| E shtune, 04.01.2020, 01:19 PM |
Në
ditë feste si sot edhe Zoti, edhe Krishti, edhe Muhameti, edhe Papa, edhe
hoxha, edhe prifti nuk pranojnë intriga, dhunë, inhumanitet dhe akte terrori!
Madje dhe diktatorët bëjnë kujdes mos shkaktojnë pakënaqësi te qytetarët, ndaj
rezervohen të bëjnë arrestime dhe ekstradime njerëzish në ditë festash, si kjo
e sotmja! Edi Rama është përjashtim i çdo përjashtimi. Eshtë njeriu më i
pamëshirshëm i globit.
Kukësianët
protestues i arrestoi në 3 të natës! Fëmijëve të vegjël dhe njerëzve të sëmurë
te Astiri e gjetkë u hodhi në mengjes heret gazin lotsjellës që t’i nxirrte nga
shtëpitë!
Gylenistin
e pafajshëm e ekstradoi sot me urdhër e kundër çdo ligji njerëzor e
ndërkombëtar ditën e vitit të ri! Pa asnjë shpjegim. Pa asnjë akuzë konkrete.
Pa vendim gjykate ose me vendim të imponuar!
Nesër
do ta bëjë një veprim si ky me secilin prej nesh! Ndaj ai duhet ndalë! Nuk
është dinjitoze që të ikim prej tij dhe shtëpitë tona, pronat tona, pasuritë
tona, trashëgimia jonë dhe këtë trashëgimi ta lemë në duart e këtij grabitqari
bandit e të sëmurë! Duhet ta detyrojmë atë të ikë prej nesh, madje të tmerrohet
kur të na dalë përballë!
Gylenisti
i ekstraduar sot është kambanë alarmi dhe nëse nuk mësojmë prej këtij akti, do
ta pësojmë të gjithë ne si shoqëri, si popull dhe si komb! Historia është
mësimi më i mirë. Ajo na ka dhënë shembuj të shumtë se si mund të rrëzohet një
tiran që ia hip popullit të tij në zverk!
2.2.2020