jetën ma stolisi
Me
gjashtë fëmijët engjëj
Në
ty djersa e babait
La
gjurmë të përjetshme
Në
ty nëna fshihte
Dhembjen
për rriten time
Në
ty tash babai pushon
Në
tokën e trembur
Aty
tash edhe nëna sipër ka
Gjelbërimin
që përcëllon
Pejë
Me
ty rashë dhe u zgjova
Me
ëndrrat e ndrydhura
Më
ty kudo që shkova
Në
zemër të mora
Pejë
Me
ty u gëzova
Me
ty u pajtuam e nuk u pajtuam
Më
ty në mëngjes
Gjithmonë
të përqafuar u zgjuam
Me
ty u hidhërova e gjatë nuk fola
Me
ty botës së shurdhër
Ia
kënduam e historinë ia shpjeguam
Pejë
Çfarë
të bëjmë tash
Shumë
letra kemi shpaluar e shfletuar
Shumë
defterë të vjetër e të rinj
Dhe
prapë sikur jemi aty në fillim
Aty
ku dikur jemi zgjuar të përqafuar
Pejë
Sido
që të jetë
Në
këtë kohë e në këtë moshë
Malli
dhembja e dashuria
M’u
kanë shtuar më shumë se kurrë
Të
rrimë edhe tash të përqafuar
Nën
ato pishat të Livadhi i Sakës
Të
freskohemi pak
Me
ujin e kroit të Mulla Dërvishit
Dhe
nga aty
Të
digjemi e përcëllohemi
Duke
e parë nga lartë qytetin
Pejë
Po
kush ka fuqi të na shpalojë historinë
Që
është në një libër të veçantë e të pahapur
Edhe
fare të pashkruar
Kush
ka fuqi të na ndajë ne të dyve
Pejë
Ti
dhembja dhe krenaria e jetës sime
Ndoshta
ndër vite të kam bezdisur
Me
këto shkrimet e mia
Edhe
me vargjet e serta
Por
nuk bën të mos shkruhet
Për
Dudin Plak në Patrikanë
Për
Jarinën e përgjakur e të heshtur
Ku
bari ndryshe rritët nga eshtrat e djemve tu
Pejë
S’ka
si të mos shkruaj
Për
varrezat edhe në Karagaq
Edhe
te Xhamia e Deftedarit
Edhe
për varrezat te Hamam Xhamia
Edhe
për varrezat te Kalaja
Edhe
për ato të Shehitëve e të Mortajës
S’ka
si të mos shkruaj
Edhe
për Varrezat e Gjata
Për
ato të Kakariqit e të Hallaqës
Pejë
Pra,
si të mos këndohet për këtë histori
E
cila sipër tokës pak ka gjurmë
Kurse
eshtrat flasin e kuvendojnë
Për
ty Pejë
Që
Bjeshkët e Nemuna të rrethojnë
Flasin
e kuvendojnë për Kosovën
Për
atdheun e shkapërderdhur
Pejë
Nuk
ka si të mos shkruhet
Për
shenjat e historisë që pak të kanë ngelur
Se
nuk i kemi ruajtur
Pak
i kemi hedhur dritë dhembjes e krenarisë
Pejë
Shkrumb
e kam të flas
Edhe
për rrugët e kalldrëmin
Edhe
për krojet e mëhallëve me ujë të freskët
Edhe
për mullinjtë
Ku
bluanim miellin e bukës së gojës
Pejë
E
di edhe ti
Nallanet
e nënave dhe të nuseve
Madhështonin
me rrak-taket e tyre
Edhe
të vashave
Të
cilat me padurim prisnin akshamin
Për
t’i mbushur kënatat dhe bakallët me ujë
Pejë
Si
të mos shkruaj për djemtë e tu
Që
u bënë shtyllë e lirisë
Si
të mos thurë vargje
Edhe
për Çarshinë e Gjatë
Që
katër herë u dogj e u bë shkrumb
Nga
pushtuesit e armiqtë e kësaj toke
Që
ishte themel i ekonomisë e i trashëgimisë
I
vlerave shpirtërore dhe kulturore
Pejë
Si
të mos shkruaj për këngën tënde të bukur
“...n’Çarshi
t’Vogël te ‘i dugojë e vjetër, aty rrishin tre pejonë...prejshin tirq me
gërshonë...”
Pejë
Kam
për të kënduar
Edhe
për Kullën e Sheremetit si burg e histori
Për
Hamamin e qytetit
Ku
edhe sot të ngujuara janë edhe shumë dëshmi
Pejë
Më
dhemb edhe tradhtia për ty
Nuk
di si të shpjegohet kjo
Por,
historianët le ta mbledhin mendjen
Le
t’i mprehin lapsat
E
dhembshme është kjo
Por
duhet të thuhet e të ndriçohet
Pejë
Një
ditë vetëm ty do të tregoj
Për
do njerëz që aq shumë i desha
Që
shpirtin ma lënduan
Me
poshtërsitë dhe tradhtitë e tyre
Do
të jetë i dhembshëm edhe ky rrëfim
Dhe
nëse unë qajë duke rrëfyer
Pejë,
të lutem ti mos qaj por vetëm regjistro
Pastaj
atë histori të fjalës
Varrose
në shtatë palë tokë
Aty
ku nuk del bar as nuk mbijnë lule
Pejë
Si
të mos këndoj edhe për Spitalin e Mushkërive
Ku
janë kalbur dhe dergjur
Mushkëritë
e të rinjve nga Peja e Kosova
Por,
edhe për këtë
As
ti as unë nuk do të tregojmë gjë
As
për dhembjet dhe mallin e nënave
Për
fëmijët e tyre
Pejë
Edhe
do përmendore i ke
I
ke tash edhe do të tjera
Por
njëherë le të ulemi pranë Shatërvanit
E
të shlodhemi e pak të pushojmë
Se
kemi edhe shumë për të thënë
Të
vazhdojmë sërish:
Ti
Pejë dhembja dhe krenaria ime
E
si të mos shkruaj
Edhe
për liqenin e Karagaqit
Me
ulëset valë nga dashnorët
Pejë
Si
të mos shkruaj për Dulinë
Si
port deti për të mbushur qytetin
Me
mallra e me qytetarë nga rrethina
Për
ta bërë madhështor tregun
Pejë
Po
lagjja Dardania
Të
kujtohet tragjedia më e re e saj
Që
u djeg e u shkrumbua
Që
banorët e saj armiku i vrau
E
shumë të tjerë nga trojet i dëboi
Pejë
Po
shkojmë pak pa rend
Por
a të kujtohen Netët e Dukagjinit
Ku
jehonte kënga dhe zëri
I
vashave dhe i djemve tanë
Pejë
E
për teatër
Nuk
ka letër as defterë
Historinë
për t’ia shkruar
Pejë
Nata
në ty është e gjatë
E
dita shumë e shkurtër
Se
ti nuk e duron gjumin e parehatshëm
Por
nuk e duron as heshtjen
Kurrë
nuk ke qenë memece
Pejë
Si
të mos shkruaj për Rexhep Gjykën*
Për
Ademin* e Monin*
Për
“Shaban Arushën”*
Dhe
për “Palën”* simpatik të qytetit
Të
gjithë këta ishin karakteristikë e qytetit
Pejë
Si
të mos shkruaj
Për
Haxhi Mevlanë* që si Khajami
E
kishte në qejf rakinë
E
pa te zejtarët dot nuk merrnin frymë
Pejë
Ka
edhe shumë gjëra të tjera
Që
ty të madhështojnë
Por
duke i lexuar këto vargje
Edhe
juve shumë thesare të tretura ua përkujtojnë
Pejë
A
i mbanë mend të gjitha këto fjalë
Që
ndoshta duken pa vlerë e fantazi
Por
kjo nuk është me rëndësi
Peshë
ka ajo
Që
duhemi e përqafohemi unë e ti
Ti
Pejë dhembja dhe krenaria ime...
(©S. B.)
*Rexhep Gjyka, Ademi,
Moni, Shaban Arusha, Pala, ishin njerëz me handikape të ndryshme, por që ishin
“hijeshia” e qytetit dhe e Çarshisë së Madhe.
*Haxhi Mevlaja, ishte
haxhi, por alkoolin e kishte në qejf, si Khajami, kurse zejtarët e Pejës e
konsideronin për njeri të mbërrimë, dhe shpesh kërkonin këshilla dhe lypnin
qare nga ai. Ishte nga Vushtrria, por Pejën e kishte vendbanim të përhershëm.
Varri i tij gjendet në Vushtrri, dhe sot e kësaj dite në festa të ndryshme
fetare e vizitojnë varrin e tij.