| E enjte, 13.02.2020, 08:16 PM |
VIZITA E KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI NË SHQIPËRI DHE INTERESAT KOMBËTARE
“Për
çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri”
(Albin Kurti)
Nga
Frank Shkreli
Kështu
u shpreh Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pas vizitës së
tij në Tiranë të martën: “Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim
njëzëri”.
Kryeministri
i Republikës së Kosovës gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri u takua me
udhheqsit më të lartë të vendit, përfshir Kryeministrin Edi Rama, Presidentin
Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetarin Partisë Demokratike
Lulzim Basha. Në komentin e botuar
nëportalin e tij pas vizitës në Tiranë, Kryeministri Kurti ka falënderuar
Kryeministrin Rama,“për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që
patëm” dhe njëkohësisht ka falënderuar edhe udhëheqsit e tjerë shqiptarë me t[
cilët është takuar, përfshir Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir
Meta për “Takime të përzemërta e vëllazërore”, që pati me ta gjatë vizitës.
Siç
duket e vetmja gjë për të cilën erdhën në marrveshje të dy palët, në takimin e
tyre, ishte krijimi i një komisioni ndërshtetëror për të, “analizuar”zbatimin
ose jo të nja 77-marrveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës, shumica e të cilave
nuk janë zbatuar, sipas Zërit të Amerikës.
Nga takimi midis dy kryeministrave shqiptarë u ra dakort edhe që dy qeveritë të takohen në Shkodër në
të ardhmen, për marrveshje të tjera, të cilat nëqoftse e kaluara është një
mësim, do mbeten vetëm marrveshje në letër, duke marrë parasyshë mospajtimet
aktuale midis dy palëve.
Siç
dihet pengesa kryesore midis dy republikave shqiptare sot është i ashtuquajturi
“minishengeni ballkanik”, për të cilin Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha
se, “Ishte një temë e trajtuar”, por shtoi se takimi i tij të martën në Tiranë
me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ishte në fakt për “makro Shengenin”
shqiptar më shumë se sa për “mini schengenin” ballkanik, u shpreh Kurti. Ndërsa Kryeministri Rama nguli këmbë se nuk do
të heq dorë nga ideja e tij në mbështetje të “minishengenit ballkanik”. Ai
citohet nga Zëri i Amerikës të ketë thënë se,“Besoj se nuk ka “makro schengen”
shqiptar, pa “mini schengenin” ballkanik. “Makro schengeni” shqipar, është i
lidhur ngushtësisht me Schengenin rajonal sepse, nëse jemi konsistent në
vazhdën e procesit të Berlinitdhe jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë,
atëherë na hapet rruga e mbyllur, prej vitesh, për të patur një hapësirë të
përbashkët mes dy shteteve, për të patur lëvizje të lirë mes nesh, jo vetëm të
mallërave e kapitaleve, por dhe të njerëzve, çka deri dje ishte e
paimagjinueshme…”, ka thënë Rama.
Duket
se megjith kundërshtimet e Kryeministrit Kurti dhe të Republikës së Kosovës, në
përgjithësi ndaj “minishengenit ballkanik”, që mbështetet nga kryeministri
shqiptar, madje edhe pa konsultime me qeverinë e Kosovës -- Kryeministri Rama
ka vendosur që në llogoren e tij të mbroj me çdo kusht idenë e “mini shengenit
ballkanik”, me grykat e topit të tij drejtuar kundër Kosovës, duke mos lejuar
asnjë shoshitje të mendimeve të lira e të kthjellta, për një çështje aq me
rëndësi. Padija kundër ish-Kryeministrit
të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe mosmarrveshjete tija aktuale me Kryeministrin
e ri të Kosovës, Albin Kurtin, janë të paprecedencë midis shteteve dhe jo më
midis dy shteteve që i përkasin të njëjtit komb, siç janë Shqipëria dhe Kosova.
Nevojitet
diçka dramatike nga ana e Tiranës zyrtare për të tejkaluar këtë krizë të madhe
politike, ekonomike dhe kombëtare në marrëdhëniet midis vëllëzërve. Si është e mundur që të jetë më lehtë për
Tiranën që të arrijë marrëveshje dhe pajtim ideshë me Beogradin, Ankaranë e ku
ta di unë se kë dhe jo midis vet shqiptarëve – Tiranës dhe Prishtinës
zyrtare–pajtimin e ideve për realizimin e interesave të përbashkëta kombëtare,
për të cilat ata duhet të luftojnë së bashku për realizimin e tyre?
Është
e qartë, fatkeqësisht, se megjithë qëllimet e mira të Kryeministrit Albin
Kurti, vizita e tij e parë si Kryeministër i Republikës së Kosovës në Atdheun
Amë, nuk shkoi mirë dhe as në frymën vëllazëroreqë priste udhëheqsi i ri i
Republikës së Kosovës. Kjo shihej qartë
edhe në fëtyrat e dy kryeministrave gjatë konferencës me shtypin. Siç duket, Albin Kurti priste një takim me Kryeministrin
Rama, si “vëllai me vëlla” dhe jo një vizitë të “politikës së jashtme” siç e
cilësoi ai në portalin e tij, pasi, “Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta
shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë”, është shprehur Kurti.
Tensionet
gjatë takimit në Tiranë të martën, midis dy kryeministrave shqiptarë dhe
delegacioneve të tyre në dhomën rreth tavolinës ku u takuan, dukeshin aq të
thekësuarasa që edhe ajri mund të pritej me thikë, sipas një frazeamerikane --
një atmosferë ku “body language” fliste
për pothuaj një atmosferë të pa tolerueshmemidis dy palëve. Se si mund të jetë diskutuar ndonjë gjë
konstruktive midis tyre në interestë dy shteteve dhe të Kombit shqiptar, vetëm
ata e dinë!
Në
atë mendjen time të vogël, unë nuk i shoh përfitimet që mund të vijnë për
Shqipërinë nga ideja e Kryeministrit Rama për një “shëngen ballkanik”, pa
Kosovën, e më pak për Kosovën, sidomos pa njohjen zyrtare të Republikës së
Kosovës nga Serbia dhe mbrojtësja e saj historike, Rusia. Unë kam qenë dhe jam i mendimit se lidhjet e
Tiranës zyrtare me Beogradin, pa përjashtim, duhet të kalojnë gjithmonë nepër
Prishtinë. Të vjetrit na thonin se nuk
ka Shqipëri pa Kosovë dhe nuk ka as Kosovë pa Shqipëri.
Historikisht,
kurrë më par nuk ka ekzistuar një periudhë historike më e volitshme se sot për
të bashkpunuar dhe për të bashkrenduar politikat, jo vetëm midis dy republikave
shqiptare, por edhe politikat e përbashkëta të Tiranës dhe Prishtinës -- në
nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
“Për
çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri”, është shprehur
Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se, “Dekada
e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më
parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e
së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është
brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe
nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, ka shkruar Kryeminsitri Kurti në
portalin e tij, pas vizitës së parë të ij në Shqipëri, si Kryeministër i ri i
Kosovës.
Ashtu edhe duhet të jetë! Dy shtetet shqiptare duhet të jenë “prioritet i njëra tjetrës”. Asnjë i ashtuquajtur “shengen ballkanik” nuk mund dhe nuk duhet të zëvendsojë vëllazërimin dhe bashkjetesën e shqiptarëve si Komb. Qëata të shtohen e të rritën në harmoni me njëri tjetrin dhe në begati, të bashkuar nga idealet kombëtare që nuk mund t’i thyej askush. Nuk ka gjë më të shenjtë se liria dhe pavarësia e një kombi dhe si e tillë duhet të mbrohet me gjithë mend e zemër nga çdo shqiptar, e sidomos nga prijësit e tij. Ndjenjat dhe krenaria kombëtare duhet të rivendosen pa vonesë, forca e ndjenjës së vëllazërimit kombëtar e rilindasve duhet të kthehet, para se të keqësohen marrëdhëniet ndërshiqptare. Personat dhe zërat e kundërt ndaj pajtimit kombëtar, qofshin ata politikanë në pushtet ose jashtë pushtetit, teoricienë, akademikë ose tregtarë, nga veriu ose nga jugu, nga Shqipëria ose Kosova, të cilët venë pengesa dhe mbyllen në kullat e ideve të tyre në kundërshtim me rivendosjen e këtyre idealeve kombëtare, duhet të shpallen si persona me mendime të ndryshkura dhe të pa ndërgjegjshëm, nga pikëpamja kombëtare.
Para
se të bëhet vonë, është në interesin kombëtar që shqiptarët të shërojnë plagët
e vjetra e të reja. Kanë nevojë për
pajtimin e mendimeve të ndryshme dhe për ribashkim vëllazëror --sot më shumë se
kurrë. Pajtimi kombëtar do të realizohet gur themeli mbi të cilin do të
ndërtohet një tempull i ri i lirisë kombëtare shqiptare, në liri, pavarësi,
paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët pa dallim, në marrëveshje --pikësëpari
me njëri-tjetrin – por edhe në fqinjësi të mirëme të tjerët në rajon.
Fotot
nga portali i Kryeministrit Albin Kurti