| E enjte, 06.02.2020, 09:34 PM |
Premtimet e Qeverisë Kurti dhe pritjet e qytetarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Që
në ditën e parë të qeverisjes, mediat servile filluan t'i thurin lavde
kryeministrit të ri, thuajse Albin Kurti ka qeverisur një dekadë me vendin, apo
sikur na i zgjidhi të gjitha problemet e akumuluara ndër vite e dekada.
Në
këtë fazë të tranzicionit dhe konsolidimit të qeverisë, mediat nuk duhet
lavduar dhe as gjykuar shumë punën e qeveritarëve të rinjë, por duhet mbajtur
nën vëzhgim sje?jet dhe veprimet e tyre, se a janë konformë ligjeve dhe
kushtetutës së vendit.
Në
vazhdimësi mediat duhet të vëzhgojnë veprimet e kryeministrit dhe kabinetit
qeveriatrë, kryeparlamentares dhe stafit të saj, se a janë në përputhje me
protokolin e shtetit dhe në raport me respektimin e institucioneve të shtetit,
pa i anashkaluar as veprimet e presidentit.
Dita e parë, shpërfaqje
e ndjenjave shpirtërore
Partnerët
e koalicionit qeverisës paralelisht akomodimit në zyrat e tyre, në prapaskenë
janë duke e zhvilluar një garë për vendosjen e simboleve dhe fotografive të
liderëve partiak si dhe flamujve që personifikojnë ideologjitë dhe bindjet
personale të tyre.
Fundja,
ngjitje-heqjet e fotografive dhe
flamujve nuk janë sinjal i mirë i avancimit demokratik. Përveq që paraqesin
mungesë të kulturës shtetndërtuese, shpërfaqin ambiciet për kapjen dhe uzurpimin
e shtetit, ngjashëm sikurse pushtetarët paraprak.
Paraqitja
e parë e kryeministrit dhe kryeparlamentares lënë shumë për të dëshiruar....
Dita
e parë e kryeministrit filloi me homazhe tek busti Zahir Pajazitit dhe vazhdoi
në Prekaz, pa ndaluar fare tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe
tek varri ministrit të parë të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi. E mbase,
shkaku i këtyre dy të fundit, Albin Kurti e sakrifikoi edhe simbolin e
qëndreses, mentorin e tij politik Adem Demaçi.
Për
dallim nga kryeministri Kurti, kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe ministrave të
LDK-së, dita e parë e punës iu kaloj me zhvendosjen dhe vendosjen e fotografive
si dhe rregullimit të flamujve në zyrat e tyre, pa ju ra fare ndërmend për një
vizitë kortezie të përbashkët tek varri i presidentit historik.
Siq
shihet qartë, kryeparlamentarja dhe ministrat e LDK-së më shumë kanë qenë të
përkushtuar për rregu?limin kolltuqeve sesa të vizitojnë varrin e
"idolit", duke e dëshmuar me këtë rast dashurinë e pakufishme që kanë
për karrige, ndërsa dashurinë dhe respektin ndaj presidentit e dëshmojnë sa
herë që kanë nevojë për votat e elektoratit rugovian.
Vizitat
zyrtare të kryeministrit dhe kryeparlamentares së re duhet të jenë
gjithpërfshirëvse duhet të jenë konformë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, e
jo sipas bindjeve ideologjike apo inspirimeve partiake.
Vijnë në pushtet me
premtime, largohen me dështime
Në
Kosovën e pas luftës, të gjitha qeveritë dhe kryeministrat kanë ardhur në
pushtet me premtime megalomane dhe janë larguar me deshtime të medha.
Ulësja
e kryeministrit është sikurse puna e shtratit. Në të njëjtin shtrat mund të
flejnë shumë njererëz, por asnjëri prej tyre nuk i kanë ëndërrat e njëjta.
Megjithatë,
e përbashkëta e ëndërrave në "shtratin qeveritarë" është se, të
gjithë ëndërrojnë si të bëhen të pasur e të gjithpushtetshëm, dhe sa më gjatë
që flenë në atë shtrat bëhen më egoist në ëndërrimet e tyre.
Në
këtë fillim të punës së Qeverisë Kurti nuk duhet paragjykuar shumë as për të
mirë dhe as për të keq, edhe pse premtimet e kryeministrit Kurti i tejkalojnë
pritjet e qytetarëve dhe mundësitë realizuese.
Por
na mbetet të presim 100 ditëshin e parë për të dhënë vleresimet dhe gjykimet
tona.
Por
është një temë e ngutshme me të cilën do të përballet Qeveria Kurti në ditët
dhe javët në vazhdim. Është kjo tema e dialogut me Sebinë, nga e cila do të
varet shumë e ardhmja e kësaj qeverie dhe e Albin Kurtit si kryeministër në
veçanti.
Sikurse
kryeministrave paraprak, edhe Albin Kurtit, dialogu me Serbinë do t'i merrë më
shumë kohë dhe mund sesa që ai e mendon.
Karroca qeveritare me dy
zgjedha
Vështirësi
shtesë në qeverisjen e Albin Kurtit do të jetëbashkëdyzimi jo natyral i dy
koncepteve ideologjike, i dy shkollave politike diametralisht të kundërta.
Karroca
e qeverisë të cilën e drejton Albin Kurti, është e ngarkuar me 1001 probleme,
dhe do të tërhiqet nga 6 forca të LVV-së që ngrehin në drejtimin e majtë dhe
6 forca tjera të LDK-së që ngrehin në drejtimin e djathtë, e penguar në
vahdimësi nga 2 forca të Listes Serbe që e frenojnë karrocen dhe 1 force jo
shqiptare që është e gatshme ta braktisë karrocen në rast të rrokullisjes në anën e majtë apo
të djathtë.
Për
drejtimin e karrocës me kahe të kundërta të lëvizjes, nuk mjafton vetëm
profecia, kërkohet shkathtësi dhe përvojë menagjuese, për të evituar
rrokullisjen nga pengesat përgjatë rrugëtimit.
Sesa
gjatë do të udhëtojë karroca e Qeverisë Kurti, varet nga frytet e dialogut me
Serbinë, rezultatet në luftën e premtuar kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar, e shumë më pak nga aspektet tjera zhvillimore që duhej të ishin
prioritet i kësaj qeverie, për shkak se Qeveria Kurti do të përballet me krime
të mëdha politike, ekonomike, arsimore, shëndetësore, ekologjike e kulturore,
pra me krim dhe korrupsion në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë.
Pavarësisht
dëshirës dhe vullnetit politik për arritjen e rezultateve në fushën e
drejtësisë, barometri matës i sukseseve të Albin Kurtit është përmbushja e
premtimeve elektorale për "kthimin e Elezit dhe burgosjen e Lumezit"
apo "burgosjen e Hashim Thaçit", tema këto për të cilat Albin Kurtit
nuk po i pëlqen të flas marrjes së
postit të kryeministrit!
Kjo
është shprehje figurative e një vargu të gjatë të premtimeve elektorale dhe
atyre nga programi qeverisës, për të cilat Albin Kurti ka hyrë në obligime të
mëdha para qytetarëve të vendit.
Pritet
që Albin Kurti të qeverisë ndryshe me vendin nga partitë që kanë pasur
pushtetin deri më tani, por nuk po pritet që ai t’i përmbush as për së afërmi
premtimet e veta dhe pritjet e qytetarëve per shkak të kapjes së tmerrshme të
segmenteve të caktuara të institucioneve shtetërore nga militant partiak të ish
partive në pushtet.