| E merkure, 22.01.2020, 09:10 PM |
TË
RUAJMË POROSINË E VALKERIT, ZËDHËNËS I REçAKUT TË MASAKRES DHE T’MERIT
Nga
Dedë Preqi
Kush
nuk e njeh Viliam Valker, kryetarin e OSB-së, në Kosovë, në vitin 1998-99, i
cili udhëheqte Misionin e Verikimit të Kombeve të Bashkueme në vedin tonë, që
dha zërin më të fuqishëm dhe më kombues në gjithë botën se, ç’farë po bënte
ushtria FASHISTE e Serbisë, ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të Kosovës.
Viliam
Valker, duke dhënë lajmin më të prekshëm komunitetit ndërkombëtar, se në Kosovë
po kryhet gjenocid, i cili ishte edhe vet dëshmitar i Masakres së Reçakut me 15
janar të vitit 1999, që pau me sytë e vet masakrimin e 45 shqiptarëve duar
thatë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, gra dhe pleq, padyshim se ishte
një tmerr i rëndë për qenjën njerëzore.
Kaluan
dy dekada nga kjo ngjarje tragjike e kësaj masakre makabre dhe ç’njerëzore, e
cila zgjon parafytyrimin e trishtueshëm edhe sot këto ditë kur përkujtohen ato
figura të pafajshme dhe në atë mënyrë që u masakruan në emër të një formule
fashizoide dhe të paramenduar të regjimit serbo-millosheviqian, hija e të cilit
edhe sot po i tensionon dhe trazon marrëdhëniet e dy popujve në mes vete.
Do
të ishte një virtyt i madh njerëzor dhe vepër humane, kur njeriu e merr
përgjegjësinë ndaj një misioni jo aq të lehtë për të thënë realitetin edhe për
të kryer detyrën në kushte të jashtëzakonshme te luftës, sikur që ishte rasti i
ambasadorit Valker, në kohën kur në Kosovë, kishte shpërthyer llava e luftës,
duke u bërë një zëdhënës i fuqishëm dhe dëshmitar i gjenocidit ndaj një populli
të pafajshëm, që ishte si një relacion i vetëm dhe i mundshëm për ta bindur
mendjen e shëndoshë të njerëzimit ndërkombëtar, apo dhe supërfuqinë botërore,
që të ndërhyjë sa më parë për shpëtimin e çfarosjes së një populli.
Sa
më shumë që gjurmojmë në brendinë e vepres humane të ambasadorit Valker, aq më
shumë i kuptojmë motivet dhe domethënjën e këtij veprimi, ku gjinden argumente
të panumërta në favor të këtij veprimi, dhe në favor të këtij populli, i cili
ishte në prag të veprimit të kryer, apo para çfarosjes nga faqja e këtij dheu,
të cilin e kishte planifikuar regjimi i fashizmit serb në krye me kriminelin
dhe kasapin e Ballkanit Millosheviq.
Prandaj,
ndihma ishte e përgjithshme e faktorit ndërkombëtar me fuqinë e NATO-s, për ta
nxjerrë nga kriza e luftës popullin e Kosovës, por populli amerikan ishte i pa
lakueshëm dhe bastion i çfarë do natyre të përgjegjësisë, ndaj qëndrimit dhe
veprimeve për shpëtimin e popullit shqiptarë, pikërisht në çastet më të
ndjeshme dhe më të rrezikuara gjatë gjithë historisë, duke e kuptuar si
popullin më përkrahës dhe liridashës të kombit tonë.
Viliam
Valker, dje si zëdhënës i OSB-së, dhe dëshmitar i Masakres së Reçakut, sot si
hero i gjallë kombit tonë dhe si këshilltar i pranishëm në kohën e paqës në
Kosovë, përveq se merr pjesë për çdo përvetor në kujtim të kësaj tragjedie të
rëndë njerëzore, ky njeri i madh për popullin e Kosovës, jep edhe këshila të
nevojshme rreth çështjeve politike dhe organizative, në ecjet e mëtutjeshme dhe
përpjekjet e gjithmbarshme përkrah këtij populli dhe në mirëqenjen e tij.
Porosia
e Valkerit, në këtë kohë kur sot këtë vend e sheh në rrethana të tjera, do dalë
e qartë dhe si një medium për analizë, sepse përkundër asaj që e sheh ndryshe
Kosovën sot, sikur nuk kënaqët me gjendjen që duhet ta gëzojë ambasadorin,
sidomos situata politike pothuaj se e ka zhgënjyer, e cila nuk është në
përputhje të plotë me vetëdijën e formuar të këtij populli dhe esencën e tij,
një gjendje e tillë, sikur duket e imponuar dhe jo e prirur në bazë të
vullnetit, kushteve dhe rrethanave të cilat i meriton ky popull më mirë.
Ndërkaq,
porosia e ambasadorit Valker, për popullin e këtij vendi, sikur do të thoshte
me një qëllim mjaftë të prerë, duke e kuptuar se shteti i juaj po i përjeton
akoma ditët e para të konsiledimit, ku ballafaqimet janë të natyrave të
ndryshme, por në sipërfaqe keni nxjerrë vetë mollën e sherrit, duke luftuar jo
për mirëqenjen e popullit dhe ndërtimin e shtetit, por për grabitjen e
«pushtetit», dhe e keni shkrirë në vetëdije të brendshme politike, e cila po u
kushton shumë dhe ua qanë kokën pa nevojë.
Prandaj,
porosia e ambasadorit ka rëndësi jetike, kur thotë se, ka ardhë koha që
përgjegjësia ndaj detyrave të rëndësishme shtetërore të bie në përgjegjësinë e politikës që sjellin
gjeneratat e reja kosovare, ndërsa gjeneratat e vjetra të marrin përgjegjësi
vetëm ndaj vetëvetës, duke e kuptuar se të tillët e kanë hargjuar kohën e vet,
për aq sa zëri i të rinjëve do të ishte në përputhje të plotë me zërin e
vërtetë dhe ardhmërinë më të mirë të këtij vendi.
Dhe
do të ishte e arsyeshme që Kosova, përmes kësaj elite të re politike të
jetësohet dhe të udhëheqët në krahët e saj sa më parë, duke i quar çështjet
përpara me seriozitet dhe ndërgjegjëshëm ndaj këtij vendi. Por jo, duke mbetur
vetëm në sinjalizimin e ndonjë tingulli shpresëdhënës të ndonjë insistim optimist,
që vjen nga miqtë e vendit tonë ndërkombëtar, që të na udhëzojnë gjithëherë në
rrugët tona të përditshme, sikur tani që kemi mbetur në gjysmë të rrugës, pa qeveri të re…