| E enjte, 06.02.2020, 10:23 PM |
AKUZAT NDAJ USHTARAKUT ANTON QUNI, NUK IA NDRYSHOJNË BAZËN REALITETIT
Nga
Dedë Preqi
Kush
po e akuzon ushtarakun dhe komandantin Anton Quni, vetëm ata që e kanë një
linjë të njëjtë, që do ishin kundër UçK-së, dhe meritave të saja, të cilët
zbulohen herë pas here, dhe sa herë kur rrëfimet e luftës e ngjallin kërshërinë
e vet, duke treguar pjesë-pjesë historikun e asaj pjese të çmuar të luftës së
një populli kundër robërisë dhe dhunës së një makinerie fashiste.
Ndër
të tjara si komponentë i rrethanave mund të përmendet e kaluara e lavdishme e
ushtarakut Anton Quni, si Komandant i Batalionit diverzanto-vëzhgues në Betejen
e Koshares, i cili tani në qeverinë më të re
të Kosovës, është zgjedhur edhe Ministër i Mbrojtjes së Sigurisë së
Kosovës.
Jo
vetëm në këtë rast, por edhe më herët janë hedhur akuza shabllone dhe të pa
baza kundër këtij ushtaraku çlirimtar, i cili ishte përkrah luftëtarëve të
kalitur të UçK-së, si Agim Ramadani, Sali çekaj, Rrustem Berisha dhe të tjerë, në luftën më të ashpër dhe më të lavdishme në
kufirin shqiptar-shqiptarë, në Koshare, dhe deri në ditët e çlirimit të
Kosovës.
Është
e drejtë të ndriçohet raporti në mes prirjes së një ushtaraku profesionalist,
që del nga vetë natyra e tij edhe atdhedashurisë si pjesëmarrës aktiv në UçK,
deri në ditët e çlirimit të Kosovës, por është turp dhe merret si akt naiv i
gjithë atyre që përgojasin akterët e luftës çlirimtare, në mënyrë të qëllimshme
për të krijuar opinion të keq kundër tyre, të cilët e sjellën lirinë e këtij vendi.
Pastaj
fjala është për një luftëtar të shkathtë dhe të kalitur, tek i cili në mënyrë
të theksuar edhe kur ishte ushtarak në Kroaci, i është ngulitur urrejtja ndaj
pushtuesit fashist serb dhe për një arsye të qartë, se Kosova ishte atdheu i
tij i shtrenjtë dhe motivimi ishte edhe më i madh sa që nuk do i dhimsej edhe
jeta për ta dhënë për Kosovën.
Kush
po e akuzon ushtarakun dhe tani ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, z. Anton
Quni, vetëm ata që ishin kundër UçK-së, vetëm ata që nuk e dëshiruan këtë vend
të çliruar, e ata janë bandat kriminale dhe fashiste të Millosheviqit, sikur që
ishte në krye të saj edhe gjenerali serb Vladimir Lazareviç, si kryeshef i
Shtabit të Korpusit të Prishtinës, në kohën e luftës, dhe ushtarakët e UçK-së,
duke i quan terrorista.
Për
fat të keq, ushtarakët e UçK-së, përveq llazarëviqëve dhe kriminelëve të tjerë
serb, po i përgojasin edhe disa shqipfolësa, të cilët po e luajnë rrolin e tyre
me dy fytyra, por për të zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë, jo vetëm që
tregohen shumë naiv para opinionit, duke i mveshur me të pa vërteta këto figura
ushtarake, por edhe sikur vetë e nxisin dhe e shpejtojnë çastin e zbulimit se
çfarë rroli lozën këta njerëz edhe sot gjatë pushtetit të tyre të kapur në
Kosovë.
Dhe
sikur nga këto akuza kundër ushtarakut Anton Quni, apo edhe ushtarakëve të
tjerë të UçK-së, nga faktori i jashtëm që është ai serb, që nuk do u shihet për
të madhe, sepse ata as që e kanë ëndërruar kurrë një ushtri të tillë, por çfarë
i thojnë kësaj nga faktori i brendshëm dhe shqiptarë, a mund të paramendojmë
ose të kemi të paktën ndonjë arsye dhe vizion të qartë për kompleksitetin dhe
akuzat e tyre ndaj të cilëve, që do e shkrienin jetën për lirinë e popullit dhe
vendit të vet.
Ndërkaq,
kur është fjala për ata, të cilët nuk i njohin mirë rrethanat e luftës dhe
rrolin e UçK-së, si një ushtri e vetme çlirimtare në botë, e cila intensitetin
e veprimeve të veta ka mundur ta hedh në dritë në mënyrën më të mundshme dhe në
kushte të vështira, duke luftuar për lirinë dhe çlirimin e popullit nga
okupatori brutal.
Por,
kur bëhët fjalë për ata të cilët i njohin rrethanat e kësaj storie të tmershme
të luftës dhe sot flasin kundër ushtarakëve të këtij vendi pa fakte dhe në
kuptimin e urrejtjes partiake, sikur ishte akuza e Abelard Tahirit, kundër
ushtarakut Anton Quni, do duhej ta quajmë turp për sëcilin që i përbuz dhe
provokon sferat dhe ndjenjat njerëzore dhe liridashës, sikur edhe më turp, nëse
akuzat e tilla do i japin mbështetje akuzave që bëjnë edhe kriminelët serb ndaj
ushtarakëve UçK-së.
Në
këtë rryp kohe mjaftë të ngjeshur dhe dinamike për Kosovën, nuk duhet ti japim
rrugë dhe fuqi retrospektivës, e cila në
një pikpamje do shkrihet si një tragjikë politike ndaj këtij vendi, por ti
japim fuqi përspektivës së këtij populli dhe këtij vendi dhe ta shohim ndryshe
të ardhmën tonë, sidomos kur frerët e këtij shteti i merr një qeveri e re, së
cilës ia ka besue populli udhëheqjen e vendit.
Ishte
një gjest i sinqertë burrëror e shtetëror i Ministrit të Jashtëm i z.Bexhet
Pacolli, me rastin e dorëzimit të detyrës së Ministrit të Jashtëm, që ia
dorëzoi z. Glauk Konjuvca, si edhe rrolin e pozitës kryeministrore z. Albin
Kurti, me një puls dhe insistim optimist, duke u uruar punë të mbarë pasadhësve
të qeverisë së re.
Një
gjest tjetër dhe mjaft korekt, që u përshfaq edhe nga ushtaraku i njohur dhe
komandanti i Kosharës, z.Rrustem Berisha, si ish-Ministër i Mrojtjes së
Kosovës, duke ia dorëzuar detyrën z. Anton Quni, përveq të tjerave kur thotë,
me kënaqësi po ia dorëzoi detyrën njeriut kopetent, që do të ishte edhe
zgjedhja më e mirë për këtë detyrë dhe rrol të rëndësishëm për vendin.