| E premte, 03.01.2020, 09:48 PM |
DISA PYETJE PER KRYETARIN E RADHES TE OSBE-s!
Nga
Aleks Kapllaj
Ne
pamundesi per t'u pergjigjur pozitivisht fteses suaj, per te marre pjese ne
prezantimin e kryetarit te radhes te OSBE, ceremoni qe do te mbahet ne
Hofburg's Neuer Saal, te Vienes me 9 janar, ora 10, ju dergoj keto pyetje qe
kam per ju! (email: press@osce.org Tel 0043 6767174592)
A
mundet një organizatë botërore me një rëndësi të tillë, siç është OSBE, te
drejtohet nga nje vend qe po shkon drejt një regjimi jodemokratik?
A
mund të ketë OSBE si drejtues te saj, qeverinë e një vendi që nuk ka një
Gjykatë Kushtetuese dhe e cila zëvendësohet nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve,
i cili anullon dekretin e Presidentit të Republikës?
A
mundet OSBE të ketë si kryetar, një qeveri që i ka vjedhur votat parlamentare
dhe që ka kryer zgjedhjet lokale monopartiake e qeverisin vetëm, si ne
pushtetin qendror ashtu edhe ate lokal, si në kohën e diktaturës te diktatorit
Enver Hoxha?
A
mundet një organizatë si OSBE të ketë si presidence, një qeveri që ka
kriminelët e regjimit komunist të djeshëm në institucionet e drejtësisë dhe që
vazhdojnë të japin dënime kundër të drejtave themelore të njeriut?
A
mund të ketë OSBE si drejtues një qeveri që sapo ka aprovuar në parlamentin e
saj, monist, ligjin kundër lirisë së fjales, të njëjtin ligj që kishte partia
nënë komuniste e kësaj qeverie, e cila i burgosi ??fjalen
e lire, ligj te cilen e votuan ne ditet e tragjedisë kombëtare të tërmetit ku
humben jeten 51 qytetare.
Mundet
OSBE, të ketë si kryesues të saj, një qeveri që ka bere te emigrojne 400 000
qytetarë shqiptarë nga vendi i tij, sepse kjo qeveri ka shkatërruar të gjitha
shpresat për të ndërtuar një të ardhme për vendin e tyre, e ndersa erdhi ne
pushtet me premtimin se do te krijonte 300 mije vende pune? A mund të ketë OSBE
si kryetar te saj, nje kryeminister i cili, më 30 dhjetor 2014, u mburr se nuk
ka sindikata në Shqipëri në takimin me Matteo Renzi?
A
mundet një organizatë si ju të ketë një president nje person që bën tallje me
të sëmurët, i cili ofendon duke bërë gishtin e mesëm dhe duke bërë deklarata
seksiste duke i thene deputetes, ti "je e fresket" e nuk e din si
jane keto pune?
A
mund të ketë OSBE si president një qeveri ku zëvendëskryeministri i tij, Erion
Brace, quan kryetaret e shteteve evropiane si Emmanuel Macron dhe të tjerët,
fashista?
Shpresojmë
që me këtë përvojë, Shqipëria të marrë disa mësime demokracie nga ju dhe jo
anasjelltas, sepse do të ishte nje problem shumë serioz për ju!