| E diele, 26.01.2020, 12:40 PM |
LVV, E KA GURIN, NDËRSA LDK, E KA ARRËN!
Nga
Dedë Preqi
Asnjëri
nuk do dalim fitimtarë, duke e fyer njëri-tjetrin e duke u sharë, nëse
dëshirojmë të bëjmë diçka të mirë për këtë vend dhe për këtë popull, patjetër
duhet ti pastrojmë rrethanat ekstravagande dhe urrejtjet në mes njëri-tjetrit,
gjegjësisht thashethënat dhe praktikat partiake, që janë bërë të padurueshme
dhe po prekin thellë ndjenjat e këtij populli, i cili po pret me padurim një
koalicion të mundshëm në mes LDK dhe LVV, për të krijuar qeverinë e re.
Të
shohim me vemendje njerëzit e këtij vendi, që enden pa punë dhe lëvizin pa
ndonjë cak të caktuar, pothuaj se i kanë
humbur konceptet për jetën dhe të ardhmën në këtë vend, përshkak se nuk besojnë
dhe nuk kanë çka të kërkojnë nga e nesërmja, që e kanë shkakëtuar avanturat e
qeverive të dobëta dhe të përsëritshme në këtë vend.
Megjithë
boshësitë e infrastrukturës politike dhe mangësitë e infrastrukturës ekonomike,
ky vend disponon një fuqi të mjaftueshme intelektuale dhe inspiruese e
gjeneratave të reja, që nuk janë të gjithë të përfshirë dhe të kyqur në
politikbërjen shtetërore, sepse në vend të tyre janë futur njerëz pa meritë, të
cilët e kanë sjellë shtetin në një situatë të pa lakmueshme.
Ndërkaq,
Kosova deri me sot nuk ka mundur të arrijë transformimin e realitetit të vet
përmes një infrastrukture të tillë politike, duke e mos krijuar të mundshmën
nga kapacitetët e saj dhe strategjitë që
posedonte, duke e përdorë të njëjtën praktikë të pushtetëve politike, prandaj
ka ardhë koha për një ndryshim të mundshëm të kësaj infrastrukture, përmes një
koalicioni në mes LDK-LVV, formulën e të cilit e ka përcaktuar populli përmes
zgjedhjeve të fundit me 6 tetor të vitit kaluar 2019.
Për
sa i përketë zgjidhjes se problemit të këtij koalicioni të mundshëm në mes LDK,
dhe LVV, problemi urgjent do të ishte, që njëra palë dhe tjetra duhet
domosdoshmërisht me lëshuar pe, për të ardhë deri te realizimi i marrëveshjes
në mes palëve, pa marrë parasysh se në këtë rast LVV, është në ofensivë, duke
ia plotësuar apetitet LDK-së, e cila do të merrte edhe postin e kryeparlamentarit,
të cilin e ka marrë në bazën ligjore.
Ndërsa,
postin e kryetarit të shtetit të cilin e dëshiron LDK, që duhet të merr një
miratim dhe besim të LVV, edhe ky kusht duhet të plotësohet në një formë, që
nënkupton një qëndrim të cilin e dëshiron me çdo kusht kjo parti edhe pse nuk e
ka kohën e vet të zgjedhjes, por për ti dhënë kualicionit një kuptim dhe
zgjidhje, LVV, duhet jetë zemërgjerë dhe nuk do të humbaste asgjë, duke
përfshirë edhe hirin e dëshirës së partnerit të vet, si edhe vendosmërinë për
të vënë në veprim vullnetin e qytetarëve të vendit.
LVV,
tani përtani e ka gurin në dorë, ndërsa arrën e ka LDK, dhe për të funksionuar
në një mënyrë është e domosdoshme njëri dhe tjetra, që të nxjerrin frytin e
kësaj marrëveshje dhe të një kualicioni të përbashkët për formimin e qeverisë
së re në Kosovë. Nëse partia që e ka
gurin në dorë, do e përdorte shansen e mundur në kuptimin e asaj që me e thy
gëzhojën, por pa e dëmtuar thelbin, atëherë nuk do të hezitonte që të veprojë
menjëherë dhe fitoren mbi vetëvetën ta festojmë sa më shpejtë së bashku, dhe të
fillohet një ndryshim dhe një mirëqenje më e mirë për këtë popull dhe për këtë
vend.