| E merkure, 29.01.2020, 09:41 PM |
VETËM I LIGU PA INTEGRITET E ZBRAZË ARMËN EDHE MBI VËLLAUN E VET!
Nga
Dedë Preqi
Shqiptarët
e kanë në gjak armën, pa të cilën nuk e bëjnë hapin, jo vetëm për të treguar se
kanë shkathtësi në përdorimin e saj, por shpeshherë duke e keqpërdorë zbrazjen
e saj bëhët fatale, sidomos nga gjaknxehtësia dhe mendja e lehtë, duke zbrazur
atë ogurzezë edhe mbi vëllaun e vet. O, njerëz të kombit tim, çfarë po
përfitojmë nga kjo grykëhollë, që po shkakëton
gjakderdhje ndërvellezërore, apo vetëm fatin tragjik të njëri-tjetrit.
Gjurmimet
tona psikologjike nuk qojnë aqë largë për të arritur deri në atë pikë të
vetëdijës dhe ndjenjës shpirtërore, nga rreziku i shfaqjeve të tilla të
vrasjeve të shpeshta, kur çdo ditë dhe çdo moment e përjeton këtë fat të zi
populli shqiptarë edhe në këtë kohë të lirisë dhe demokracisë njerëzore, ku nuk
kemi arsye dhe kujna ti kërkojmë hak, nga kjo tingëllimë e trishtueshme që po
na i vërbon sytë dhe mendjen, si një veprim djallëzor.
Ekzistojnë
gjëra të pa natyrshme që na qojnë deri te momenti i humbjes së arsyes dhe
ndjenjës njerëzore në ndonjë situatë abnormale në propercion me shkallën e
normalitetit, pa gjykuar dhe menduar pak, si mund të vritet vëllau për një
asgjë send, të vritet axha për një metër tokë, të vritet fqinji për një konflikt fëmijësh, të
vritët shoku për një pak të holla, apo për një informacion të shpifur, të
vritët fëmija për hakmarrje, kjo është më shumë se çmenduri, se sa logjikë e
mendjes së shëndoshë njerëzore.
Ta
pyesim vetën njëherë, se çka po përfitojmë me veprimet e tilla, ku faktet janë
domëthënëse, dhe ngjarjet e përjetimëve janë shumë të rënda, dhe këtyre
shpjegimëve duhet ti japim medoda shkencore dhe humane, që të trajtohen sot o, kurrë, sepse këto përbajtje janë më të
rezikshme se përballjet me agresorët kundër këtij kombi.
Agresori
më i rrezikshëm i kombit tonë po vjen nga agresori i brendshëm i vëllavrasjeve
dhe konflikëtëve të tilla ndërvëlllezërore, përkatësisht psikopatologjisë që
sjellin veprimet e tilla, që përsëritën dhe degradojnë të ardhmën e këtij
kombi, përveq një imazhi të çoroditshëm dhe të keq, japim edhe një krahasim me
grupet e njerëzve të shpellave, që do jetonin akoma me standarte dhe kushte të
jetës primitive.
Vetëm
gjatë këtij muaji dhe fillim të vitit të Ri, kemi me dhjetra raste të vrasjeve
në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri, apo mbi trollin e ngjajshëm të këtyre trojeve
shqiptare, sikur të jetonim të dehur, apo të pa kthjellur në këtë botë,
gjithnjë në front me njëri-tjetrin, dhe pa ndonjë fitim, duke ia marrë jetën
vëllaut tënd.
Zakonisht
këto pasoja shqiptarët i kanë përjetuar më herët, ndoshta sikur edhe popujt tjerë,
që kanë qenë nën pushtuesit e huaj, ku pushtuesi ka ndikuar edhe në përçarjen
ndërvëllezërore, por një çmenduri e tillë nuk do të thotë që sot në këtë kohë
dhe në këtë shekull të civilizimit njerëzor të jetë aq shumë intenzive dhe
prezente në trojet tona, sikur do jemi
të pa aftë, apo të pafuqishëm të mendojmë për natyrën e kësaj lufte
vëllavrasëse, dhe pastaj bëhët vonë kur kthehet mendja në pikën zero, mbase të
përjetojmë tragjikën e kësaj vepre të hidhur dhe të rrezikshme.
Për
fat të keq, fenomenet e tilla të vëlla-vrasjeve shqiptare, janë gjurma evidente
dhe pasoja nga mos funksionimi i ligjeve dhe organeve kopetente shtetërore, të
cilët duhet ta mbajnë në evidencë dhe kontrollë mbajtjen e armëve, në fakt
pasojnë diferencime procedimesh të ndryshme ligjore, duke ditur se, një
përqindje e madhe e armëve gjindet në duart e qytetarëve nga lufta e fundit në
Kosovë, që me brumun edhe të kësaj rrethane sinjalizon ndjenjën e pasigurisë,
duke e shtuar dozën e një fataliteti të veqantë në këtë shoqëri.
Vetëm
i ligu dhe ai që nuk ka fare integritet, apo ndjenja afërsie dhe zbraz armën
mbi vëllaun e vet, gjëneza e sëciles duhet kërkuar diku në turpësi dhe
keqardhje për një popull dhe për një komb të tërë.
Është
fakt se njeriu arrinë ndjenjën e
antipatisë dhe urrejtjes ndaj autorëve të çdo krimi, mirëpo, vrasjet brenda
shqiptare (vëlla me vëlla), duke u bërë armik i vetëvetës, nga kjo e marrim
argumentin më të fuqishëm ndaj kuptimit të kategorisë «njerëz të ligj» ,
sidomos kur bëhëmi viktimë e brutalitetit ndaj njëri-tjetrit, atëherë çfarë
kërkojmë nga të tjerët, që të na pranojnë si të tillë në mesin e njerëzve të
mirë.
Në
të vërtetë, njeriu po dyshon në vetë
nacionin e vet, dhe nuk mundet të jep shpjegim apo të filloj një procedur të
mentalitetit për të shpjeguar rrënjët e këtij fenomeni negativ në shoqërinë
tonë, kur kemi të bëjmë me këto fenomene jo të rralla të vëlla-vrasjeve në mes
veti, që nuk ka orë as ditë që nuk i shohim, lexojmë dhe dëgjojmë rrëfime të
ngjarjeve tragjike nga dy anët e vendeve tona shqiptare, nganjëherë nuk u beson
fjalëve dhe storieve të tilla, në rend të parë, sikur në këtë mes shoqëror
mungon në total i konceptit të vetëdijës
dhe frymës së shëndoshë njerëzore, apo sikur në këto vende po ecën koha
mbrapsht dhe në kundërshtim me atë që e dëshirojmë.
Nuk
duhet të pajtohemi, nëse motivet e këtij fenomeni vijnë nga ndonjë aspekt i
trashëgimisë dhe traditës së këtij populli, sikur do nxiste dilemat se ky
popull e ka në gjak «vlimin» e mënjëhershëm, që shpërthen me fuqi në sipërfaqe,
jo vetëm me armikun, por edhe kushdoqoftë…
Por,
duke njohur fisnikërinë dhe bujarinë që ekziston në shpirtin e këtij populli,
nuk do kishim as plasaritjen e fundit dhe të ndonjë konflikti tragjik
ndërshqiptarë, sikur defektin sa do të vogël, që vazhdon të tërhiqet në veper
tragjike ta evitojmë më kohë dhe në përputhje harmonike me ligjin, dhe një
plasaritje të tillë të mos i japim
hapësirë, apo ta pranojmë si një përfundim me h a k m a rr j e, apo gj a k m a rr j e në njëri-tjetrin, që sillet, pështjellët dhe
mbetët në imagjinatë si një halucinacion
shpirtëror dhe plagë e rëndë, që shkakëton krizë të thellë
shpirtërore, jo vetëm brenda një kohe,
por vazhdon të manifestohet edhe më gjatë në shoqërinë tonë.