| E marte, 28.01.2020, 09:28 PM |
KËSHTU I KËNDOHET DASHURISË
Përsiatje mbi vëllimet poetike “Hyjnorja ime
je ti” të Sabit Rrustemit
Nga Timo
Mërkuri
Gjatë leximit të
përmbledhjes poetike dy vëllimëshe “Hyjnorja ime je ti” të Sabit Rrustemit m’u
krijua vetiu një qetësi shpirtërore apo m’u vetë imponua një ndjenjë heshtjeje,
e ngjashme me atë në një lutësore kishe.
Një lexim i ngadalshëm, i ndërprerë shpesh si një frymarje nga ankthi, një
kalim i fletëve me heshtjen e bërjes së kryqit, një përulje e lehtë e kokës mbi
tekstin e poezisë thua se përulesha mbi ndonjë ikonë dhe në fund një dritë që
vinte prej tekstit, sikur brenda tij të ishte ndezur ndonjë qiri si në të
dielën e Pashkës së Madhe. Kjo ndjenjë dukej se
reflektohej në subkoshiencën time
nga vargjet e poezive… E diela e dashurisë….Le të jetë kjo dita e falje-ve /
për mëkatet që nuk i themi/ E diel e
dashurisë/qoftë çdo ditë…teksa ti këndon lutjen e re… Hyjnesha ime/ mos
më le pa atë që ma more…dhe...Hyrjnorja ime/ e kam pritur këtë orë
lumturi-mi/kam jetuar/për ta dëgjuar magjinë e këtyre buzëve…të dua.
1-Për këtë
gjëndje të krijuar ndikimi nis që nga titulli i dy vëllimeve poetike,
titull që hyjnizon , shënjtëron femrën, dashurinë për ‘të dhe poezinë kushtuar
asaj, “Hyjnorja ime je ti”, titull që dëshmon për ngritjen në altar shënjtërimi
të femrës pikërisht për shkak të ndjenjës së dashurisë, asaj ndjenje që aq
shumë është penguar me doke e kode zakonore në jetën shqiptare, që shpesh është
tulatur nga dëbora dhe ngrica kanunore
por gjithsesi ka mbirë si manushaqe e prillit në mes të dëborës...Më
ftove sërish për një dashuri/kur të vijë
tjetër ditë/ tjetër festë në atë planet /që e gjetëm pas mijra vjet ecjesh/
dashurish// Imja Hyjenshë…dhe erdhi
në jetën tonë e pastër dhe e bukur…U rrëzuan lisat/ si fijet e barit/ zunë
udhën/ n’të fund të livadhit/ E dashur/ eja shtegut të ballit/ rreth qerpikëve
të djegur mallit…apo shkuan e morën djemtë …E dashur më prit se kthehem/
përmes një gjethi në pranverë/një kënge në verë/apo një fryti në vjeshtë/…
Ngricat nuk i presim/I shkrijmë me dashuri …madje edhe duke u kërkuar
ndjesë …Më fal dashuria ime,/ më fal/ se shumë më ke dashur/e pak të kam
përfillur…duke e ndriçuar në këtë mënyrë me dritën e prozhektorëve të së
sotmes moderne vizionin e saj të djeshëm, lënë në haresë, duke shpërthyer
hovshëm në hare...Sa më ke munguar-oooh/si më ke rizgjuar/më ke hyjnuar
brenda yllësisë sate…E lexoj dhe rilexoj vargun me cilësimin “Hyjnorja ime”
dhe ndër-mënd më vjen Albert Camus që, ndërsa nisej për në Paris, në letrën e
tij të fundit drejtuar të dashurës shkroi… .Po vij e dashur…dhe në fund
të letrës shtoi “Të bëkoj me gjithë shpirt”. Ajo qe fjala e fundit që
shkroi në jetën e tij të ndërprerë tragjikisht nga aksidenti i atij fillim janari 1960 në moshën 47 vjeçare.
Poetët e shënjtërojnë dashurinë dhe vajzën e dashur me shpirt dhe me vargje, sepse
zotit i pëlqen poezia. Jo më kot edhe hymnet kishtare janë thurur në formë
poezie.
2- Të gjithë poetët
kanë shkruar poezi dashurie, madje shumë prej tyre kanë shkruar poezi tepër të realizuara dhe të ndjeshme, poezi që
ndrijnë nëpër vëllimet e tyre poetike si copëzat e floririt në rërën e
lumënjve. Por poezitë e tyre kanë qënë të vetmuara nëpër ato, si një vajzë e
bukur që ka humbur rrugën nëpër pyll. Ca më tëpër që këndvështrimi i këtyre poezive ka qënë kryesisht dhimbja e
një dashurie të parealizuar për arsye të ndryshme, qoftë shoqërore apo refuzime
dhe braktisje individuale. Sado të realizuara artistikisht që kanë qënë, të
linin një ndjenjë trishtimi në
shpirt..
2.a-Përkundër kësaj
dukurie, përmbledhja dyvëllimëshe e
Sabit Rustemit “Hyjnorja ime je ti”, e mbushur me krijimtarinë gati dyzet vjeçare të autorit
është si një pyll vetëm me pemë e fidana dashurie. Është rasti i parë në
letërsinë shqipe që jipet një përmbledhje e tillë vetëm me poezi dashurie,
leximi i të cilave të fut në një botë gati magjepëse.
Poezia është kënga e
dashurisë (klithmë dhimbjeje apo hymni i saj), madje edhe perëndia e poezisë,
Apolloni me harpën e tij këndonte vetëm
këngë dashurie, duke ngjallur hare në Olimp. Që nga antikiteti na vjen mesazhi se dashuria dhe poezia janë të perëndishme që jetojnë në simbiozë me
njera tjetrën. Natyrshëm poezia shkon te lexuesi (dëgjuesi) nëpër-mjet leximit
apo dëgjimit, por në poe-zinë e Sabit Rrustemit ndodh diçka e ndjeshme, duke e
lexuar (apo dëgjuar) këtë poezi, lexue-si /dëgjuesi lëviz drejt saj dhe hyn
brenda në botën e poezisë, duke u bërë pjesë e saj nëpër -mjet përjetimit të
poezisë. Fenomeni i depërtimit të lexuesit brenda poezisë ndodh sa me lexues
entusiazt dhe të kualifikuar aq dhe me
poezi të arira artistikisht e shpirtërisht. Të dy këto element i ka poezia e
Sabit Rrustemit, ndaj është e natyrëshme dukuria e cituar. Në Malin e Çepurit e
ka selinë poezia e Sabitit si Apolloni në Olimp…Fle rrëzë Çepuri/erën e tij
prej mali thith …Tërë natën e lume/nëpër faqe lulesh e gjethesh / strukem / e
nuk bëj zë…, duke kërkuar dashurinë…të shoh në çdo lule/peme e flatër
zogu…sepse edhe vendi ku takohen të dashuruarit është i shënjtë ose
shënjtërohet me dashuri …Çepuri/ deri
n’atë kup të qiellit shpërthen/për Ty moj Peri… Aty ku takohemi/në
cilëndo botë/përmes të përzjartës dashuri/diell të ri krijojmë… Të krijosh
një diell të ri do të thotë të krijosh një botë të re, të krijosh një jetë të
re. Këtë magji e ka vetëm dashuria dhe e pasqyron magjishëm vetëm Sabit
Rrustemi. Lexojeni dhe jetojeni poezinë e tij, më të bukur do ju bëjë, ju
siguroj unë.
2.b-Por ajo që
karakterizon natyrën e këtyre poezive është poziviteti, besimi absolut në
dashuri pa asnjë paramendin. Dhe më kryesorja, ky besim është i dyanshëm, i
djalit te vajza si dhe i vajzës te djali … Nuk mërzitem në pritje/as
zhgënjehëm prej saj/duke pritur ardhjen tënde/…Të ndjej dhe në pritje…/pres
derisa pritja të gjunjëzohet/prej pritjes sime….sepse …ti je e tëra me mua edhe kur je larg…prandaj…Veten
time e përpive me vete e more /sakaq një perde të kaltër sysh më lëshove/
derisa u fshehe në një yllësi të re/brenda qerpikëve të mi…. Këtë fat ma
fali jeta/të të ndjej/ e të të ringjall/në secilin çast…dhe unë….E
shijoj/ ashtu siç shijohet një lule/ e dua/ më shumë se sa duhet një lule…Ajo
qëmoti ka mbirë në mua/shtat ka lëshuar/dhe unë/oh unë/I mjegulluar syshnga
ëndra të përnatëshme/çuditërisht nuk e kisha vërejtur/derisa më zgjoi aroma e
saj…
Vargjet…Çepuri
shkrihet nën diell vjeshte/njësoj si unë tek Ti/nën atë zjarr dashurie/Zgjate
zot këtë ditë / mos të na ikë pa u kthyer dhe ajo stinë/ / Tek buzët që ëmbëlsohen me zjarmi…
jeho-jnë si një psalm dashurie shpateve të Çepurit. Me siguri që ky duhet të
jetë mal i shënjtëruar me dashuri, e vlen të shkosh për pelegrinazh njëherë aty
përderisa poeti ja afron vajzës aq ëmbëlsisht e ngrohtësisht... E dashur/ po
e deshe malin/qe ku jam/po e lype detin/qe ku e ke/në shpirtin tim/ dhe mua të
tërin/diku thellësive të tua/të paprekura.
Ç’mund të të afroj më shumë/pos shpirtit tim/të rinuar prej dashurie…,sepse
poeti është i bindur se … Nëse nuk i këndoj asaj që dua/as Librat e Shënjtë
s’më falin/e le më të gjallët. Asaj që dua nëse nuk i kendoj / nuk shpëtoj prej
mëkatit…
3-Të dashurosh do të
thotë të japësh, të dhurosh ndjenjë e siguri, të lutesh e të falesh për tjetrin
e jo për vete. Dhe poeti di të dashurojë dhe të lutet… falem/dhe i lutem
zotit/ bëje ma të bukur/çdo ditë mbas sotit…sepse poetit i intereson dhe
kërkon… vetëm shënjtërimin e saj…
3.a-Të dashurosh do
të thotë të besosh te dashuria siç beson Sabit Rrustemi… Ajo mund të vijë me
ditën/mund të fshihet me natën/mund të mos bëjë zë/me ditë e net/ Mund të
mbyllet si lulja/ nën petale të
blerta/me muaj e me vjet…unë do ta ndjej/orë e çast/në secilën sekondë/OrëZemra
do ta kujtojë/si tash...Por ti mo ski frikë/ecë e plotë/si Hëna në
t’pesëmbëdhjetë/qiellit të kthjelltë / shndrit syve të mi/…/Një puthje që
fluturon ajrit/assesi nuk të tremb/…
3.b-Të dashurosh do
të thotë të përkujdesesh për vajzën që dashuron, siç përkujdeset Sabit Rrustemi
kur thotë… Nuk do ta trazoj/ as dhe me një puthje/se mos ta prish atë ëndër/
brenda së cilës më ke fshehur… Kësaj nate që fryn/i tëri jam tek
ty/ /Nuk lejoj të të trëmb/as edhe një
ëndër / përpos puthjes sime…Nuk do tia prish gjumin/a ëndrën e re që thurr/dhe
njëmijë vite po u vonua /s’do ta urrej…Ajo vjen me një trokitje luleje… duke
pritur ditë e natë/ atë trokitje/ me aromë luleje…, a mund të thuhet më
bukur se kaq? Djaloshi i drojtur, sit ë gjithë djemtë e dashu-ruar nuk dihet në flet a bëlbëzon me vehten… Veç
nga larg t’shikoj/e kënaqem kur të shoh si çelesh ….Ty veç të ndjeva/ oh sa të
ndjeva/e nuk të preka… Se ç’na kujton
përjetimet e dashuri-së së parë me këto vargje o Sabit Rrustemi, të
lumtë pena.
4-Dashuria të bën më
të bukur dhe më të mirë, të pasuron dhe ëmbëlson fjalorin dhe shpirtin … Hape
zemrën moj e uruar/qofsh e fushës a e malit zanë/ hape e mere këtë varg…Ai varg
që rend pareshtur/që troket e spushon/ jam unë moj e mirë…, shihe me sa
ëmbësli flet autori, me një ëmbëlsi
perëndie. Thua se është i mishëruar te vargu si zoti te fryma e shënjtë. Vetëm
kështu shkruhet për dashurinë.
Dhe vajzës së
dashuruar vetëm kështu i flitet… aromë e shpirtit tim.… zemra
trëndafilore… Lule e Jetës Sime/emblem dashurie… Orëzemra/në
dymbëdhjetë dritare/trokiti/dymbëdhjetë herë/për tu bërë një me ty/përmes
puthjesh ….Mermë në krah të gjirit tënd/më përkëdhel si puhi/e ma vajto
njëherë/sall dhe njëherë atë synë e zi/ tek jep shënjë për nën lamë/ tek ai bli
lahet me hanë/e flokët i than me timin zjarr/ /Ndizem sa herë mendoj për ty…me
një fjalor të ëmbël, të ngrohtë e të zgjedhur ku fjalët të rrjedhin si lotët
prej syrit…Adresa më e ndritur je Ti/ ditë e Mbarë/ Botës sate i mbrekulluar
mbes/Nën strehën tënde pushoj/përmes një Nate të Mirë/ me Ëndrën e ëmbël
ma dhuron/kujtimin që s’vdes/ Me ty jam/dhe atëherë kur do të lë/pa Lamtumirë.
. me një dëshirë e një premtim.. Po vij qetaz/pa të trembur/ vetëm për
një ëndër të pafund/me mua…sepse… Më ndez lehtë përmes një fjale./ Prush bëhem i tëri/nga përndezjet e gjuhës
sate/ / A nuk shtrihet edhe mbi ty/kjo
valë zjarmie/a nuk të ndez si mua/ajo ekstazë mrekullie/ lugut të
dafinës/krojeve të venerës/tek ajo majë mali/ në plisore…
4.a-Interesante në
këto poezi është fakti se e njëjta ndjenjë dhe i njëjti mendim a siguri është
te të dy të dashuruarit, edhe pa komunikuar me njeri tjetrin, thua se kemi të
bëjmë me një ndjenjë tele-patie… Ende nuk jam nisur/as zë kam lëshuar/ /Si
nuk të mposhtën pritjet/ a s’ma thua e dashur? ... Nuk arita të të ruaj
nga vetja. As Veten time nga Ti… Dhe mbete Lulja e Dashurisë/ për shpir-tin
tim… Shih sa bukur e shpreh poeti dëshirën e tij… Në se kjo natë vjen me
ty/mirë se ardhtë/ po erdhi vetëm/ do ta përzë…madje dhe atëherë kur duket
sikur s’vjen… Në cilën rrembë je fshe-hur/ e po më prêt moj grishë Çepuri…
Ajo hyri tërësisht në mua/duke kaluar portat/ oborrin / shkallët /pas një
fjale të vetme/ /Theu dhe drynat e ndryshkur/ dhomave të shpirtit/ Pushtoi çdo
gjë timen/të dëshirtë/të ëndërt/ /Aq sa
s’mund ta dëboj më...
5-Sabit Rrustemi ka
përdorur një fjalor poetik dhe figuracio të natyrshëm dhe pa sforcime, i cili
bën që poezia të lexohet e ndjehet me një kënaqsi të njëjtë me thithjen e ajrit
të pastër pranveror, duke treguar në këtë mënyrë elegancën e gjuhës sonë në
meloditetin e poezive të tilla por edhe mjeshtërinë e tij poetike.. /…Rrobat
lozin në ballkon me gjuhët e erës/Dashuri a ime/gjithësia jote unë jam/ në
fronin e zemrës të mbaj …Me ag/fillon vetëm njera pjesë e ditës./ Pjesa tjetër/ nuk mbyllet pa ty…Nuk e trazoj
këtë krua/ ku pinë ujë buzët e tua…Le të bjerë shi me erë e furi/le të
bjerë/vetëm le të bjerë/…/ Pas shiut shfaqesh Ti hënë e plotë/ në qiellin e
syve të mi.…mbeta nën atë strehë zemre/tek ata sy/…që edhe kur të befason
me kthesat e ligjërimit, të krijohet përshtypja se ishte diçka e pritëshme,
ndonëse jo kaqë fine… Në një cep të vetmisë sate/…hyra fshehtas përmes
erës// Lule e shpirtit nuk je vetëm/të
përftohem pa pushim… Ç’fat i
pashkruar/ Ëndrat e natës/nuk
ikin në mëngjez/…Shtegëtimet e tyre/shpesh digjen nëpër bebëza…ose …Me
hënën në Pesëmëdhjetë/u mbarsën retë/ Ra shi e shi/tokës së etur gjithandej
/solli paqe/ Dhe ty mbi qiellin tim/ si Pogaqe…
Vargjet e tij të
lira me një dendësi mendimi që shkojnë rrugëve të poezisë në strofa dy a tre a pak më shumë
vargje, si djem të dashuruar duke fërshëllyer lehtazi melodi. Se poezia e Sabit
Rrustemit është plot melodi, si pylli në pranverë ku veç zogjve këngëtarë edhe
gjethet fëshfërinjë melodi.
Sabit Rrustemi
shkruan me vargje të lira
përgjithësisht, por poezitë e tij të dashurisë vetëm
me vargje të lira,
grupuar në strofa me një, dy a pak më shumë vargje mund të shkruhet. Prandaj
ngjajnë strofat e poezive të tij si grupe djemsh adoloshentë që shëtisin
rrugëve të Gjilanit gjer pas mesnate, të
zhurmshëm e gazmorë. Në botën e dashurisë së sabit Rrustemit ska vend për
vargje të rregullta si skuadra ushtarësh në parakalim. Duhet të jemi të
ndërgjegjshëm se çdo poezi ka një natyrë vargu që i përshtatet. Sabiti e ka
gjetur vargun që e prezanton poezinë e
tij, ashtu si velloja prezanton së largu nusen.
6-Poeti i këndon
dashurisë si një ëndre të bërë realitet vetëm për ‘të personalisht dhe për
pasojë, ka bindjen se ai, i dashuruar do
jetojë përjetësisht, se vetëm ai e njeh dhe e ka provuar dashurinë, çelësin e
përjetësisë… Bota gënjehet nëse mendon/se mund të jetojë pa ne/e dashur…Ajo
ëndër që nuk po e shoh/dashuria ime është./
/. Vetëm po e ndjej se e dëshiroj/ orë e çast po e jetoj...ti je e
paprekëshmja ime/..ëndër që nuk shihet/e një jetë të tërë kërkohet… Ecejakeve
pas një ëndrë/na mërdhinë fjalët/ / E
dashur/acar fjalësh mërdhiu dhe motin/ Mua jotja mungesë … sepse……kjo
botë/ është krijuar nga dashuria…
7- Të befason dhe të
mrekullon këndvështrimi i autorit për
dashurinë, që nga elementët personal tek ata të natyrës, nga subkoshienca
njerëzore te elementët atmosferikë. Stinët janë thjeshtë kohë dashurie dhe koha
varion sipas gjëndjes së tyre shpirtërore
… Të prisja pas Lame/ te Pojata / Të prisja/ e s’vinte as hëna…Qielli
mrolej/frynte/binte shi. Ti strukeshe/flije në sytë e mi… Prilli i trimërisë/ ruan lulen e Dashurisë/ në
dritaren time…E kam parë në ëndër/ ëndrën time…E shtuna / mbledh fundjavën/e ik
e vetme. Ti / fshehur botës/strukesh në mua/për një të nesërme tjetër. Të
dielën do pushojmë/ në sytë e njeri tjetrit/do të lutemi/do të falemi
pafundësisht /vetëm për dashurinë…Shiu/dhimbjen nuk e lau/as flladiti. Vetëm
ajo kur trokiti/një botë e fjetur/ u shpërgjum /e lindi...
Kjo është poezia e
vërtetë e dashurisë që lexohet me ëndje, që rilexohet e admirohet, poezia ku
befasohesh nga larmia e figuracionit poetik, madje të dëshirosh të jesh
personazhi i tij në vargje…. Deti shtrihet para meje/si një mashtrim ri….Në eter diku/pa oksigjen mbeti kumti...
Përmes dashurisë lëshon farë/e mbin mu në zemër/Lulja e Shpirtit. Rrënjët e
saj / ujiten me puthje,… ose elegance e paraqitjes së misionit të poezisë
si lajmëtare e dashurisë … Ai varg i tëri jam unë/që prehje kërkon në tëndin
gji/shpirti im i fshehur në poezi… E dashur rri e qetë/..një varg poezie do të
nis andej ku je/ për të thënë atë magji jete me dy fjalë…apo qasja me
motive popullore të situatave dashurore…
Mollëzat kuq si gjaku/ruhen për majë bajraku. Pa treqint martina e nji mal
pritjesh/ajo nuk futet në gji…Dada Hanë namë e s’pranë/t’shitoftë shita qi na
le pa zemër/oj Zanë…
Mund të citonim
shumë vargje, madje çdo poezi mund të citohej lehtësisht në këtë shkrim dhe nuk
do ishte gabim, sepse të gjitha poezitë e përfshira në përmbledhjen
dyvëllimëshme janë përzgjedhur me kujdes e shije, si gurët e zgjedhur, gdhëndur
e latuar për të ngritur muret e një kulle, të aftë që të përballojë vrunduj ere të kritikës dhe peshën e dëborës
së harimit.
Me këtë përmbledhje Sabit Rrustemi dëshmnoi se është
një poet lirik i rrafshit të epërm të poezisë, deri tani i pa krahasuar me
asnjë tjetër për poezinë e dashurisë. Individualiteti dhe bota e tij poetike e
pasqyruar në këtë përmbledhje flet shumë dhe qartë dhe, së paku në këtë fushë
është një botë për eksplorim.
Ndaj dhe mbyllja e
fletës së fundit të kësaj përmbledhjeje mbart nga unë dhe një falnderim për
Sabit Rrustemin që na pruri një poezi rinore, të pastër dhe të bukur dashurie,
duke na treguar se si shkruhet e si duhet të shkruhet sot për dashurinë.
Sarandë, më 28.01.2020