| E enjte, 02.01.2020, 10:30 PM |
NË DIBËR FITOI SHQIPËRIA NË LUFTË KUNDËR XHONTURQVE PËR ARSIMIM KOMBËTAR (1909-2019)
ME RASTIN E 110 VJETORIT
TË KONGRESIT TË BURRAVE NË DIBËR
Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili
Rezistenca e
armatosur e shqiptarëve në vilajetin e Kosovës i frikësoi me të madhe
xhonturqit dhe qeverinë e saj. Prandaj turqit e rinj e ndryshuan veprimin
kundër shqiptarëve. Vendosën që nëpër mes alfabetit dhe të shkrimit në gjuhën
shqipe tu imponojnë shqiptarëve qëllimet e veta, ti përçajnë shqiptarët, për të sunduar më lehtë me Shqipërinë dhe
popullin e saj. Prandaj me sugjerimin e turqve të rinj më 23 Korrik 1909, në
ditën e përvjetorit të shpalljes së Hyrjetit u thirr KONGRESI I DIBRËS, kinse të manifestohet dita e konstitucionit dhe
të shpalljes së njëvjetorit të rendit Parlamentar. Me pretekst të anulimit të vendimeve
të mara në favor të programit kombëtar
për autonomi në Kongresin e Manastirit.[1]
Xhonturqit
të bindur se kanë përkrahjen e popullsisë së Dibrës filluan përgatitjet disa
ditë përpara duke thirr delegatë dhe mysafir për të marrë pjesë sa më
masovokisht në Dibër, për të minimizuar Kongresin e Manastirit dhe rëndësinë e
tij.[2] Për këtë arsye turqit e
rinj një ditë para fillimit të
Kongresit, organizuan miting të madh në shenjë të përkrahjes dhe të solidaritetit
për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga hegjemonizmi i huaj. Kjo propagandë
xhonturke bëhej me qëllim në prag të Kongresit për të bindur opinionin e brendshëm
dhe i jashtëm “se shqiptarët janë së
bashku me politikën që udhëheqin xhonturqit”. V.Xh).
Në
mitingun e Dibrës organizator kryesor ishte: Ismail Pasha myderriz nga Dibra,
një herrit edhe anëtarë i xhonturqve nga Stambolli, së bashku me Vehbi Agollin-Dibra,
sipas mendimit të xhonturqve këta numëroheshin si njerëz të tyre.[3] Ndërsa për mentor të
kongresit ishte caktuar Rexhep Vokë Tetova, Myfti i Vilajetit të Manastirit.[4] Me ndihmën e tyre
xhonturqit ishin të bindur se do ti futnin thikën pas shpine Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare dhe luftës së tyre për autonomi. V.Xh).
Më 23
korrik dita e premte para dite të gjithë delegatët u grumbulluan në oborrin e selisë qeveritare
ku u bë ceremonia për kremtimin e përvjetorit të vendosjes së kushtetutës. Aty
do të fillonte edhe zyrtarisht hapja e kongresit. Në rrethana të
jashtëzakonshme pasi ndërtesa mbahej e rrethuar nga forca ushtarake të
pushtetit, që dëshmonin forcën përpara shqiptarëve. Disa delegat që mbanin krahun e lindjes, me
oratorit e veta kërkuan nga shqiptarët
të bashkëpunojnë me vëllezërit e vet, se politika e xhonturqve dhe ajo
shqiptare duhet të jetë një me turqit si
otoman dhe shembull për popujt tjerë që jetojnë në kufijtë e Perandorisë
Osmane; “Se shqiptarët nuk kanë kurrfarë pretendimesh kombëtare”. Rexhep Vokë
Tetova, mbaroi fjalimin e vet me apelin,
“se
myslimanët duhet ta pranojnë programin e përgatitur nga Komiteti i
Partisë ”Bashkim e Përparim”.[5] Rexhep Nuredin Voka, në
këtë kohë mbante mandatin e Myftinisë të Manastirit. Ky shumë qartë në
diskutimin e vetë i definoi qëllimet e Kongresit, përkrahu fuqishëm hapjen e
shkollave shqipe në tërë Shqipërinë Etnike, ndërsa në fushën politike përkrahu
programin e xhonturqve, duke çuar ujin në mulli të tyre.[6]
Kongresi
i Dibrës filloi punimet në pasditën e të premtes, Vehbi Dibra u ngritë të
përshëndeste Kongresin, ai mbajti një fjalim tejet të zjarrtë që i ndezi të
pranishmit. Xhonturqit ishin të bindur se Vehbi Dibra do të mbante krahun e
tyre.[7] Në këto çaste kur e kishte
fjalën Myftiu Vehbi Dibra,[8] ndodhi diçka e papritur,
Kryetari i deritanishëm i Kongresit Ismail Beu u godit nga pika në zemër dhe
mbeti i vdekur në sallë. Në këtë tollovi të krijuar rol historik ka luajtur
strategjia e përsosur e Vehbi Agollit, i cili në ato çaste kur pritej
ndërprerja e Kongresit ai me diskutimin e vetë tejet të prehtë vazhdoi fjalimin
duke i zbutur zërat që kishin filluar të grindeshin midis dy rrymave në sallën
e Kongresit duke kërkuar ndërprerjen e tij. Me vdekjen e papritur të Kryetarit
të Kongresit në ceremoninë solemne të hapjes, akoma pa filluar punimet Kongresi
i goditi rëndë planet dhe oreksin e
turqve të rinj. V.Xh).
Si thamë edhe më lartë, këtë ditë xhonturqit e
pritën në mënyrë solemne për të përkujtuar ditën e Shpalljes së Kushtetutës
Parlamentare nga vetë Sulltani. Ky manifestim kishte prapavijën e saj për të
fut përçarje në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe arsimdashësit në përgjithësi,
duke vu në plan të parë përdorimin e
alfabetit arab, duke propaganduar: “se është më mirë që gjuha shqipe të shkruhet
me shkronja arabe”. Në këtë kongres merrnin pesë 322 delegatë nga troje
të ndryshme të Shqipërisë. Në mesin e
xhonturqve kishte edhe shumë oficer, shumica me rrobe civile.[9] Në këtë kongres ka pasur
pjesëmarrës edhe të viseve tjera të Turqisë Evropiane. Pra, pos shqiptarëve në
Kongres merrnin pjesë edhe përfaqësues të kombësive tjera: 30 serb nga Vilajeti
i Kosovës, 25 bullgarë të krahinës së Maqedonisë, 9 vlleh dhe 6-7 turq dhe 15
grek. Ndër delegatët serb më i zëshëm ka qenë Glisha Elezoviq në replikat e tij
me Rexhep Vokën nga Tetova.[10] Voka iu kundërvu fuqishëm
këtij ideologu serb nga Vuçitrna, tani më me banim në Shkup dhe përfaqësonte
serbët në kongres. Ky haptazi doli në mbrojtje të projektit megaloman serb dhe
kërkoi ndërrimin e emrit të Kongresit, që përputhej me programin e xhonturqve.[11]
Në
Kongresin e Dibrës kishte përfaqësues të klubeve shqiptare si dhe klubeve nga
Selaniku dhe Stambolli: si Mid’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, dhe Abdyl Ypi, të
cilët në këtë kohë ende bashkëpunonin me
komitetin xhonturk “Bashkim e
Përparim”. “Ndërsa Abdyl Ypi u bënte thirrje shqiptarëve që të pajtohen me regjimin e turqve të rinj”.[12]
Në Kongres
dominonte rryma për Lëvizjen Kombëtare në krye me Dervish Himën, Sotir Pecin,
Feim bej Zavalanin, Aqif pashë Elbasani,
nga Fusha e Pollogut, në këtë krah bënte
pjesë Halim Derralla dhe Myderrizi Mehmet Efendi Tetova.[13]
Turqit e rinj me ndihmën e bashkëpunëtorëve
të tyre me çdo kusht u përpoqën që të miratohet me shpejtësi programi i përgatitur
që më parë nga Komiteti i Partisë “Bashkim e Përparim”. Por hasi në rezistencë
të fortë nga krerët shqiptarë të Lëvizjes Nacionaliste Kombëtare, të cilët nuk
lejuan që të preket interesi i çështjes kombëtare. Rryma e Lëvizjes Kombëtare në
krye me nacionalistin e shquar Dervish Himën kërkoi me këmbëngulje që çështja për
autonomi të ngel në programin e Kongresit.[14] Kjo çoi në ngritjen e tensionit në mes rrymës për
autonomi nacionale dhe turqve të rinj. Pa paragjykime, kjo ishte një arenë e
hapur midis forcave nacionaliste dhe të moderuarve që mbronin politikën e
turqve të rinj. Shqiptarët u ndanë në dy grupe autonomist dhe përkrahës të
idesë osmanishte një shtet një popull. Ky dualizëm pikëpamjesh shkaktoi te një
pjesë e mirë e atdhetarëve të njohur shqiptar revoltë, ku si rezultat ata
braktisin Kongresin e Dibrës duke mos e pranuar
programin reaksionar prej 17 pikash të paraqitur nga xhonturqit, i cili
apelonte në besnikërinë ndaj osmanizmit, kushtetutës dhe qeverisë turke. Prandaj
ky kongres i organizuar nga xhonturqit u pagëzua. Kongresi i shqiptarëve dhe jo xhonturqve.[15]
Për realizimin e kërkesave
politike, xhonturqit e angazhuan me të madhe myftiun e Manastirit Rexhep Vokën
nga Tetova një nga mbrojtësit e flaktë të alfabetit shqip me shkronja arabe.[16] Ky ka qenë tej mase i
angazhuar për aplikimin e programit politik të tyre, duke filluar nga Kuvendi i
Ferizajt në vitin 1908, Kongresi i Manastirit, Dibrës. Programi i këtij
kongresi me konspiracion të madh, u
shpërnda ditën e dytë në klubin e oficerëve nga ana e vetë oficerëve. Ky programi
ishte përgatitur shumë më herët nga Komiteti Qendror “Bashkim e përparim”. Ky
program u lexua nga myftiu i Dibrës Vebi Agolli Dibra. Në ato vendime thuhej se
populli shqiptar shprehte gatishmëri për bashkëpunim dhe unjisim me Perandorinë
Osmane. Ky imponim i vendimeve të përgatitura më parë shkaktoi mosmarrëveshje
të mëdha. Delegatët u ndanë në dy grupe. Xhon turqit me përkrahësit e tyre
kërkonin miratimin e vendimeve sipas turqve të rinj, ndërsa atdhetarët kërkonin
realizimin programit kombëtar. Programi i paraqitur nga xhonturqit u aprovua
pas ndërhyrjes që iu bënë disa formulimeve të programit me kërkesën e
patriotëve shqiptarë. të dominuar nga xhonturqit: “Grupi delegatëve nacionalistë”.
V.Xh).
Papritmas për xhonturqit, kongresi mori kahe
tjetër falë kontributit të patriotëve shqiptarë. Pasi në këtë kongres u shtrua
kërkesa për bashkim kombëtar në njësi administrative territoriale dhe u kërkua
autonomia në kuadër të Perandorisë Osmane. Me një vetëqeverisje nga shqiptarët,
shkollat në gjuhën shqipe etj. Në raportin e konsullit serb nga Manastiri
thuhet : ”Këtu shihet qartë se xhonturqit
në këtë kongres pësuan disfatë”.[17]
Poashtu këtu duhet theksuar se ishin
të kota ato fjalime të Vehbi Dibrës, Rexhep Vokës dhe Abdyl Ypit për kompromis
midis tyre. Nacionalistët nuk lëshuan pe para kësaj propagande që kishin
përgatitur mjaft përfaqësues të e
komitetit xhonturk “Bashkim e përparim”
ku bënte pjesë edhe Rexhep Voka.[18] Këta udhëheqës fetarë u shitën për interesa të ngushta personale në
dëm të lëvizjes kombëtare për autonomi arsimore “duke kërkuar unitet politik me
ta, por kjo ishte e pamundur kur në Shqipëri kishte marrë hovë nacionalizma
shqiptare për autonomi një komb një
shtet. V. Xh).
Pas
diskutimit të Vehbi Dibrës dhe Rexhep Vokës më 24 korrik dita e shtunë në
klubin ushtarak, ku merrnin pjesë të gjithë delegatët nuk u realizua kërkesa e
xhonturqve dhe përkrahësve të tyre për miratimin e programit të paraqitur nga
vetë xhonturqit. Por kërkesa për miratim u refuzua nga vetë atdhetarët. Ata kërkuan që më parë të njiheshin me
programin e pastaj të diskutonin për përmbajtjen e kërkesave të xhonturqve. Me
këtë qëndrim negativ të atdhetarëve, kongresi dhe politika xhonturke nuk arriti
qëllimin e duhur që kongresit të mbyllej para kohe. Kjo nuk duhej të ndodhte
deklaronin patriotët shqiptarë, pasi kërkesat kombëtare nuk ishin marrë ende në
diskutim. Pra, që në fillim të punës së Kongresit dolën divergjencat në
sipërfaqe midis dy rrymave.[19]
Të dy grupet qëndronin fuqishëm në
pozicionet e tyre, numri i madh i delegatëve mbi 320 vetë, rrezikonte
shpërndarjen e kongresit. Në këto çaste tejet të rëndësishme për vendin dhe
popullin shqiptar, Vehbi Dibra e mori fjalën, të pranishmit me vëmendje
dëgjonin këtë diskutim pajtues që çonte në vazhdimin e punës e jo të
ndërprerjes. Ky atyre që ishin më të zëshëm u tha se edhe unë jam i interesuar
për këtë program dhe nuk jam që ky të anashkalohet. Ky diskutim i tij ndikoi pozitivisht
edhe te përfaqësuesit e xhonturqve. Përsëri pati ndarje, disa ishin për
bisedime në interes të kombit dhe të atdheut. Por pati edhe që deklaronin: “nuk na duhen bisedime të
nënshkruajmë projektin të hartuar nga
xhonturqit dhe të shkojmë”.
Në këto çaste pati edhe ndërhyrje edhe të
oficerëve duke treguar delegatëve edhe rrugën e forcës për ata delegatë që nuk
ishin të gatshëm të nënshkruajnë programin. Për të neutralizuar situatën,
ndërhyri Abdyl Ypi delegat
i klubit “Bashkimi” nga Selaniku, i cili me një fjalim të urtë u shpjegoi të
pranishmëve të drejtën e lirisë dhe fjalës që u garantohej me kushtetutë. [20]
Në
këto çaste zërat që filluan të dëgjohen nga disa delegat shin tejet të ashpra. Atmosfera në sallë u
tensionua tej mase, disa delegatë e lëshuan mbledhjen. Kjo bëri që mbledhje]a
të ndërpritej dhe të dy rrymat të ndaheshin veç e veç në grupe punuese për të
bërë konsultime për veprim të mëtutjeshëm. Patriotët shqiptarë u tubuan në teqenë
e Baba Shabanit, ndërsa rryma proturke në Beledije.[21]
Pas kësaj ndarje filluan përsëri
bisedimet midis tyre nëpërmes delegacioneve për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të
punës të Kongresit. Të dy palët ranë dakord që nga të pesë vilajetet të
zgjedhin nga tetë përfaqësues. Përveç këtyre do të merrnin pjesë edhe pesë
persona tjerë sëbashku me Valiun e
Manastirit Sami bej Kulla, inspektori i përgjithshëm i krahinës së Maqedonisë
dhe tre dibranë. Kongresi i ardhëm gjithsejtë kishte 45 përfaqësues.[22]
Poashtu ranë dakord për të gjitha
vendimet që do të merrnin do të njoftonin të gjithë delegatët ku do të bisedonin
për ti miratuar dhe të nënshkruhen nga
ata. Poashtu vendim tejet më rëndësi ishte marrëveshja e re ku thuhej se pikat
që do të miratoheshin nga Kongresi do të hynin në program dhe do të
miratoheshin nga të gjithë delegatët. Këtu del në pah, se tani më edhe programi
i përgatitur nga vetë turqit, duhej ti nënshtrohej Kongresit dhe të miratohej nga
vetë delegatët me nënshkrime. Kongresi
vazhdoi punën ditën e tretë m 25 korrik, ky tubim e mbajti në shtëpinë e
Zejnulla Hatipit. Për kryetar përsëri me shumicë votash u zgjodh Vehbi Agolli-Dibra,
për sekretarë u zgjodhën Halit Gjirokastriti dhe Isan Selaniku. Këta morën më
shumë vota nga të gjithë delegatët. Por kësaj radhe nuk ishin të kënaqur rryma
proturke, ata kërkuan të emëronin edhe një kryetar të dytë. Por propozimi i
tyre nuk e mori numrin e duhur të delegatëve, pasi 25 ishin kundër, ndërsa vetëm 14 ishin për
kryetar të dytë.[23]
Pra mund të konstatohet se në seancën e tretë të këtij Kongresi ndodhi
e kundërta. Nga ky çast Kongresin e Dibrës
nuk e drejtonin xhon turqit dhe përkrahësit e tyre por vetë atdhetarët
shqiptarë. Turqit e rinj tani më nuk qenë në gjendje të zgjidhnin e dhe vetëm
një kryetar e jo më të udhëhiqnin me punët e Kongresit.[24]
Në zhvillimin e punimeve të
kongresit dhe marrjen e frymës kombëtare ka pasur ndikim të fuqishëm edhe
prezenca e nacionalistëve shqiptarë në krye me Dervish Himën. Pasi me përhapjen
e lajmeve të këqija se xhonturqit po bënin presione të ndryshme në Kongresin e
Dibrës me mija malësor iu afruan qytetit të Dibrës për ti erdh në ndihmë
atdhetarëve që po luftonin në të gjitha fushat kundër vendimeve dhe programit
të përgatitur nga turqit e rinj. Në biseda me delegatët, populli kërkonte që të
merreshin vendime në favor të çështjes
kombëtare. Gazeta “Shqypja Shqinisë” do
të shënoj më vonë fjalët e një shqiptari që ishte i gatshëm me forcat tjera
vullnetare të flijoj veten për gjuhën ka deklaruar: “Unë nuk dij me shkrue sa me
këndue por vetëm këtë e dij se kush di me shkrua e këndua në gjuhën amtare ka
përparua”, prandaj edhe ne duhet të mësojmë gjuhën tonë e jo të botës.[25]
Kongresi i Dibrës keqësoi edhe më
tepër situatën edhe ashtu të tensionuar në mes shqiptarëve dhe turqve të rinj,
sepse doli në shesh e vërteta se shqiptarët janë të vendosur në kërkesat e tyre
dhe se janë të gatshëm të rezistojnë ndaj çdo përpjekje që tenton ta shuaj
lëvizjen e tyre kulturo-arsimore.[26]
Xhonturqit u përpoqën që në
kongres të ndezin fanatizmin fetar, me qëllim përçarje, por llogaritë e tyre të
përgatitura më parë nuk u dolën si mendonin ata. Puna e kongresit mori llogari
të papritur për politikën e tyre në saje të aktivitetit të patriotëve
shqiptarë.[27]
Pjesa e dytë e vendimeve të kongresit ishte në përgjithësi në
kundërshtim me politikën e ndjekur nga
xhon turqit në Shqipëri. Andej komiteti xhonturk “Bashkim e përparim” filloi
një fushatë të gjerë për të popullarizuar nëpër mes të shtypit, mitingjeve,
etj. Ajo reklamonte vetëm ato pjesë të vendimeve të kongresit të Dibrës që
flisnin mbi gatishmërinë e shqiptarëve për të luftuar kundër armiqve të
Perandorisë Osmane.[28]
Pas
mbarimit të Kongresit të Dibrës turqit e rinj filluan ti ndjekin të gjithë
kundërshtarët që ishin kundër alfabetit arab dhe platformës xhonturke. Për ti
ndjekur udhëheqësit e popullit, ajo i shpalli si bashkëpunëtor të politikës Evropiane,
të udhëhequr nga Austro Hungaria.[29]
Pasi
Kongresi i Dibrës nuk i dha rezultate e pritura Komiteti xhonturk “Bashkime
Përparim” vendosi të kalojë në një luftë institucionale kundrejt shqiptarëve.
Gjatë verës të vitit 1909 ky komitete i propozoi parlamentit disa projekt ligje
që mendonte se do të jenë më efikase në
pengimin e lëvizjes arsimore. Këto projekt ligje u aprovuan në parlamentin xhonturk në gjysmën e dytë të
vitit 1909, ku do të shërbenin si mbështetej juridike në luftë kundër lëvizjes
kombëtare dhe asaj kulturo arsimore. Pra kundrejt shqiptarëve ishin të drejtuar
dy ligje: “Ligji mbi shoqëritë”, dhe
ligji mi çetat apo “kaçakëve”. Ndërsa për ligjin për shoqëritë jepej sqarimi “Se ato
mund të ekzistojnë vetëm si shoqata
otomane”.[30]
Sipas
këtij ligji shoqatat dhe klubet kombëtare duhej të humbnin karakterin kombëtar
të tyre. Valit e krahinave dhanë urdhër që me një herë të ndërpritet
veprimtaria kombëtare e klubeve dhe të
shkollave kombëtare shqipe. Poashtu u ndalua shtypi i kohës, që tani më ishte
bërë çerdhe e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.[31]
Ky
vendim i sjellë në parlamentin xhonturk, shkaktoi zemërime dhe protesta të
mëdha në Shqipëri. Klubi i Elbasanit më 29 korrik 1909 protestoi pranë kryesisë
së senatit dhe të parlamentit për këto masa antishqiptare dhe njoftoi klubet: e
Selanikut, Manastirit, Shkupit dhe Janinës, që me klubet që kishin nën
vartësinë e tyre, t’i bënin një protestë
të përbashkët parlamentit turk. Më në fund turqit e rinj kaluan në
aksion. Në fund të korrikut të vitit 1909 likuiduan klubin shqiptar të Tiranës
duke vendosur një regjim të fortë.[32]
I njëjti
regjim u vendos edhe në Durrës dhe qytete tjera të Shqipërisë ndërsa në
Gjirokastër anëtarët e klubeve shqiptare ishin thirrur në gjyq në Stamboll nga
komiteti i turqve të rinj.[33]
Kujdes
të posaçëm xhonturqit i kushtuan veprimtarisë së klubeve shqiptare në Kosovë, ku ndihej një aktivitet i
gjerë politikë.[34]
51
Kundër
politikës dhe masave të hapëta reaksionare të turqve të rinj protestuan
patriotët shqiptarë, klubet dhe shtypi kombëtar. Gazeta “Dielli”, shkruante në ato ditë se “Sot punët në Shqipëri janë më
keq se në kohërat e Abdyl Hamidit dhe gjuha shqipe ndiqet më tepër se kurrë
ndonjëherë” dhe u bënte thirrje shqiptarëve “të bashkohen dhe të zënë luftën e
vërtetë kundër armiqve të kombit tonë, luftën e vërtetë dhe të fundit kundër
xhonturqve “.[35]
Edhe
pse u përgatit nga turqit e rinj dhe kishte karakter reaksionar, kongresi i Dibrës
pati edhe rëndësi kombëtare. Me përpjekjet dhe angazhimin e patriotëve
shqiptarë, kongresi shqyrtoi edhe një varg çështjesh me rëndësi që kishin të
bënin me lëvizjen kulturore arsimore shqiptare. Populli shqiptar, veçanërisht i
rrethinës së Dibrës tregoi mjaft interesim për mbarëvajtjen e veprimtarisë së
kongresit dhe kjo shërben si një nxitje për luftën e mëtejshme të popullit
shqiptar kundër reaksionit të turqve të rinj. Kështu turqit e rinj me kongresin
e tyre reaksionar në Dibër nuk arritën qëllimin e tyre të planifikuar, por
vetëm thelluan edhe më kundërthëniet në mes popullit shqiptar dhe turqve të
rinj. Me anën e këtij kongresi xhonturqit u munduan të mbulonin kundërshtitë e
tyre me kombin shqiptar por edhe kësaj radhe nuk ia arritën qëllimin e caktuar.
Kjo situatë e elektrizuar nuk i zmbrapsi udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare për
ta vazhduar rrugën drejt autonomisë shqiptare, ata të pakënaqur me vendimet
xhonturke, thirrën Kongres tjetër në Elbasan.
Pas
kongresit të Dibrës u rit edhe më shumë reaksioni i turqve i turqve të rinj
kundër lëvizjes kulturave arsimore shqiptare. Komiteti xhonturk “Bashkim e
Përparim”, kaloi në luftë të hapët kundër shkollës, gjuhës dhe kulturës
kombëtare shqiptare, kundër klubeve që drejtonin luftën e popullit shqiptar për
thurjen e sundimit reaksionar turk. Kundër reaksionit xhonturk patriotët
shqiptar u përgjigjën me një aktivitet edhe më të bujshëm dhe zhvilluan luftë
të ashpër.
Në
anë tjetër u përhap hovi i luftës në disa qytete të Kosovës, Burrat e kësaj ane
filluan organizimet në Gjilan, Drenicë, Junik. Pasi Xhavit Pasha kishte vendosur të shkretonte Shqipërinë.
Në Deçan u mbajt Kuvendi i burrave nën udhëheqjen Isa Boletinit, Sulejman
Batushës, Shaban Binakut dhe disa patriotëve të tjerë ku morr vendim në
Kuvendin e mbajtur te “Verrat Llukës” që të rezistohet me armë kundër regjimit
të xhonturqve.
Në
këto rrethana të luftës për arsim kombëtar, marrëdhëniet
shqiptaro-turke u acaruan fuqishëm pas kongreseve mbarëshqiptare. Turqit e rinj
filluan t’i ndjekin të gjithë shqiptarët që ishin kundër alfabetit arab dhe
platformës xhonturke. Për ti arsyetuar ndjekjet para
kundër udhëheqësve të Lëvizjes Kombëtare ajo i shpalli si tradhtar të Perandorisë Osmane dhe njëherit bashkëpunëtor
të politikës Austro-hungareze.
Kjo situatë
e elektrizuar nuk i zmbrapsi udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare në krye me
Dervish Himën, Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin, Sali Gjukën, Halim Tetovën,
Luigj Gurakuqin, Rexhep Mitrovicn dhe shumë veprimtarë tjerë për ta vazhduar rrugën drejt Autonomisë së
Shqipërisë, që u kurorëzua me sukses Pavarësia e Shqipërisë Etnike, në Kuvendin Mbarëkombëtarë në Vlorë, më 28
nëntor 1912.
31 dhjetor 2019-Tetovë
[1] Masar Kodra,
kongresite vo Debar, Elbasan i Bitola na albanskoto osloboditelno dvizhenje,
Skopje, 1969. fq. 107.
[2] i. g,
Senkieviç, Osvoboditelnoe dvizenie albanskogo naroda v, 1905- 1912. Moskva,
1959. vep. e cit. f. 141- 142.
[3] Muhamet
Piraku, Legalizimi i Alfabetit të Manastirit, “Përparimi”, nr.11-12, Prishtinë,
1968, f.1038.
[4] Hasan Kaleshi,
Neki problemi izuçavanja kulturne istorije Pologa za vreme turskog perioda, “
Bigorski nauçeno-kulturni sobiri, Gostivar 1971, f.182.
[5] I.G. Senkieviç,
po aty. f.143.
[6] Hasan Kaleshi,Neki problemi
izuçuvanja kulturne istorije Polloga...., pun. i cit. f. 182.
[7] Shkri Rahimi,
Qëndrimi i pushtetit turk ndaj çështjes së alfabetit, “Gjurmime albanologjike”,
nr.1. Prishtinë 1969, f. 15.
[8] Arian
Kadiu, Dibra e Madhe (monografi), Tiranë
1996, f. 91; Debi Dibra në këtë kohë ishte anëtarë i klubit “Bashkmi” në Dibër.
I themeluar në vitin 1909, për kryetar kishte Hafuz Sherif Llangun.
[9] Skender
Rizaj,Albanska abeceda u nauçnoj literaturi, “Jugosllovenski istoriskki
çasopis”,nr.1-2, Beograd 1969;Arian
Kadiu, Dibra e Madhe, Tiranë 1996, f. 96; ky në punimin e vetë publicistikë
përmend numrin e pjesëmarrësve 315-320, ndërsa pjesëmarrjen e delegatë përmendë
pesë vilajetet nga 9 delegatë 54 delegatë.
[10] Hasan Kaleshi, Neki problemi
izuçuvanja kulturne istorije Polloga...., pun. i cit. f. 182; Historia e
popullit shqiptar II, Tiranë 2002, f.
412, por duhet theksuar se ky botim më i ri ka shumë dobësi në lidhje me
mirëvajtjen e punës dhe numrin e delegatëve që marrin pjesë në Kongresin e
Dibrës. Në vitin 1909. Në veçanti kur në f. 413, përmendet komisioni prej 40
delegatës, ai nuk është komision por janë delegatë që zgjidhen nga
përfaqësuesit e kongresit për mirëvajtjen e punës të kongresit deri në mbarimin
e saj. E cila arriti ti kryen punët me
sukses.
[11] Po aty: Qazi
Xhelili, Vehbi Dibra, personalitete dhe veprimtar i shquar i Lëvizjes
Kombëtare, Tiranë 1998, f. 49.
[12] I. G. Senkeviç, Osloboditelnoe dvizhenie albanskogo naroda v
1905-1912 g. Moskva 1959, f.146.
[13] I. G. Senkeviç,
vep. e cit. f. 143; Hasan Kaleshi,Neki
problemi izuçuvanja kulturne istorije Polloga...., pun. i cit. f. 181; (Mehmet
Efendi Tetova, mendohet të jetë nga familja e Aqif Mehmed Pashës 1 cili ka
shkruar shumë këngë në gjuhën persishte, arabe dhe turke, ka vdekur në vitin
1893).
[14] Hasan Kaleshi,Neki problemi
izuçuvanja kulturne istorije Polloga...., pun. i cit. f. 185.
[15] Raporti i konsullit italian nga Manastiri,
Bernardit,”Congresso albanese a Dibra”, më 3 gusht 1909.
[16] AIH, Materiale
të arkivit të Vjenës, Dos. 19.1, 172-19.1,-181, v. 1909
[17] A. M. Shkup,
Fond. PP. Mk. 355, Raporti i L. Mihajlloviqit, konsull serb në Manastir.
[18] Hasan Kaleshi, Neki problemi
izuçuvanja kulturne istorije Polloga...., pun. i cit. f. 182.
[19] AHI, Materiale
të arkivit të Vjenës, Dos.19,1.193, v. 1909, Raport i konsulit Pastolin,
dërguar shkëlqesë së tij shkëlqesisë së tij zotit Baron fon Erental, në Vjenë.
[20] AHI. Materiale
të arkivit të Vjenës, dos. 19,1,195, Raport i Konsullit Manastirit dërguar
Vjenës, më 2 gusht 1909.
[21] AHI. Dos. 19-1, 195, Raport
i konsullit të Manastirit dërguar z. Erental, më 29 gusht 1909.
[22] Po aty, raporti
i njëjtë.
[23] AIH, Dos. A. IV, 102, f. IX, X.
[24] Ali Vishko, Kongreset
e Alfabetit dhe shkollës shqipe, Shkup 1992,
f. 71.
[25] Gazeta
“Shqipja e Shqypnisë”, nr.12-13, 31.01. 1911.
[26] Muhamet
Piraku, Legalizimi i alfabetit të Manastirit,
“Përparimi” nr. 11-12 Prishtinë,1968, f. 1039.
[27] Shkri Rahimi,
Qëndrimi i pushtetit turk ndaj çështjes së alfabetit, “Gjurmime albanologjike”,
nr.1. Prishtinë 1969, f. 15.
[28] Historia e
popullit shqiptar, II, f.292.
[29] i. g.
Senkievi], vep. e cit. fq. 145-147.
[30] AM-Shkup,
Fond. J. Jovanoviqit, 1909, Raporti i konsullit serb nga Selaniku, më
12.11.1909.
[31] Shkri
Radhimi, Qëndrimi i pushtetit turk, vep. e cit. f.16.
[32] Shaban
Demiraj-Kristaq Prifti, Kongresi i Manastirit ngjarje më rëndësi në LKSH,
Tiranë, f. 52.
[33] Po aty, f. 53.
[34] Shukri
Radhimi, Qëndrimi i pushtetit turk ndaj çështjes së alfabetit, pun. i cit. f.
f. 16.
[35] Gazeta
“Dielli”, Boston 17, IX, 1909.