Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Engjëll Koliqi: Në mbarim të ëndërrës...

| E merkure, 15.10.2008, 09:41 PM |


Engjëll Koliqi
Në mbarim të ëndërrës...

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Sikur të gjithë më ikën. Njëpasnjë muarën udhë të papashme, të gjitha personazhet e ëndërrës sime historike, për të mbetur tash këtu me mua vetëm Ti o Mbretëresha Dardane. Edhepse jemi para një përgjegjësie shumë të madhe, ne tashmë nuk mund të shmangemi, por duhet t'i marrim detyrat e reja, me udhëzimet dhe të veprojmë drejt e me kohë. Tash vetëm kjo kërkohet nga ne – një veprim  i drejtë, i pavonuar.

Diqysh, sikur po vallëzonim bashkë – ne të dy të kurorëzuar, në mesin e shumë fytyrave të qeshura. Sikur gjithçka ishte e gatshme për befasira të reja, n'atë solemnitet, që vbetëm në ëndërrbardha mund të shihet e të përjetohet. Diçka brenda më thoshte se jemi aq mirë të pranuar, saqë me të qeshur malet përrreth ia thonë këngës së hareshme dhe futen në vallen tonë festive. Gjithçka në rewgjimin tonë të dashurisë po shkon sipas planprogramit të rregullt, nga vetë Zoti e nga njerëzia, të pranuar e të miratuar. Bile shumë gjëra të këndshme po lëvizin aq shpejt, saqë as optimizmi ynë i "tepruar" nuk i ka parashikuar në këtë masë. Mbarë relievi përrreth fronit tonë të dashurisë është veshur me ngjyra triumfale dhe kudo dëgjohet muzikë e fortë krenarie. Tashmë nuk ka hamendje se regjimi ynë po funksionon apo jo, por ka fillaur një fushatë tjetër, me orvatje për t'i zbehur sukseset e akteve të daashurisë, nga ndjenjat e xhelozisë dhe të urrejtjes së atyre që vështirë mund të shkurorëzohen nga iodeologjia e ferrit të kuq, që për një gjysmë shekulli ka djegur dhe ka shkruimbuar relievin arbëror mb itrojet tona.

Tashmë është e qartë o Mbretëresha Ime. Ëndërrbardha jonë "e gjumit" ka përfunduar, në mënyrën më të mirë, duke i lëshuar udhë realizimit të pçrojekteve të para të regjimit të dashurisë, që bazën dhe rrënjët i ka në ëndërrbardhëln e sapopërfunduar. Tashmë edhe kundërshtarët e përbetuar,m na njohin. Na njohin dhe do të na njohin gjithmonë – të gjithë – sepse veprimet tona praktike tashmë janë shumë bindëse. Gjithçka në projektet tona flet me gjuhën e dashurisë dhe gjithçka vepron me ligje të mrekullisë. Prandaj, me këto privilegje, patjetër që duhet të na njohin të gjithë. Na njohin edhe për faktin se ne, që nga çastet e para pas ëndërrbardhës, kemi filluar dhe po vazhdojmë me veprime konkrete, mirë të pashme dhe shumë bindëse, për të gjitha palët dhe për të gjithë njerëzit.

Kur hezitonin gjithandej në taborret e tyre, kur villnin vrerë kundër nesh dhe kur mundoheshin ta bindin njerëzinë dhe botën me akuzat e tyre kundër nesh, Ti o Mbretëresah Ime, më erdhe me shpirtin e mrekullive. Filluam bashkë, me hapat e parë, në aktet e para të mrekullive, në të mirë të njerëzisë, në të mirë të botës sonë, në të mirë të të ndriturës dhe të bekuarës dashuri. Filluam dhe po vazhdojmë me këto akte, tashmë nga të gjithë të pranuara. Edhedpse nuk lirohen dot nga xhelozia e nga urrejtja, edhe ata që gjithnjë janë kundër këtyre projekteve, tashmë nuk mund të thonë se janë vetëm fjalë, se janë vetëm ëndërra, se nuk do të fillojnë kurrë, se... tashmë, pas fillimit të realizimit të suksesshëm, në këtë periudhë të ndritur të pasëndërrës, ata hedhin kundër nesh akuza të reja – të tjera. Na akuzojnë për veprime të njëanshme, për mosbashkëpunim, për moskoordinim... sidoqoftë, ne nuk do të ndalojmë dot. Do të veprojmë gjithnjë e më fuqishëm dhe mrekullitë hyjnore, në aktet e veprimeve tona do të jenë gjithnjë e më të shpeshta, gjithnjë e më të bujshme, gjithnjë e më të frytshme... vazhdojmë me veprimet tona, me të gjithë fuqinë e dashurisë sonë[ dhe të mrekullive hyjnore, që çdo ditë na vijnë, dhe dalëngadalë i bindim të gjithë se me akuza të thata nuk mbërrrihet asgjë dhe askund.  I bindim të gjithë se duhet të shmangennga urrejtja dhe se duhet pranuar ndryshimet dhe se mu nga ndryshimet duhet kërkuar pasuri të vlera shpirtërore dhe materiale.

Që në ditën e parë të pasëndërrës son ëtë përbashkët, o Mbretëresha Dardane, zëri i mrekullisë na garantoi suksese të reja, qoftë në rafshin shpirtëror e sentimental, qoftë edhe në rrafshin humanita re material. Prandaj, me bindje në sukseset e pashmangëshme që do të dalin nga mrekullitë, që bazën e kanë në shpirtin tonë të dashuruar, do ecim përpara dhe do të jemi gjithnjë e më të pashëm në relievin e krenarisë – fushave, luginave e maleve të të gjitha viseve arbërore dhe gjithandej – në botën mbarë. Mbretëria jonë e dashurisë, tashmë po shtrihet gjithandej dhe bashkëpunëtorët tanë nga radhët e njerëzisë po na shtohen nmga dita në ditë. Tashmë jemi shumë. Edhe engjëjt, rojtarë dhe bartës mrekullishë, janë me ne dhe në shtim të përditshëm. Bekimin e të gjithë shenjtërve dhe të Zotit e kemi të garantuar, në çdo çast. Me të gjitha këto pasuri dhe garanci mund të paralajmërojmë serinë e mrekullive të njëpasnjëshme, në aktet tona, në të gjitha veprimtaritë – që nga hapsirat shpirtërore e rrugëve të sigurta të dashurisë, deri në relievin e gjithëmbarshëm arbëror dhe në botën mbarë. Aktet tona të dashurisë, me mrekullitë e vërtetra hyjnore, do të prekin të gjitha horizontet dhe të gjitha viset e botës sonë. Këto akte do të jenë të pashme, të ndjeshme dhe të vlefshme, në të gjitha stinët dhe në të gjitha kohët. Në këto akte tonat, me mrekulli, do të përfshihen jerëzit e të gjitha moshave, të të gjitha ngjyrave, të të gjtiha racave, të të gjitha përkatësive kombëtare e fetare, të të gjitha viseve. Që të gjithë tashmë e kanë pranuar mbretërinë tonë dhe po vijnë e po angazhohen – gradualisht – në aktet tona të mrekullive. Edhe ata pak zëra – të mekur – që mundohen të trupetojnë kundër akteve tona të dashurisë e që mundohet të zbehin vezullimat e mrekullive, gradualisht do të shuhen  dhe do të pushojnë. Përfundimisht, të gjithë do të jenë n'anën tonë të mrekullive, që po i garantojnë kësaj bote një rritë të këndshme, me norma dashurie.

Prandaj, duke i pasur parasysh të gjitha këto lëvizje dhe ngjarje, nën vezullimat e mrekullive hyjnore, të dhuruara nga Zoti, mund të themi lirisht se, që në mbarim të ëndërrbardhës sonë, që në aktet e para të dashurisë, me fuqi mrekullie kemi përvetësuar botën dhe gjithnjë e më sigurtë po ecim përpara, me norma të pashmangëshme të Kushtetutës së Dashurisë, me të cilën kemi vendosur ta drejtojmë botën, si protagonistë e drejtues të kësaj mbretërie, me destinim – amshimin.

Garlate (LC), 14 tetor 2008