| E premte, 14.02.2020, 08:18 PM |
Mbi Librin ”Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” të autorit Rrustem R. Berisha
 Nga
Skënder Sadri KAPITI
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Libri”Gjenocidi
serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”  i autorit Rrustem R. Berisha është një  studim politik, akademik dhe historik me
vlera jashtëzakonisht të mëdha, vepra e të cilit ka një rëndësi
edukativo-kombëtare, patriotike dhe historike për ta mësuar ndërgjegjja
kolektive shqiptare sot dhe e brezave që do të vijnë, për ta mësuar  atë se çfarë ka bërë barbarizmi antihuman dhe
genocidist serbo-malazez  mbi shqiptarët.
Unë këtë krim genocidial serb e kam quajtur holokaust, dhe e falenderoj z.
Berisha që në një vënd të Studimit të tij Auori 
e ka vendosur në volumin e tretë të këtij studimi edhe shkrimin tim.
Autori ka meritën e madhe sepse ai na sjell sot të vërtetën e madhe historike
të genocidit serb mbi shqiptarët, gjë që është aq shumë e nevojshme dhe e duhur
në momentin historik edhe aktual. Këtë vepër të z. Berisha është mirë që ta
kenë shkollat, universitet dhe akademitë, libraritë dhe çdo familje shqiptare,
dhe sidomos ta kenë  në zyra: kryeministat,
presidentët,pushtetarët dhe politikanët shqiptarë, në mënyrë që ta dinë mirë se
cila është përgjegjsia e tyre para ligjit, para kombit,para atdheut dhe para
vuajtjeve,  sakrificave e qëndresës
mbinjerëzore shqiptare për mbijetesën kombëtare dhe shtetërore, pa të cilët nuk
do të kishim as Shqipërinë dhe as Kosovën si shtete shqiptare.
Ky Libër
dhe studim  është një thesar me vlera dhe
si  porosi e madhe historiko- kombëtare.
Askujt nuk i lejohet që për
interesa politike, personale, korruptive e pasurore që të spekulojë me
sakrificat, me vuajtjet dhe me jetët njerëzore 
dhe as me vlerat e larta kombëtare të bashkëkombasve të vet, të brezave
të së shkuarës, të sotëm  dhe as të atyre
që do të vijnë më pas.Duke ekspozuar dhe demaskuar publikisht por edhe
nderkombetarisht genocidin dhe hokokaustin serb mbi shqiptarët, autori në këtë
rast në mënyrë intuitive bën njëkohësisht edhe përjetësimin e qëndresës dhe të
vitalitetit kombëtar shqiptar: rezistencën, sakrificat dhe qëndresën politike,
diplomatike dhe sidomos atë luftarake e heroike të shqiptarëve në shekuj , si:
Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, luftën herioke 35 vjecare 1878-1912 me
kryengritjet e Kosovës së Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit, Idriz
Seferit, Azem Galicës etj.; të qëndresës kundër genocidit sllavo-serb të
krajlëve e të komunzmit shovinist jugosllav e deri të Luftës paqësore, politike
e diplomatike të Ibrahim Rugovës dhe luftës herioke të armatosur të UÇK-së, e
që si pasojë e kësaj qëndrese mbi 150 vjeçare sot kemi edhe shtetin e Ri
shqiptar të Kosovës.
Shkurtimisht, kjo është një
konsideratë e imja për rëndësinë dhe vlerat e 
Librit të Rrustem R. Berishës i cili duke paraqitur  në këtë libër historikun dhe permasat
cnjerezore të genocidit serbo-malazez 
dhe pushtimin e trojeve shqiptare shërben për atë që politikanët shqiptarë
ta kenë gjithmonë parasysh  se çfarë
krimi, genocidi e holokausti kanë kryer sllavët, serbët e malazeztë kundër
shqiptarëve dhe trojeve shqiptare; dhe politikanët shqiptarë nuk duhet të
harrojnë e të bëjnë korrupsionin, padrejtësitë me papërgjegjshmërinë para
atdheut e kombit por duhet t’u shërbejnë shqiptarëve, shtetit dhe kombit, dhe
në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë as tradhtinë duke u falur si Shqipëria
hapësirën ujore Greqisë dhe as Kosova nuk ka troje për t’i falur Serbisë, por
përkundrazi Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që u janë rrëmbyer territore,
dhe se Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë shtete të ngritura e që
mbajnë  akoma të pushtuara e të okupuara
troje shqiptare.  Në mbyllje urime dhe
sukses të mëtejshe autorit ,Rrustem Berisha