| E shtune, 01.02.2020, 09:33 PM |
"Mashtruesi" Albin apo tradhtari "Putin"!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
putinizimit të LDK-së, respektivisht të ri-zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të
partisë, këtij produkti me afat të skaduar politik dhe zgjedhjes së strukturave
udhëheqëse nga figura përverse politike, më shumë biznesmen milionerë dhe
matrapaz sesa udhëheqës politikë, pa Vjosa Osmanin LDK-ja jo vetëm që nuk
kishte gjasa teorike të fitoj zgjedhjet e 6 tetorit 2019, rrezikonte të
perballej me shthurje totale të partisë, për arsye se, të sapo zgjedhurit janë
figura të konsumuara, jo kredibile, të dështuara dhe të urryera nga elektorati
rugovian dhe ai kosovar në përgjithësi.
Ashtu
sikurse me 26 dhjetor të vitit të kaluar, edhe tani me 3 shkurt, Albin Kurtit i
është imponuar shkuarja në seancë të Kuvendit të Kosovës pa marrëveshje
politike. Sikurse me 26 dhjetor, që ishte aventurë e paparashikuar, edhe tani
të hënën me 3 shkurt do të jetë një aventurë e re dhe e paparashikuar për Albin
Kurtin për ta votuar përbërjen e qeverisë së re pa marrëveshje koalicioni me
asnjë subjekt politik, sikur që veproi edhe me seancën konstituive dhe
zgjedhjen kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.
Ai
që tradhton njëherë, tradhton përherë
Ai
që tradhton njëherë, tradhton përherë. Për herën e parë fajtorë është
tradhëtari, herën e dytë i tradhtuari!
Edhe
pse populli votoi për ndryshime me 6 tetor të vitit të kaluar, ky vullnet i
qytetarëve u tradhtua përseri nga ai që tradhtoi në vitin 2014, pra nga Isa
Mustafa dhe sejmenët e tij.
Kësaj
radhe tradhtia është më e madhe dhe e dyfisht. Albin Kurti duke e njohur dhe
sprovuar paraprakisht, mbanë përgjegjësi historike që i besoi një monstrumi
politik, i cili nuk e ka hallin e Kosovës e aq më pak të LDK-së, por se si të
shuaj egon e sëmurë për pushtet.
Sikur
Albin Kurti t'ia plotësonte kushtin për t'u bërë president, monstrumit politik
nuk do t'i interesonte më asnjë post për LDK-në, e aq më pak posti i
kryeparlamentarit.
Por,
kur Albini i doli "arrë e fortë", monstrumi politik u kap pas postit
të kryeparlamentarit, të cilin e votoi me sejmenët e vet me 26 dhjetor të vitit
2019.
Për
votimin e Glaku Konjufcës në Kuvend nuk është fajtor Albini, sikurse që nuk do
të jetë fajtorë për asnjë lloj skenari me 3 shkurt janar 2020.
Përkundrazi,
pse të mos provojë Albin Kurti të gjitha mundësitë që të formojë qeverinë pa
LDK-në, qoftë ajo qeveri e pakicës apo shumicës së thjeshtë në Kuvend me
marrëveshje në momentet e fundit nga ndonjërën nga partitë e PAN-it, për ta
dëshmuar vetën, si i vetmi liderë partiak i skenës politike kosovare që ka
mbetur pa u sprovuar në qeverisjen e vendit.
E
nëse këtë nuk e bën Albini, më mirë është t'i thotë lamtumirë skenës politikes,
ashtu siq po i thonë të rinjët Kosovës, lamtumirë vendlindja ime.
Obstruksionet
e LDK-së, frikë nga ndëshkimi i drejtësisë
Pas
takimit lamtumirës të Albin Kurtit me Isa Mustafën, në prezencën e ambasadorëve
të shteteve mike, e në veçanti pas takimit të Albin Kurtit me përfaqësuesit e
Listës Serbe, Isa Mustafa përmes veglave të tij kondom e shpërndau një video
shantazhuese ndaj Albin Kurtit me titull "Mashtruesi Albin", duke
paraqitur momentet kur Albin Kurti kishte thënë se "në asnjë rretthanë nuk
do të bëjë misnistra si; Rikallo e Radojçiqa, Jabllanoviça e
Veselinoviça...", duke harruar se akti i tradhtisë që Isa Mustafa i bëri
vendit në vitin 2014, i përseritur më 25 gusht 2015 në Bruksel, po konfirmohet
pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përkatësisht, që do të vuloset me 3 shkurt
2020 në Kuvendin e Kosovës, është më i rëndë se çdo mashtrim politik.
Tashmë
po dihet qartë, se pengesat dhe obstruksionet e Isa Mustafës ndaj marrëveshjes
politike me LVV-në, janë pengesa për ndryshime politike në vend, që për qëllim
kanë mbrojtjen e hajdutëve dhe abuzuesve të pushtetit (që më bollëk janë edhe
në LDK) nga ndëshkimi i drejtësisë së premtuar nga Albin Kurti.
Ndryshe,
3 shkurti është momenti i fundit i këndelljes së deputetëve të LDK-së, për t'u
shkëputur nga klani i monstrumit politik, për ta çliruar LDK-në nga putinizimi
i mëtutjeshëm dhe nga klanorët e Isa Mustafës që e kanë kthyer LDK-në në
patericë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Vota
për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 Tetorit nuk ishte rastësi, por shpërthim
vullkanik i LDK-së post-rugoviane për çkapjen e partisë nga klanet dhe për
rikthim të identitetit politik.
3
shkurti është momenti i duhur që Vjosa të reflektoj në përputhje me besimin e
marrë nga elektorati, për të justifikuar vullnetin dhe forcën e ndryshimeve në
LDK.
Tani
është momenti më i duhur që më 3 shkurt, Vjosa Osmani të votoj hapur për
qeverinë Kurti, të votoj në emër të rreth 190 mijë votuesve kosovar që votuan
për ndryshime politike në vend.
Thirrje
nga shpirti për Vjosa Osmanin
E
nderuara Vjosë, po të lutem jo nga simpatia që kam ndaj jush dhe as nga
urrejtja ndaj dikujt tjetër, por nga dashuria e pakufishme qe kam ndaj atdheut
dhe bashkombasve të mi, që të ndërmerrni hapin e guximshem për çkapjen e LDK-së
nga klani Riinvest dhe klanet tjera më të vogla që e kanë kthyer shtëpinë e
madhe rugoviane në "Bastore" të fatit personal të individeve me ego
të sëmurë karrieriste.
E
nderuara Vjosë, ngrite zërin e arsyes dhe vullnetit të elektoratit për
ndryshim, për t'u dëshmuar para të gjithë qytetarëve të vendit se nuk jeni produkt
i klaneve dhe grupeve të intetesit, por shprehje e vullnetit të elektoratit për
ndryshime në partinë shtetformuese dhe shtetndërtuese të Kosovës.
Primati
i drejtimit të partisë, i ardhur jo si dhuratë e liderit aktual, por si vullnet
i elektoratit të LDK-së, duhet materializuar sa më parë me thirrjen e
zgjedhjeve të jashtëzakonshme në parti, nga të cilat duhet te dali një
udhëheqje e re, e aftë dhe e guximshme që të përballet me sfidat e mëdha që ka
vendi 21 vjet pas përfundimit të luftes, si: për zhvillimin ekonomik,
përmirësimin e sistemit shëndetësorë dhe arsimor, ashtu edhe për reformimin e
sistemit të drejtësisë, ku pushtetarët t'i kenë frikën drejtësisë e jo
drejtësia pushtetarëve, ku qytetarët ndjehen të mbrojtur nga ligjet shtetit të
cilit i paguajnë tatime, e jo nga nga haraçi që u paguajne grupeve e klaneve
mafioze për të siguruar bizneset e tyre.
Mbase
ky është momenti më i përshtatshën, do të thoja i papërseritshën dhe historik
që Vjosa Osmani të merrë në dorë timonin e drejtimit të lokomotivës së madhe që
bëri ndryshimet e mëdha historike në vitet e '90-ta.
Sikurse
atehërë kur u shkëputëm nga sistemi kriminal i Milloshevit, edhe sot kemi
nevojë të shkëputemi nga sistemi kriminal i qeverisjes së vendit.