| E shtune, 15.02.2020, 10:25 AM |
Trish
për Shën Valentin
Nga
Përparim Hysi
1.Shiu i dashurisë
Shiu
i dashurisë, më lag e më bën qullë
Më
lage, më njome, o moj e paudhë!
Seç
ma"lage" gjuhën.as mos pyet për rrobat
Sikur
mbi mua zbraze të gjithë "autobotet"
Pastaj
mbyll"valvolat" dhe ndez "bateritë"
"Rrjedhin
autobotet" veç nga dashuritë
Shiu
i dashurisë qenka shi prej zjarri
Për
SHËN VALENTIN u "ngjall" dhe kokëbardhi.
2.SHËN VALENTINI
Nëpër
sheshe, nëpër rruga
Po
shoh djemtë që puthin çupa
Kthehen
çupa,puthin djemë
Unë i shoh:bëhem ujem.
Kujtoj
vite, kujtoj kohë
Dhe
regëtij dhe bëj oh!
Kohë
rinie që shkoi kot
Kohë
që prapa s'e kthej dot.
Djem
e çupa zënë e "lozin"
Unë
më kot po bëj"nervozin"
Buza
shkon vesh më vesh
Ah,kjo
kohë që më "përqesh!"
3.Mikes për SHËN
VALENTIN
Herë
më je si re puplore,
Herë
më je si fllad maji
Dhe
në dimër flokëdëbore
Fshehur
diellit në një pllajë.
Ikën
dimr, vjen pranvera
Rreth
e qark ka ngjallëri
Pse
më duket që tek dera
Po
më pret, o mike, ti?
Dhe
zëmë të dalim tok
Se
është SHËN VALENTIN!
O
mor çast bëmu shok
Ëmbëlsoma
shpirtin tim!
Ca
nga dimri, pleqëria
Gati
malli po më mbyt
Më
shëron veç dashuria
Sa
e shenjtë është kjo ditë!
Tiranë,13 shkurt 2020