| E premte, 17.01.2020, 09:51 PM |
Lypsarët nuk njohin kufij, moshë, gjini dhe përkatësi nacionale!
Nga
Sevdail Hyseni
Në
një rrëfim të zonjës Behije Hamiti, një pedagoge, humaniste dhe adhuruese e
fjalës së shkruar artistike, me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, na shpaloset
me ngjyra emocionuese, rasti i një femre të moshuar lypsare, duke na kthyer në
kohën e Migjenit tonë të madh, kur "mjerimi kishte vulën e vet të
shumtueshme, ishte e neveritshme e keqe e turpshme!"
Gjendja
e vështirë ekonomike, varfëria ekstreme, papunësia enorme, ka bërë që rrugët
tona të na mbushen me lypsarë vendorë dhe të ardhur nga vende të ndryshme.
Është e pamundur të kalosh trotuarit për të vizituar ndonjë shitore, apo për të
gyrë në ndonjë bufe e të mos dalin lypsarët me duar të shtrira për lëmosh.
"Miq
të dashur, motra dhe vëllezër! Para disa ditësh gjatë një vikendi, vendosa me
dy shoqet e mija të bëjë një shëtitje. Taksi na la para një Butiku dhe akoma pa
hyrë brena. Një grua e moshuar e kishte shtrirë dorën dhe kërkonte
ndihmë", nis rrëfimin Zonja Behije e rrëmbyer nga një dhembje, të cilët
nuk e fsheh në rrëfimin e saj prekës dhe tepër emocionues.
"Të
them të drejtën, nga këto pamje, ndjeva një dhembje te madhe shpirtërore. U
ndala para derës së Butikut, duke u ndarë nga mikeshat e mija dhe iu ofrova
gruas së moshuar, si të ishte gjyshja ime. Nxora sa kisha lek dhe ia dhurova me
dashamirësi. Gruaja skamnore, së cilës as që nuk ia dija emrin e as origjinën,
mu afrua duke tentuar t'mi puthte duart, në shenjë falënderimi", shprehet
plot me mallëngjim.
Në
rrëfimin e saj zonja Behije, të cilën në rrjetin social të facebook -ut e
njohin me shkurtesën Beki, lëshon një ofshamë dhembshurie që ta këput shpirtin
: "O Zot! Sa dhembje të madhe kam ndier sot ndaj një gruaje kaq të moshuar
që lyp ndihmë, pamja e së cilës nuk më hiqet dot nga sytë e mendja, e cila në
këtë dimër e acar, kërkon lëmoshë!"
Zonja
Behije e përmbyll rrëfimin e saj me një Apel, për të gjithë ata, që kanë
mundësi të mos kalojnë pranë lypsarëve, pa u ofruar ndihëm, të paktën një copë
bukë!
Ky
apel i Zonjës Behije, na kujton vargjet e poetit Ali Asllani, i cila para 100
vjetësh shkruante, po e parafrazoj "Fukarasë t'ia shtrimë dorën, sidomos
kur t'shohim borën!"