Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Iran: Kush ndrron besim denohet me vdekje dhe ekzekutohet

| E enjte, 16.10.2008, 03:27 PM |


 

Te dashur lexues!


Dua te ju tregoj nje lajm te llahtarshem qe kam ndigjuar ne “Radio 24 Ore”.


Para pak ditesh parlamenti iranian me vetem 6 vota kundra, ka nxjerre nje ligj qe denon me vdekje çdo njeri qe ndron besim.


Po ai lajm tregonte per nje rast po ne Iran, ku nje djale i ri asht ne burg, sepse nuk dijne çfare te baje me te, sepse asht djali i nje ish musulmani, i bere i krishtere dhe natyrisht i vrare, por djali asht djale i nje te krishteri dhe deklarohet i krishtere. Nuk mund ta vrasin sepse ai nuk ka ndrruar besim, sepse i ati ishte bere i krishtere.


E motra asht duke kerkuar ne te gjithe boten qe ta lirojne te vellain qe deklarohet i krishtere. Keto gjera ndodhin ne Iran.


Nje lexues i rregullt i gazetes suaj

kosova.albemigrant.com