| E diele, 19.01.2020, 01:05 PM |
EDI RAMA, A MENDONI
PËRSËRI SE DONALD TRUMP ËSHTË "TURPI I QYTETËRIMIT TONË"?
Nga
Aleks Kapllaj
Me
20 janar të 2020, bëhen 3 vjet që Donald Trump u zgjodh presidenti i 45' i
Shteteve të Bashkuara të Amerikes, dhe një vit para mbarimit të mandatit të
parë, ai ka realizuar pothuaj të gjithë programin e tij qeverisës duke arritur
suksese te jashtzakonshme në politiken e jashtme e në politiken e brendëshme
ekonomike.
Kundërshtarët
e tij brenda republikanëve, ishin shume skeptike për kandidimin e tij e ndërsa
opozita përdori te gjitha metodat "demokratike", kundër presidentit të ardhëshëm të SHBA-së, si gjatë
fushatës ashtu edhe gjatë këtyre tre viteve të presidencës, për ta skredituar
me të gjitha mënyrat.
Në
prill te vitit 2016, pikërisht në kulmin e fushatës elektorale kryeministri i
vendit tonë, duke folur në emër të "internacionales komuniste" e jo
në emër të shqiptarëve, e quajti kandidatin e republikanëve, i cili do te
zgjidhej me 20 janar 2017, presidenti i 45 i SHBA: "turpi i qyteterimit
tonë".
Një
vit para zgjedhjeve të rikonfimimit të Trump, në detyrën e presidentit, bilanci
i sukseseve të tij u prish humorin demokratëve amerikanë, por sidomos liderit
të "internacionales komuniste", Edi Rama.
Bilanci
i sukseseve të presidentit Donald Trump, janë strategjike dhe me efekte me kohë
të gjatë, si trashëgimi për amerikanët e leksion për të gjithë botën. Disa nga
arritjet e administratës Trump janë këto.
Ka
rritur prodhimin e brendshëm me 5000 miliardë dollarë brenda tre vitesh, ishte
14000 miliardë, para se të merrte mandatin e sot është 19000.
Ka
ulur papunësinë në 3.5%, në nivelin e vitit 1969. Rezultati më i mirë në 50
vitet e fundit dhe ka krijuar kushtet për biznesin dhe firmat amerikane duke
ulur taksat.
Ka
vendosur akord me Kinen, që favorizon prodhimet amerikane e vendos taksa për
prodhimet e importuara nga Kina, me qëllim mbrojtjen e prodhimeve lokale.
Ka
ndaluar hyrjen e kriminelëve e trafikantëve të vëndeve fqinje në shtetet
amerikane.
Në
politikën e jashtme ka arritur suksese në luftën kundër terrorizmit dhe kundër
tiranëve dhe diktatorëve në botë.
Ka
eliminuar kokën e terrorizmit islamik botëror Al Baghdadi, pa dëmtuar asnjë
civil të pafajshëm.
Ka
ulur kokën e diktatorit të vogël të Koresë së Veriut, që kërcënonte gjithë
botën me paradat e armëve bërthamore, sikur ishin fishekzjarret e fund vitit,
me të vetmen armë, madhështinë e një superpotence botërore.
I
ka treguar Assadit të Sirisë së kush është linja e kuqe që nuk duhet kaluar,
gjë që nuk arriti Obama ta bënte për tetë vjet rresht.
Ka
krijuar kushtet diplomatike favorizuese të afrimit të Emirateve, Arabisë
Saudite e Egjiptit me Izraelin, që ishin në konflikte të gati përhershme
Ka
vendosur e para ambasaden amerikane në Jeruzalem, që është edhe kryeqyteti i
Izraelit, por duke qënë i pari shtet që e njef si të tillë.
Ka
ndërprerë të gjitha fondet që jepte Amerika dhe ONU organizatës së Hamas, që
shpesh herë sillet si mafiozë që kanë marrë peng një popull të tërë.
Ka
goditur menjëherë kokën e atij që organizoi sulmin kundër ambasadës amerikane
në Iran, pa shkaktuar asnjë viktimë nga protestuesit, por duke eliminuar vetëm
ideatorin, Qamil Sulejmanin.
Ka
ndaluar hyrjen në Amerikë të fondeve të huaja për universitetet që ushqejnë
antisemitizmin dhe urrejtjen kundër hebrejve.
Ka
ndaluar prodhimin e bombës atomike nga shteti nazist i Iranit dhe është betuar
se nuk do ta lejojë t'a prodhojnë.
Nuk
e di nëse Edi Rama ka të njëjtin opinion për Donald Trump, që kishte gjatë
fushatës elektorale kundër tij, duke e quajtur: "turpi i qytetërimit
tonë".