| E marte, 28.01.2020, 09:33 PM |
SABILE KEÇMEZI-BASHA
ÇKA DO BËJË PRITJA PA
MUA
GJUMI I PËRGJUMUR
Gjumi i
papërgatitur për rrugë
Më hanë
tmerrësisht rrugën
Çdo gjymtyrë të
lodhur ma gjumon
Nuk më shikon
dot në sy
Nga urrejtja dhe
xhelozia e përgjumur.
Nata mbrëmë,
polli
Drithërimë
gjumore jashtë planetare
Dhe ende nuk e
di
Ku fjeti gjumi i
përgjumur
Kur mungoi
mbrëmë
Edhe në ëndrrën
time të përflakur.
E nesër,
Mikja ime
Edhe vdekja
Do të gjykohej
Për vdekje.
ÇKA DO BËJË PRITJA PA MUA
Në udhëkryq
Qëndron pritja
pa mua
Endet
Në vertikale
E hapat e
ardhjes
E shpojnë tej
për tej
Pritjen.
Pritja akoma
pret
Pritjen
Në hijen e
barit.
Unë nuk jam aty
As sot as nesër
Për të pritur
Pritjen e
bleruar.
O zot
E nesër
Çfarë do
Pritja pa mua
Në udhëkryq
Të jetës
noprane.
QAFËKALIMI PËR AT-DHE
Çdoherë që eci
trotuareve diellore
Mikja ngryset
nga kllapia
Yjet më rriten
në gishta
Ngadalë digjen
brinjët e kufirit tej për tej
Pikëpyetjet
mbulojnë rrugët e ballit
Edhe pas kësaj,
gjymtyrët dhëmbin
Duke ecur në
natën futë
Kujtesa erdhi e paftuar
Me tri trokitje
të panjohura
Për të pyetur
Ku ndodhet
Qafëkalimi për
AT-Dhe?
Baca edhe më tej
heshtë.
LAPIDARËT QË (S) FLASIN
Të boshatisura
janë
Të gjitha
arteriet e atdheut
Për dashurin e
madhe që e (se) kemi
Lapidarët që
(nuk) flasin
Ne këmishën e
tyre të ngushtë.
Barbarët edhe
dashurinë e vranë
Besën e dhënë e
kanë nëpërkëmbur
Për të gjithë
yjet që ngritën e bien
Për ditët që
s’do vijnë.
Unë jam aty
Dhe nuk jam.
Këngën e
kënduar, harruar e kemi
E TI...
Përsëri përsërit
Lutjen e lodhur...
DRITHËRON
Drithëron
Si zogu i
pastrehë
Dhe laçe-laçe
bënë, në ikje
Sa sy të mëdhenj
Ka frika
Nga liria.
Sonte
Kur partiturat
shkruhen
Rrjetet thuren në agim
Për të zënë
piskë
Ëndrrën e
fjetur.
Qeshjet
lemeritëse dëgjohen
Menjëherë në
anën tjetër
Tek pragu i
kullës së djegur.
Hesht, heshtje
në heshtje
Se nesër çdo gjë
do të çel
Si një vit më
parë.
HESHTJE
(Shehides)
Sot,
Heshtja jote
flet
Më shumë se të
gjitha fjalët
Që i ke thënë në
jetën tënde
Dhe me askënd nuk
u përshëndete.
Asgjë në valixhe
nuk mbështolle
I le për një ditë tjetër
Për një ditë të
paardhur
Për t’i marr.
Ti hesht,
E koha është për
kafe
Gjumë i rënd ka
pllakosur mbi arkivol
Askush nuk bën
pyetje, ku je
Pse mungon, ku
është buzëqeshja jote?
Askush nuk
komenton shkuarjen tënde
Herët, vërtet
herët ishte për të shkuar
Mëtanë...
Dikush pyet
Se çfarë kafe pi
Sot në këtë ditë
morti.
Heshtje...
Edhe më tej
hesht...
Zogjtë bëjnë
grevë, nuk cicërojnë
Lulet sot nuk
çilen me mëngjes
Të presim ty...
A thua ku ke
mbetur.
Sa e ftohtë
është kjo ditë korriku
E dielli
përcëllon
Në shpirtin
kallkan.
Sot
Prita se do
përshëndetemi
Si dikur
Ti nuk u duke
fare
Si është vallë e
mundur
U befasova.
Mortin e kishte
marrë mortja
Qava me lot
O zot!
Trishtueshëm u
ndjeva
Sa heshtazi
Shkojnë të
dashurit...
EC, E MOS BESO
Ec, e mos beso
Kujtimi kur
kumtin jep
Mbi fushën e
ballit
Unë jam edhe më
tej
Aty
Më tha kipci im
Dhe hetojë
Hapin e harresës
Mbi KUSHTETUTË.
Edhe ti je këtu
Në kornizë
Ku acari
shtrëngon dhëmbët.
Në arenë luftimi
Me robërinë
Dhe
LIRIA qesh.
E PACIPË
Sa e pacipë
Dhembja mbi
samarë të historisë
E arkeologjia e
grisur
Mbledh gjymtyrët
Copë-copë
Në fushën e
kuqe.
Mesazhi përsëri
vjen
Vazhdimisht
Me tri të
panjohura.
Noprane janë
udhët
Që shkojnë e
vijnë
Në drejtime të
kundërta.
Ne jemi këtu
Dhe buzëqeshim.
PAK ÇMENDURI
Nuk prish punë
Po qe se
nganjëherë
Jemi pak të
çmendur,
Pak tekanjoz
Dhe pak
Të marrë.
Nuk prish punë
Të sillemi pa
kode
Dhe të rrënojmë
Muret makabre
Nga të çmendurit
Që na ndajnë.
Nuk prish punë
Ehu... bre burrë
Çfarë
pëshpëritin
Butakët e
brumbujt
Rrugëve të
lodhura
Të shtruar me
pikëpyetje
Të lodhura nga
stinët.
MOS KËRKO FALJE
Kurrë mos kërko
të të falin
As mos kërko
falje pa nevojë
Se bota
rrotullohet
Edhe pa lejen
time
Tonë.
Bursa, 17.07.2011
GJUMI
Gjumit
vazhdimisht
Askush nuk i bënte vend
Për një sy gjumë
E nata për çdo natë e përqeshë
Gjumin e kotur.
Mike moj
Sa karagjoz ishte
fati i nëpërkëmbur
I dal nga ëndrra
E sot
E përgjumur
është
Edhe stina
Që mezi ka
mbërritur
Në kullat tona
VETMIA E VETMUAR
Vetmia ecë e
vetmuar, e lodhur
Shtrihet te
pushoi
nga ecejaket në punë Sizifi
E Ti, edhe më tej
E pikturon
ATDHEUN
Me tri të panjohura
Në lëkur gjarpri
Në pëlhurën e
grisur
Këmbët babëlok të hidhnin vallen
Që kurrë nuk e
kishe lozur
Ata iknin...
iknin... babëlok
Se daullja
ballas i shponte timpanin
Një të martë
nëna ofëkëlliu
Shtëpia mbeti me
tre mure
Më thuaj pse ike
babëlok
Pa ma tregua ëndrrën e kuqe
Që e ruaje tinëz
Në arkën e
pluhurosur
Nga kodoshët dhe
nga harrimi
VEGJETIM
Unë, Ti e Harresa vegjetojmë
Katallanët zgërdhihen
Në hyrje të
katakombës
Pa më thuaj edhe
një herë
Lektisjen që nuk
ma tregove
Se në udhëkryq
U trembë koha
U tkurr këmisha
Hartat u
ripunuan
Historia foli
Në shtegun
matanë
Me romuze
Dhiaret u puqën
Maja e Olimpit
foli shqip
Jo... ti nuk
mbetesh e vetmuar
Kurrën e kurrës
Se unë jam
aty...
Hija e jote...
ISHULLI
Në ishullin e
harruar
I zbulova enigmat
Vardar
Me tri te
panjohura
Këtu nuk ka rrugë
As ëndrra të
purpurta
Bacë, kah të
kaptojë
Për të arritur
deri te Itaka
Vallen e
Sardanës
Edhe më tej e
lozin
Robërit
Me dalmate të
bardha
Po dalmaten,
babëlok
Kush e qepi
Në këtë stinë
vere
Kur përcëllon
dielli
Mbi kalldrëm
malli
TË VEÇUAR NË VEGULLI
Këtu ku jemi
Nuk ka telefon
As letër
As libër
E as laps për të
shkruar
Këtu hesap si epej askujt
Nuk ka as
pëllumba
Nuk ka as stuhi
As furtune
Por zukama e gjinkallave
Te nakatos shpirtin
Më amanetove të
të shkruaj
Për kohen
Për pikat e vëlimeve
Se sa është
temperatura
Se a ka marramendje koha
Nga vapullimi
Sonte
meteorologët kumtuan
Nuk do të bije shi
E breshër... nuk
është e ditur
As më freskët nuk do të bëjë
Unë, ti e vetmia
Do te qeshim me parashikimin
9 korrik 2017, Antalia