| E marte, 11.02.2020, 07:34 PM |
Viva Alketa
Nga Edison Ypi
Tornitore apo saldatore veshur me kominoshe dhe rrecka të pista nëpër turnet e treta, traktoriste duke çarë male e kodra e fusha, kooperativiste duke prashitur nëpër ara, mjelëse të dalluara me rendimente të larta që punonin për shekullin e ardhshëm - femrat shqiptare u shfytyruan si burra. Të tilla i paraqiste propaganda, dhe, deshën-s'deshën në masë të madhe ashtu u katandisën. Kush nuk e pranon, kush e mohon, kush bën sikur nuk i kujtohet, gënjen si derr. Ishte një realitet kriminal që më së miri e provon fakti se femrat më të pëlqyera quheshin "Burrnesha".
Frikacakë, thashethemexhinj, spiuna, që duhej të ishin të squllët, që nuk duhej të revoltoheshin kurrë, që duhej të rrinin urtë si pula të lagura, pra mashkull si femër, ishte mashkulli ideal për të cilin bëheshin filma, thureshin vargje, shkruheshin libra. Këtë lloj mashkulli jargavitës e ngrinin në qiell. Për më të mirin e meshkujve nuk thoshin është si tigër ose si luan, thoshin është si "pëllumb", domethënë si femër.
Hermafroditët femra-burra dhe burra-femra që prodhoi kurvizmi duken qartë te mozaiku i muzeut.
Frut i drejtpërdrejt i transformimit monstruoz të femrave në meshkuj dhe meshkujve në femra, janë bastardat e sotëm që vrasin nënën, babën, vëllain, motrën.
Panorama idilike ende prezente në kokat e nostalgjikëve komunistë me femra të bukura dhe burra diva është rrena më shtazarake në historinë e botës.
Në mënyrën e vet, këtë tha Alketa, që ja marsha të ligat. Viva Alketa.