| E marte, 14.01.2020, 08:20 PM |
Persiatje, mbi novelen e
Resmi Osmanit, per jeten e trazuar te poetit arberesh Zef Serembe
Nga
Illo Foto
Kolegu,
romancieri  Resmi Osmani, që tashmë ka
bërë emër në letërsine tone bashkëkohore, me romanet historikë, tregimet,
novelat, esetë dhe publicistikën, më dërgoi dorshkrimin e novelës së tij të
fundit ”Kur dashuronte Poeti” me subjekt 
jetën e trazuar të poetit arbëresh Zef Serembe.  Në pamje të parë krijon pershtypjen se   autori , në këtë krijim me afro 50 faqe dhe
9 nëndarje, na jep një  tabllo  të jetës së poetit lirik, nga më lirikët e
letërsisë shqipe të fundshekullit të XIX, në këndvështrimin artistik, per
jeten  plot trazime te  ketij poeti te  famshm 
arberesh . Sikur edhe kaq të ishte , do ta  mirpritja 
me kërshëri , sepse  me pelqen
historia e atdheut tim dhe personaliteteve të tij , në ç’do formë , që të
paraqitet  . Ne formë jetshkrimesh   në formë udhërrëfimesh , kontradiktash
,  pajtimesh. Nuk me plëqejnë   tregimet   
me gjakmarrje , qe padrejtësisht i janë 
bashkëngjitur mizorisht  
atdheut  tim të stërlashtë .
Jetshkrimi
i letrarizuar i   Serembes(për atë pjesë
të jetës që trajton) , ishte brënda shijeve të mija, si nga forma, si nga
përmbajtja . E lexova , me laps në dorë , brënda  5 orve . Pasi e fillova, nuk mund të
shkëputesha nga leximi. E  shkrova këtë  hollësi , sepse   lexusit janë bërë alergjikë me  shkrimet e stergjatura , të të  tëra  
gjinive .  Nga kjo  alergji , nuk shpetojne  as shkrimet cilsore  e të moderuara. Bëhet fjale , për një
braktisje të  heshtur të  leximeve. Dhe kjo është për të ardhur keq.  Kesaj alergjie i  duhet te gjendet  mënyra 
, për ta eliminuar , se shkrimet 
mund të jenë   të gjata dhe shume
te gjata , kur  e kerkojne  kushtet 
e  motiveve , qe rrahin .  Kjo deri diku, është në dorë të autorëve.
Autori i kësaj novele, me duket se e ka kapërcyer këtë rrezik, për hir të
ekonomisë së fjalës, prozës cilsore dhe skenave jetesore të larmishme, të
besueshme, me mendim dhe filozofi.
Titulli
i noveles  ishte “Kur dashuronte  poeti “ . Nuk me befasoi titulli , sepse si
lexues i thuajse gjith krijimtarisë së tij, e njof talentin  dhe psikollogjinë e  autorit . Ky romancier  zotëron një 
kulturë  te gjerë dhe solide , që
e ve në shërbim të artit të tij, aq sa u jep jetë  edhe 
gurëve , që përshkruan . Keni dhe ne kete liber nje  paragraf , qe flet per  mermeret 
. Kur ta lexoni  do me  jepni te drejte . Në veprën e Resmiut   nuk ka firo ideoro- artistike . Këtë  e kisha të sigurtë , kur  fillova të 
lexoj  , arbereshin   Serembe, vëllanë e” gjakut tonë të
shprishur”. Jeta e një poeti, e parë thjesht, nuk përbën  ndonjë eveniment  kombetar , por kur  e 
pershkruan Resmi Osmani , me shumësinë e ndjenjave, poezise qe i buron
nga shpirti, dshurinë e bukur e të pastër 
për vashën, pasionante por fatkeqe, dhimbjen dhe brengën për atdheun e
të parëve nën robërin e turkut, varfërinë, prapësitë e fatit etj., kthehet  në  më
shumë se kaq,në vlerë dhe pasuri e kulturës kombëtare .  Osmani 
është mjeshtër që zotëron magjinë e fjales se shkruar . Me  veprën , që kemi në studim , na ka dhënë
një  poet arberesh, nxënës dhe mik të
Deradës së madh, me dimensione sa vete jeta arbërore  . Ai 
zotëron  në mënyrë të përkryer
plastikën e fjalës së shkruar , në kuptimin , që  në disa raste,   një fjalë vlen më shumë se  100 të tilla .
Në
plan të parë  autori  na jep dimensionin  shpirteror të dashurisë, që  barazohet 
me jetën , por vetë jeta , nuk ka gjithmone dimensine  dashurie , madje  shume rrallë , merr  permasa të tilla . Jeta infatile dhe ajo
madhore , rrallë ngjajnë me njera- tjetren . Ne rastin konkret  u zhvilluan rrjedhshëm  dhe ngjashëm .  Ne keto 
labirinte   jetesore , na i
përshkruan  autori , poetin arbëresh   Zef 
Serembe ; një nga  poetët  , që ka 
lënë trashëgimi   të përkore, por
tejet liriko-filozofike, romantike, por edhe me nota realiste dhe
atdhedashurie, që e vendosin atë në panteonin e 
poezisë shqipe të tëra kohrave . Fama e 
Serembes është gjithnjë  e freskët
dhe  bindëse  , sepse  
i perket nje komuniteti , qe  ka
merguar   rreth 500 vjet më parë nga  Atdheu 
mëmë . Krijoi një  atdhe të  dytë , ne viset me inproduktive te  shtetit  
italian dhe bëri histori, me figura të shquara të jetës kulturore dhe
politike .  Sot ne  atdheun e dyte  arberor , kemi   Universitet , punime shkencore -gjuhesore ,
u ruajt  tradita   mdi 500 vjecare , lidhje natyrale me  atdheun ame , 
një  fenomen botëror  , që 
studjohet  nga  UNESKO .
Këtu,
në katundin Strigari, ka lindur , u burrërua  
dhe zhvilloi  krijimtarinë  letrare  
,  Zefi , ky shqiptar  me te cilin  
nderohet kombi dhe leresia shqipe 
e te gjitha kohrave .  Zef
Serembe, si poet i lindur është edhe 
atdhetar i flakte .  Atij i përkasin
vargjet e famshme:
Arbëria
që pas detit na kujton,
se
na të huaj jemi  te ky dhe,
sa
vjet shkuan! E zemra nuk harron,
se
për turkun qëndruam pa Mëmëdhe.
Ai
e  barazon  poezinë me jetën  dhe kështu 
vepron . Stuhia emocionale , që përjeton 
cilido  poet i lindur , nga
shumica e poetëve  nuk përballohet
në  moshë 
të mesme , deri në  madhore .Të
rrallë janë poetët , që vjershërojnë 
tërë jeten . Serembe  bën pjesë
në  të rrallët .   E përballoi 
moshën kritike  .  U lind dhe 
e mbylli jetën , poet lirik.  Si
atdhetar , lundroi , në të njejtat  ujra
. Jetën e  salloneve me shandane të
ndritura në oborrin perandorak  ne Rio de
Zhaniero të Brazilit ,  e ndërroi
përfundimisht me  jetën   varfaranjake, u kthye në vendlindjen  e dashur , në Strigari  .  Këtu
, ku   përjetoi bashkë me varfërinë    dashurinë 
e parë , që u nderpre  
tragjikisht  dhe nuk  gjeti të 
dytë të ngjashme . Autori   na i
përshkruan   heroin e  vepres 
me pasionet  e tij , pa i
diktuar  asgjë .  Ai është hero i veprës   , me të gjitha virtytet  dhe të metat , që i   fal geni i talentit   dhe që 
meriton te ndiqet nga brezat e rinj 
të të dy  atdheve , që u qëndroi
besnik  gjithë jetën  e tij te ndriitur .
Problemi
tjetër , që  shtjellon  autori i noveles , nëpërmjet  heroit 
Serembe  , është trajtimi  seksual i  
dashurisë .  Ky akt jetësor ,
është përshkruar dhe përshkruhet nga  
ç’do  autor  , duke 
qenë  gjeneza  , për lindjen e jetës dhe zhvillimin e saj pa
nderprerje  . Autori na i ka dhene me
doza te  rezervuara , por realiste  këtë 
akt , që e quan hyjnor . Duke marrë shkak , nga  ky pershkrim jetësor , që i le më shumë vend
nëntekstit në novelen  në fjalë , dua të   permend se disa  shkrime 
letrare , ose gazetareske ,  që më
ka rënë rasti t’i lexoj   ndalin  ne 
pershkrime  seksuale  , sikur të kenë bërë   ata  
zbulimin e    ketij fenomeni  hyjnor ! Teperohet    në këtë fushë të  shkrimeve të sotme . Në disa   shkrime 
autorët , kalojnë në vulgaritet të shëmtuar, që  nuk edukon . 
Mos  me këto që shkruaj, behet
fjale , per censure ?
Jo.
Ata qe shkruajne  , nuk  kane asnjë 
kufizim  moral .    Mund të 
shkruajnë  atë, që mendojnë pa
kufizim , por ligji përkufizon  moshën,
ngaku lejohen  përshkrimet  me 
drejtim seksual vulgar . Esht e pranuar nga të   gjitha  
shtetet  , madje dhe fete , qe
mosha 18  vjec  eshte 
kufiri , që  mund të    diskutohet 
dhe  praktikohet  veprimtaria seksuale e pa kufizuar .   Duhet të  
jesh i sigurt  , që  shkrimet 
të mos  lexohen  posht kësaj moshe ,  gjë që s’është  e mundur, sepse fjala botim , e ka origjinën
nga  fjala botë  . Dijetarët  
kanë krijuar  letërsine ,
gazetarinë , publicistikën   dhe të
gjitha  zhanret , që lidhen me to . Per
të mos pasur kakofoni  , në   zhvillimet e sejcilit  zhanr , është krijuar pornografia ,
prandaj  është e kufizuar ligjërisht , që
kjo e fundit të nderhyje  ne jeten  publike . Novelen e  Resmiut , mund ta lexojë pa kufizim  ç’do moshë , të rinj e të reja, burra dhe
gra.
Une
gjykoj se disa   emisione  televizive , shkrime gazetareske   dhe vecanërisht   shkrime  
letrare , nuk e respektojnë këtë kufizim , që është    ligjor .Vulgariteti  ka qënë dhe do të mbetet  e kundërta e artit . Nuk mund të jetë artist
fjale dhe vulgar njëkohësisht  . Ajo
ç’ka  duhet të   veçojnë 
lexusit  , është fakti , që  jeta është  
shumë më e gjerë  edhe se
poezia   , që është produkt  emocional , i   individëve të  shquar . Serembe u bind , për këtë
realitet  jo vetëm , kur   humbi dashurine  e dlire , por dhe kur u përballua me  vështirësitë 
e jetës  emigratore , që u
përforcua , kur    pa punën e 
skllevërve , në plantacionet e 
kafesë  , pambukut  dhe duhanit . Lidhur me  problemin e  
fundit , më duhet të   
zgjerohem  dicka më tepër për  filozofinë jetësore , që  ushqen  
autori.
Po
paraqes  nje pershkrim të  autorit , për 
dashurinë  e humbur . Bëhet  fjalë, 
për një  motiv  mistik , por 
ka ngjyrën e     realitetit , që
duhet ta ketë ç’do  përshkrim i këtyre
natyrave . Përzihet mistika  me realen ,
ngaku lexusi , shef njeriun , personazhin . Të tilla përshkrime, janë  shumë të vështira , por  autori ynë , ja ka dalë . Më poshtë
përshkrimi mistiko- jetesor   :
“  Zëri heshti. Rënkimi i dheut u prajt, puhiza
e erës u meh dhe pëllumbi i bardhë u ngrit fluturim duke rrahur flatrat drejt
kaltërsisë së qiellit. Zefi  u përmend.
Mendueshëm,   me çape të ngadaltë, mori
udhën e kthimit. Do të jepte gjithçka që të kthente motet e shkuar, por ja që
s’ishte e mundur.Në këtë varrezë kishte lënë pas dashurinë dhe rininë e tij.
Ç’e
priste në ditët dhe vitet qe vinin? Ç’kishin paracaktuar për të Zoti dhe fati?
Këtë s’dinte ta thoshte. Rruga ishte ende e gjatë dhe me plot të panjohura.”(
Vepra  f 
. 32 )
Ti
, si lexus , nuk dallon misticizmin , sepse përshkrimi është i tille , që  nuk ka valvul shkarkimi të mendimit . Kufirin
midis   reales dhe mistikes  e 
ka  eliminuar arti i  perdorimit me mjeshtëri  të 
fjalës.
Skenat
, që përshkruhen  , për gjendjen
emocionale të Zefit- poet janë  prozë ,
që gjëndet rrallë në literaturën   e  tashme  
shqiptare . Problemi  i   skllaverise , që  sundonte 
botën , në  200 vite më parë ,
është   një  skenë tjetër , që rrallkush   e ka 
zhvilluar në këto përmasa  dhe në
këtë  format  artistik . 
Po paraqes një fragment , për të illustruar , mendimin  , që sapo përmenda .
“
Lagjet periferike, bënin kontrast të thellë me qendrën dhe lagjet e pasunarëve.
Mbushur me baraka dhe kasolle, jetonin ish skllevër që kishin fituar lirinë pas
pjemarrjes në luftën e Uruguait dhe fatkeqë të tjerë, kryesisht aziatikë. Të
mbyste pisllëku dhe varfëria e pranishme gjithandej nga fëmijët e zhveshur,
lipsarët dhe pleqtë e rrënuar e të gërmuqur. Për Zefin u bë e qartë: begatia
dhe lulzimi i këtij vendi dhe i gjithë perandorisë, ngrihej mbi djersën dhe
gjakun e skllevërve. Portugezët, i gjuanin ata si kafshët e egra , i lidhnin
këmbë e duar dhe i sillnin në portin e Rios dhe San Paolos. I këmbenin veç me
flori. Ari i zi me arin e ndritshëm! Gjuetia dhe skllavëria e njerëzve. Kjo
ishte një njollë turpi për botën kristiane, që Zefi ky dashnor i zjarrtë i
lirisë, nuk mund t’a pranonte”.  (
Novela  f. 40 ) .
Jemi
të një  mendimi , që  të tillë përshkrim , për skllavërinë  ,nuk e 
gjen me ndonjë vepër tjetër shqiptare . Shkrimtarët  klasikë  
e kane rrahur    gjerësisht , këtë
temë , por ne ç’do rast  përshkrimi i
autorit R. Osmani ka vulen origjinale të një 
romancieri vital . Nuk mbaroj me kaq, Të tilla përshkrime   dhe 
opinione të  shkrimtarit , për
probleme  kardinale ,  gjen në të 
gjithe  veprën .
Per  zhvillimin e 
subjejktit  tërësor të novelës, që
mund të cilësohet dhe roman ,  bie në sy   gjuha 
e pastër ,  e larmishme  dhe ndërtimi sintakstor  i figurshem 
. Asnje fjali   nuk  gjeta , me ndonje mangesi  sado të vogël 
stlistikore.
Episodi  me tragjik i noveles dhe i vete jetes se  Zefit 
, është odisea e kthimit në vendlindje.Autori ka gjetur nje zgjidhje
elegante të paraqitjes së kësaj ndodhie, në formën e epilogut që mbyll novelen:
fjetja ne  sallën e portit të Marsejës –
Francë , ku i  vodhën portofolin me
paratë  dhe  Ai, poeti 
Zef Serembe, i mbetur pa mjete, 
ju fut jetës asketore , mori rrugën , për në Strigari , në këmbë, duke
pershkuar qindra kilometrat e rivierës franceze,  dhe ja arriti .  Një rast i pa njohur  në të tëra 
diasporat e  botës . Keni lexuar
ndonjë  shembell  të ngjashëm ?
Mbas
kësaj  aventure prej asketi endacak , Zef  Serembe 
arbërori ,  na flet nga  Strigari arbëresh . Na mëson se   cila është 
ndenja  e dashurisë  për atdheun , për far’e fisin , për njerzit ,
që kemi ndarë  gëzimet dhe hidhërimet e
kësaj  jete.    Kemi të  
bëjmë me nje gjigand të mendimit 
, që s’ka nevojë për emancipim .
Dashuria
për  atdheun dhe njerzit, mbetet metafora
e jetës , për ç’do njeri, që merr frymë , mbi tokë  .
Illo Foto , Studjus . NY - 10 janar  2020