| E marte, 07.01.2020, 07:12 PM |
"Alfabeti" i
një POETI "Analfabet?!!!"
Rrëfimet
e një poeti analfabet të LUAN XHULIT
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Nuk
ka ditë që mos lexoj. Më është bërë shprehi qysh nga viti 1953,kur isha në
klasën e gjashtë unike(sç quhej atëherë). "Lexoni që të jetoni", ka
shkruar FLOBERI. Sado që nuk i besoj kësaj thënieje,se jam bestyt dhe i besoj
asaj që thotë populli:- Fati i të gjallit,caktohet në tre të natës dhe është i
fshehtë. Bregasit e kanë fiksuar:- Tek
guri me vërë,një nga një:të tërë! Megjithatë,pragvitit të ri,qeshë duke lexuar
një libër me dy vëllime "Kurt Sejit
dhe Sura" të shkrimtares turke NERMIN BEZMEN. Ca nga filmi dhe ca për
hulumtimin aq tërheqës,"notoja" andej nga Deti i Krimesë ku zhvillohen një pjesë ngjarjesh dhe një
zile telefoni ma ndërpreu leximin. Më kërkoi një zonjë shumë fisnike e
shpirtmadhe,MIMOZA JAUPI. Sa bëri toka, më dha librin e LUAN XHULIT dhe,si
thelë përmbi bisht,edhe dy qeska me fruta si peshqesh për vit të ri. Iku,se po
i"digjej mjekrra" nga hallet
si amvisë në shtëpi dhe,po të them se erdhi sa të merrte zjarr, duhet të
ma besoni. Sidoqoftë,e falnderoj këtë mike të shtrenjtë se gjeti aq kohë,sa të
më sillte porosinë e LUAN XHULIT. Tani, turkesha NERMIN BENZEM-HANËMI me KURT e
SURA të presin. Ka ardhur miku nga ATHINA (atje rron LUAN XHULI) dhe do
sajdisur. Shoh librin dhe befasohem: "Rrëfimet e një poeti
analfabet". Luani është devolli dhe ka penë të"rëndë". Që të
lexoj këtë libër të këtij "analfabeti", duhet të"deshifroj"
alfabetin e tij. Është me 150 "gërma".Se kaq janë dhe poezitë në këtë
libër. Dhe,për të shuar kuriozitetin e lexuesëve për këtë lloj
"analfabeti", u them lexuesëve: se ka mbaruar për KIMI
INDUSTRIALE;është i lauruar me çmime në SHQIPËRI dhe ca më shumë në Greqi. Në
SHQIPËRI,ngaqë është"analfabet" ka marrë çmimin"ALI
ASLLANI" në vitin 2008. Libri poetik në gjuhën greke"Biografia e
syve" është shpallur ndër 38 vëllimet poetike më të mira të vitit dhe
është regjistruar në "Antologjinë e poezisë greke". Vëllimi i
fundit,po greqisht:"Agjios Prodhotis"(*Engjëll tradhtar" në
shqip. është radhitur në dhjetë librat më cilësor në vitin 2015. Është
pjesëmarrës në Antologjinë Bashkëkohore
Greke në gjuhën angleze (CROSS-SECTION,2015 në AMERIKË:(San
Francisko,CA:botimet"ERATO". Është pjesëmarrës në pesë festivale
ndërkombëtare të poezisë. Poezitë e tij janë
botuar:anglisht,frëngjisht,italisht,turqisht. Ky"analfabeti" ma nxori
trukeshën e bukur NERMIN BEZMEN-HANËMIN në"qoshe" dhe më bëri që të
merrem me të. NGaqë është devolli, tek e lexoja, më erdhi ndërmend,DEVOLLIU I
MADH dhe i pavdekshmi DRITËRO që ka
thënë:- Në rini, librat përpihen. Në pleqëri përtypen me dhëmbët e vënë! Kështu
më gjeti dhe mua dhe ç'do lexoni më poshtë, janë veç mendime nga një"përtypës
me dhëmbë të vënë".
* *
,*
Shumë
të thëna ka për poetët dhe unë nuk jam në gjendje t'i sjellë të gjitha,po kur shoh këtë vëllim
kaq cilësor mbushur me lirika, s'ka se si nuk sjell në mend atë që ka thënë
nobelisti i madh,JOSEPH BRODSKI që thoshte:- Poezia është peshqesh nga ZOTI!
Dhe, ky"analfabeti" e ka "peshqesh nga ZOTI" se nuk është
se po sjell, para nesh "Tabelën e MENDELJEVIT", por një libër plot me
lirika. Lirikat janë "palca e poezisë" dhe grekët e vjetër lirikat i
këndonin. Lirikat e këtij libri nuk kanë as
metrikë të rregullt,por as dhe me
rimë. Sidoqoftë, ashtu me vargje të lira dhe pa metrikë të
caktuat,paraprakisht, ato kanë ritmin dhe regëtimën e shpirtit të poetit. Poeti
dhe kritiku amerikan,JOHN ASHBERY (vdiq në vitin 2017 dhe jetoi 90-vjeç)
thotë:- Poetët brenda gjuhës së tyre amtare,shpikin gjuhën e tyre që
përbën"revolucionin e tyre privat",por për të gjithë". Parë në
tërësi,kur mbaron së lexuari të gjithë"Alfabetin", bindesh në thënien
aq të qëlluar:- Poetët janë sizmografë të shpirtërave.
Ky,"analfabeti"
nga Devolli, duke shkruar këtë libër kaq cilësor me poezi,sikur ka patur parasysh atë që thotët ANSONIS:-Fali të
tjerët për shumë gjëra,po për asgjë mos e fal veten! E,si mos befasoshesh me vargje të tilla,si:
"... këtu,te vendi i shpirtit/ kam një krater vullkani/që nuk mund ta
ndieni/ pa e prekur...(Brenda vetes). Ose sa bukur është dhënë metaforikish,
mosha e poetit:-Fillova një punë të re: të plakem!". Një pasazh tjetër:-
Më tradhtuan të gjitha dashnoret/përveç njërës:poezisë!
Se
vetëm poezia,- thekson poeti,-është "pensioni im i pleqërisë/ se vetëm
poezia nuk më tradhton me tjetër. Dihet që në poezitë lirike autori është
objekt dhe subjekt. E fillon
si"monolog" me veten, por shkoi e mori dhenë: zë e gjykohet si
dialog apo në shumësi. Kam nënvizuar shumëvargje të poezive të LUAN XHULIT, por
pa munduar që t'i sjellë ato që veçoj më tepër,s'kam se si mos shënoj atë që ka
thënë SOREN KIERKEGARD. Pyetjes që i është bërë:- Çfarë është poeti? Ky dijetar
i urtë i është përgjigjur kështu:-Poeti
është një fatkeq që përjeton tortura të rënda shpirtërore; klithmat dhe
rënkimet zhndrrohen në buzët e tij në muzikë madhështore
dhe,ndonjëherë,demoniake! A nuk ka ndodhur dhe me LUAN XHULIN kështu? "... doja të isha
pëllëmbë/për t'i dhënë një shuplakë së keqes/. Ose" jetoj si të jem
gjarpër shtëpie/. Ca më tutje:"... në fillim i kërkova e-amilin e tij/
mëdërgoi fotografinë e oborrit ë shtëpisë/ pastaj i kërkova numrin e celularit/
më dërgoi fyellin me vrimëza nga ndryshku?. Dhe si çast final sa
sinjifikativ:-Më dërgoi madhështinë e mallit..
S'mund
ta mbyll pa poezinë"I lagur dhe i huaj" (Askush s'u kujtua të më
pyeste sot/ a u laga nga shiu i rrëmbyer?/psherëtij i nxehur, me emrin e nënës
në gojë/vetëm ajo më thante rrobat dhe shpirtin e lagur...MOIKOM ZEQO thotë:
"Të shkruash poezi,do të thotë të pajtosh botën me imagjinatën; do të
thotë se poezia formon një botë të tretë më sipërane.
Duke
e vlerësuar poezinë e këtij"analfabeti" si të një sëre të lartë, uroj
që SHQIPËRISË t'i shtohen të tillë "analfabetë" si LUAN XHULI se jo
më kot ERZA PAUND thotë:"Nëse poezia e një KOMBI pëson rënie,atëherë tërë
KOMBI atrifizohet". Urime "analfabet!"