Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Buzëqeshja mashtruese

| E diele, 16.02.2020, 11:10 AM |


Jusuf Zenunaj

BUZËQESHJA MASHTRUSE

Buzëqeshja mashtruese kafshon,

kafshon si me dhëmb

shuhet si rrezeja e diellit,

kur mjegulla s'i lë vend ?!

Fjala e pa skatë nuk ka jetë të gjatë, Edvin

del në shesh sikur bari në lendinë !

Pazaret i nise natën apo në mesditë,

për Minishengeni, projektin e Serbisë ? !

Kurtha të ngeli në derë

si në kornizë medaljoni,

me fjalën që e tha Macroni .

J.Z., 15 shkurt 2020