| E premte, 27.12.2019, 12:26 PM |
BRISHTËSIA BALLKANIKE
Nga Fahri
Dahri
Ndër shekuj tek
popujt e Ballkanit kanë ndodhur ngjarje të
rënda, kontradikta, mosmarrëveshje dhe armiqësira, të cilat duke
përfituar dhe nga miopia e Fuqive të Mëdha, ose nga nënvlerësimet, apo dhe nga
interesa të veçanta politike, strategjike dhe fetare, kanë shërbyer në kohë të
ndryshme si nxitëse konfliktesh ndërmjet popujve të këtij gadishulli, deri në
ashpërsi konfliktesh të armatosura si brenda për brenda popujve ballkanikë dhe
më gjërë, me shtrirje të konflikteve nga rajonale në konflikte Botërore.
Diplomacia, pjesë
e së cilës është edhe politika, si një instrument që krahas të tjerave merret
me rregullimin e marrëdhënive ndërshtetërore, ndjek me kujdes të vazhdueshëm
dhe me shqetësim të madh çdo shfaqje të lëvizjeve ekstremiste dhe pa dyshim çdo
incident të dhunshëm kudo ku ndodh. Incidentet e kohëve të fundit ndërmjet disa
shteteve të Ballkanit, nëse nuk analizohen me paanësi dhe objektivitet,
rrezikojnë të sjellin pasoja të rrezikshme dhe të paparashikushme sidomos në rajonin
me popuj shumë etnikë, shumë kulturash dhe me besime fetare të ndryshme, pa
lënë mënjanë nacionalizmat e theksuara (nga ndonjëherë edhe artificiale).
Nuk është
rastësi, por vazhdimësi e pandalur kur, në të gjitha rastet e përpjekjeve për
të mbrojtur sovranitetin, identitetin tonë, padrejtësitë ndaj shtetit shqiptar,
në forma të kamufluara dhe të drejtëpërejta, zërat e kundërta janë bashkuar si
një orkestër me dirigjentë mjeshtërit e shndërrimeve të gënjeshtrave, në të
vërteta dhe transferimin e veprimeve të tyre armiqësore, si produkt shqiptar.
Spostimit të ngjarjeve të dhunshme, konflikteve deri edhe të armatosura, ndër
shekuj janë shoqëruar me akuza të menjëhershme dhe të bashkërenduara më së miri
nga shkaktarët e vërtetë të krijimit të situatave, me deklarimet se incidentet
shkaktohen nga shqiptarët dhe fajësohet shteti Shqiptar. Si gjithnjë edhe kohët
e fundit, po ndodh që në kor të përbashkët disa shtete ballkanike fajësojnë
Shqipërinë dhe shqiptarët si irredentistë, konfliktualë, nacionalistë të theksuar,
bile të shoqëruar edhe nga ndonjë zë i veçantë i brendshëm shqiptar, i
pakuptueshëm, ndofta ngatërron inatet politike me sovranitetin e vendit, i cili
akuzon për “narcisëm” ku atij- ish deputetit shqiptar, ne shqiptarët i dukemi
të pandryshueshëm. Edhe sikur të pranohet pandryshueshmëria jonë, janë mendimet
dhe veprimet e joshqiptarëve që rrëzojnë këto akuza ndaj nesh.
Për të kuptuar
diferencat e theksuara më sipër, i drejtohemi veprimeve dhe mendimeve të
freskëta që qarkullojnë në mjedisin ballkanik me shtrirje valësh (jehonën) edhe
përtej kufijve ballkanikë. Aktualisht tone kërcënuese ndaj shqiptarëve janë
dëgjuar nga ana e Mitropolitit të Konicës Andreas, i cili pa merakun se ndokush
do ta quajë narcizt apo nacionalist ekstremist, kërkon zgjerim kufijsh në dëm
të shtetit fqinj. Ai me zellin e madh armiqësor etnik dhe fetar ndaj nesh, më
datën 17 maj 2015 në fjalimin e mbajtur kryefjalë kishte “Vorio Epiri”,
kërcënonte haptazi shtetin Shqiptar, duke u shprehur: “Ne do ta
çlirojmë, do të rikthehemi dhe toka do
të dridhet “(bëhet fjalë për Epirin e Veriut-F.D.), duke vazhduar më tej:
“Zgjohuni! Atdheu dhe Vorio-Epiri rrezikojnë në maksimum. Mos qëndroni
indiferent se do ta paguajmë shumë shtrenjtë me katasfrofë kombëtare”. Edhe komunikata për shtyp, e cila
fillimisht është botuar në faqen zyrtare të SFEVA, citon: “Çdo kufi guximi është tejkaluar nga pala shqiptare ndaj Greqisë që pas
çështjes me shelfin kontinental. Po! Për shkak se ajo kurrë nuk ka braktisur
planet e saj për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”. Ata harrojnë se kufijtë e
tanishme, në jug të paktën, janë nga vjedhja e territoreve greke e Epirit të
Veriut me ndihmën kryesisht të Italisë në 1914. Kjo sjellje është paturpësi
pasi në saj të Greqisë, Shqipëria mundi pas rënies së regjimit ateist komunist
që të qëndrojë në këmbë ekonomikisht. Mosmirënjohja është e njëjtë mes njerëzve
të vegjël dhe shteteve mashtruese”. Mesazhi është shpërndarë përmes një
qarkoreje të lëshuar nga Mitopoliti grek Andreas, i cili është një nga krerët e
kishës zyrtare të Greqisë, Mitropoliti i Drinopoleos, Pogonit e Konicës sipas
titullit të tij zyrtar. (Kujtoni para 1913 ishin territore shqiptare dhe
kuptoni hipokrizinë e priftit)
Provokime të
rëndë të herëpashershme, në shkelje të sovranitetit shqiptar kanë ndodhur dhe
ndodhin, por përsëri përgjegjësia mbetet tek shteti shqiptar. Mund të kujtojmë
zgjedhjen për kandidat kryetar bashkie në Himarë të Fredi Bejlerit (pjesëmarrës
në incidentin e Peshkëpisë), apo thirrjet e ish deputetit grek i “SYRIZA”-s,
Kosta Barka në favor të Fredit, duke kujtuar “Vorio Epirin”, pa u ndjerë në
ndonjë siklet se ndërhynte në punët e brendshme të një shteti tjetër, etj. Nuk
mbeten mbrapa edhe ish presidenti serb Nikoliç, vazhdon t’u bëjë jehonë
vetësajimeve se shqiptarët kërkojnë “Shqipërinë e Madhe”. Po ashtu dëgjohen
kërcënime të hapura me përmbajtje të theksuara tepër raciste, kërcënime me
vdekje dhe çfarosje të shqiptarëve, apo me cilësime se shqiptarët janë indianë
dhe të egër, etj. Këto “ulurima” vinin nga Ministrja e Brendshme e ish
Maqedonisë, sot Maqedonisë së Veriut. Ajo e ndjen veten fare mirë edhe mbi
racat e tjera, duke e shtrirë racizmin jashtë Ballkanit dhe Europës, me ndalesë
deri në fiset indiane. E habitshme, disa të “zgjedhuri“ tek ne nuk e dallojnë
dot “narcizmin” tek të tjerët, por e kanë më të lehtë t’ia etiketojnë Bashkëkombasve!.
Gordana
Jankulloska shprehet: “Nuk ka
bashkëjetesë me ata. Duhet që t’i pastrojmë njëherë e përgjithmonë”, deklaronte
ajo ndërmjet të tjerave, siç transmetonte zhurnal.mk. “Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mund t’i
vrasim shiptarishtat”, dëgjohet zëri i saj, duke folur me Protuger. “Po merrem me këta “shiptarishtat”. Shiptarishtat
po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”,- thotë Jankullovska,
teksa bisedon me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski. Duke kujtuar këto
kërcënime shfarosëse të ish Ministres maqedonase, më erdhi ndër mend, se edhe
në gjysmën e dytë të shekullit XIV, Thomas Preljuboviç, despot serb i Epirit, në
zonën e Janinës, ka vrarë dhe përndjekur shqiptarët, deri sa nga dëshira e
madhe për të shfarosur shqiptarët, njihej me nofkën “shqiptarovrasës”.
Hera herës
lexohen shkrime dhe artikuj të shkruara nga bujtës të hershëm në truallin
shqiptar, që në trajtimin e problemeve dypalëshe (të cilat në të shumtën e
rasteve janë krijesa imagjinare të porositura), fajësojnë shtetin shqiptar, si
ngatrrestar ndaj fqinjëve, që, sipas tyre, në vazhdimësi paska krijuar dhe
krijon incidente, kur dihen mirë qëndrimet historike të palës tjetër, të cilën në
një rast shkruesi na e servir si:
“...fqinjin me garanci dhe standarte Europiane”.
Sa “bukur”! Sa
gjetje e saktë dhe me përkëdhelje, por realisht çfarë vërtetohet nga
historia?!. Citojmë dy paragrafë nga shkrimi, për të kuptuar mjeshtërinë e
përdorur nga shkruesi, në plotësim të porosive të strukturave të ndërrtuara me
kujdes nga fqinjët edhe me anën e shtetasve shqiptarë, për të krijuar atmosfera
rënduese, të pavërteta kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Pra Shqipëria, me të gjithë fqinjët kufitarë tokësorë ka për momentin
marrëdhënie aspak të mira që të kujtojnë politikën e rrethimit të Enver Hoxhës
në vitet 70-80’. Në këtë tablo, duket qartë se Greqia, duke mos patur asnjë
problem të nxehtë ndërshtetëror me Shqipërinë, duke konfiguruar politikën e saj
rajonale në receta strikte të politikës së BE-së dhe NATOS, bashkë me asetin e
disa qindra mijërave emigrantëve shqiptarë atje, përbën realisht fqinjin me
garanci dhe standarte evropiane”. (Marrë nga gazeta “Tema”, 22 maj 2015).
Nuk do vazhdohet
me trajtimin e shembujve të tjerë dhe të shumtë, sepse do të ndalemi tek
analizat që koha ka vite që kërkon të realizohen, për t’u situr të gjitha
veprimet dhe mosveprimet e shteteve të Ballkanit, si brenda territoreve të tyre
dhe në marrrëdhëniet me shtetet fqinjë, për një bashkëjetesë paqësore,
pavarësisht nga etnitë dhe besimet e ndryshme. Për të zgjidhur problemet e
vjetra dhe të reja ndëretnike dhe fetare të shteteve të Ballkanit, nën optikën
e re të politikave që ndjek Bashkimi Europian për Bashkëjetesë etnike dhe
fetare, krahas mënyrave të shumta, mendoj që për të mos mbetur demagogji, duhen
mbajtur mirë në konsideratë edhe disa komplekse të veçanta dhe permanente në
hapësirën që i është dhënë si “fole e grenxave ballkanike”, të cilat shtrohen
në formë pyetjesh për zgjidhje.
Para se të
kalohet tek shtrimi i disa pyetjeve që dëshiroj t’i shërbejnë analizave
euroatlantike për Ballkanin, do të ndalem tek thëniet se shqiptarët, megjithëse
janë një popull i vogël (realisht nga numuri i popullsisë, Republika e
Shqipërisë renditet e gjashta mes 11 Shteteve të Ballkanit, ndërsa për nga
numuri i shqiptarëve, banues në shtetet fqinje dhe në vendbanimet autoktone,
renditemi të dytët mbas Rumanisë), janë gjaknxehtë, ekstremistë, kohët e fundit na u shtua edhe “narciztë”. Për të
kuptuar se ku shpie narcizmi (zbulim i brendshëm shqiptar?!) na e “sqarin” ish
deputeti çpikës:”Të gjithë mund të
rriten, të zbuten, të dobësohen, të pasurohen dhe të europianizohen për shkak
të ndryshimit. Vetëm narcisti nuk do ndryshojë, sepse ai ka vetëm një përmasë.
Për masën e mos ndryshimit”. Vërtet e habitshme, jo nga fjalët e zgjedhura,
por nga nihilizmi i së vërtetave!. Sipas këtij konteksti, duke i parë ngjarjet
dhe problemet historike, të vazhdueshme, të përsëritura të ndodhura në Ballkan
dhe sidomos ndaj etnisë shqiptare nga shtetet fqinje dhe më gjërë, personalisht
kam mendim ndryshe nga ata që na vendosin epitete jashtë natyrës tonë si
luftënxitës, gjaknxehtë, ekstremistë dhe shumë epitete të tjera, deri edhe
epiteti “narcist”.
Nuk jam i atyre
mendimeve, jo për shkak se nuk më pëlqejnë por sepse nisur nga ngjarjet
historike, këto epitete më shumë janë bumerang i atyre që i adresojnë ndaj
nesh. Prandaj dëshiroj dhe pretendoj të analizohet ecuria shekullore e Shteteve
të Ballkanit, lidhur me qëndrimet ndaj etnive, racave, besimeve fetare,
pushtimet e trojeve të të tjerëve, etj. Aftësitë demagogjike që të “pavërtetat
të merren si të vërteta”, kanë qënë dhe janë të pandara nga politika djallëzore
e shteteve fqinje serbo-greke.
Për të qënë i
besueshëm, në këtë konkluzion, po i drejtohem gazetarit Berthold Seeëald,
redaktor për historinë kulturore në gazetën “Die Ëelt”. Në artikullin me titull
“Historia para Cipras”. Greqia e ka
shkatërruar dhe një herë më parë rendin në Evropë. Sipas gazetarit, Greqia
“prishi” rendin e paqes të vendosur në Evropë në Kongresin e Vjenës në vitin
1815 pas rrëzimit të Napoleonit dhe e la kontinentin të çapitej. Sipas Seeëald,
një nga arsyet e kësaj sjelljeje nga grekët është se ata nuk janë evropianë në
të vërtetë. “Ideja se Grekët modernë
janë pasardhës të Perikliut apo Sokratit dhe jo një miks të sllavëve,
bizantinëve dhe shqiptarëve (këta të fundit e quajnë veten arvanitas-FD) është
një dogmë në system arsimor në Evropë”.
Analiza e tij
bazohet tek libri i Jakob Philipp
Fallmerayer, i cili thoshte se, bazuar tek emrat sllavë dhe shqiptarë mes të
dhënave të tjera, “raca helene është
zhdukur nga Evropa” dhe se “asnjë pikë e pastër gjaku helene nuk rrjedh në
venat e popullsisë kristiane të Greqisë moderne”.
Nuk mund ta
mendoj se diplomacia europiane të ketë qenë dhe të jetë e paaftë për të
përcaktuar saktësisht se çfarë rruge kanë ndjekur, ndjekin apo që duhet të
ndjekin shtetet Ballkanike në politikat e tyre. Shtetet Europiane duhet të
përpiqen, që rruga logjike që ndjek politika në vendet europiane, të bëjë të
mundur zëvëndësimin e politikës së rrugës emocionale që mbizotëron në Shtetet
Ballkanike. Kjo është më e theksuar dhe në radhë të parë në Greqi dhe Serbi.
Analiza është evidente dhe e domosdoshme, duhet të organinizohet sa më shpejt,
pasi ngjarjet, faktet janë historikisht të njohura, të prekshme, ato njihen
edhe nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të rajonit tonë e më gjërë.
I.- Ballkani
është vetëm një gadishull, në mes të këtij Planeti, me një sipërfaqe prej
765.310/km² dhe me një popullsi rreth 64.100.000 banorë, i cili ka krijuar
dramat e mëdha në kontinentin Europian. Ndërsa Europa ka një sipërfaqe prej
10.180.000/km² dhe një popullsi pej 740.000.000 banorë. Sipas këtyre shifrave
gadishulli përbën 8,7% të popullsisë dhe 7,5% të sipërfaqes së Europës. Njohja me
sipërfaqes e popullsisë, ngjarjet e rënda të ndodhura dhe shtrirja e tyre në
100 përqind të sipërfaqes dhe të popullsisë së Europës nga një pakicë ndaj
madhësisë, habit ndikimi i saj dominues ndaj shumicës për nga rreziqet që i ka
sjellë Kontinentit. Në këtë këndvështrimi, vetvetiu lindin disa pyetje:
? Nëse janë kryer
analiza fetare, politike, ekonomike, demografike, sociale, kulturore,
klimaterike dhe ushtarake, për të nxjerrë shkaqet e vërteta nga ku gadishulli i
Ballkanit është quajtur “Fuçi Baruti”?.
? Nëse është
ndërmarrë ndonjë studim lidhur me autoktoninë e popullsisë së gadishullit të
Ballkanit dhe shtrirja rezidenciale e saj sipas hapësirave etnike?.
? Nëse është
studiuar ndonjëherë ndikimi i influencave fetare, si brenda për brenda popujve
të Ballkanit dhe atyre europianë ?. Në favor të kujt populli kanë ndikuar
politikat fetare të Europës, cilat kritere kanë qenë dhe përdoren në
përcaktimin e formimit të kombit?.
? Nëse janë
studiuar ndonjëherë nga politikëbërësit europianë, anët pozitive dhe ato
negative të dy kritereve që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në përcaktimin e
kombeve tek popujt e Ballkanit?. Kjo në vartësi të shfrytëzimit të tyre nga
shtetet dhe institucioneve fetare!.
? Si duhen
drejtuar shkencërisht dhe objektivisht, që asnjëri dhe as tjetri kriter të mos
ndikojë, ideologjikisht, ushtarakisht, politikisht, ekonomikisht, fetarisht dhe
ekspansionisht në ndërgjegjen kombëtare dhe hapësirat etnike të seicilit mjedis
shoqëror Ballkanik?.
? Nëse ka studime
për ndikimet pozitive apo negative tek bashkëjetesat etnike dhe fetare dhe
konkluzionet për secilin rast, të çdo shteti ballkanik dhe ç’farë studimesh apo
analizash janë kryer në rastet e trajtimeve të njëanshme të problemeve etnike,
duke ndërtuar diferenca të theksuara në favor ose në
disfavor të
popullsive me kriter kombësie atë fetare dhe të popullsive me kriter kombësie ,
territor, tradita, e “farë e fisnor?.
II.- Shkaqet e
këtij shkrimi janë rrjedhojë, produkt i politikave aspak të favorshme që po
operojnë, sidomos edhe në kohët fundit, të mbarsura ndër shekuj në disa shtete
ballkanike. Shteti shqiptarë në vazhdimësi është përpjekur të zbusë
paragjykimet historike që padrejtësisht rëndonin mbi të. U çliruam nga prangat
e diktaturës, me vështirësi arritëm të pranojmë rotacionin politik në pushtet,
me ngadalësi u sigura disi rritja ekonomike, etj. Të cilat krijuan një qasje
optike dashamirëse nga euroatlantikët. U forcua bindja se Shqipëria mbështet
një politikë vëllazërore, bashkëjetesë miqësore mes etnive të ndryshme, shembull
i tolerancës fetare brenda vendit dhe në marrëdhëniet me popujt fqinjë. Këto
qëndrime ndikuan në kthesat politike të euroatlantikëve ndaj nesh, u sigurua
anëtarësimi në NATO, u vu drejtësia e munguar me pavarësnë e Kosovës dhe po
realizohen detyrat e shtëpisë në përpjekje për hapjen e negociatave për
kandidat, më pas anëtar të BE-së.
Fakti i rëndesave
të pushtimeve nga të huaj për gjatë dymijë viteve, ku më shkatërrimtarja ishte
lufta dhe përpjekjet kundër asimilimit iliro-epirot që nga perandoria Romake,
Bizantine, Otomane, me rendin komunist dhe ndaj egërsisë së fqinjëve për gati
200-vjeçare në dëm të etnisë shqiptare, duke përdorur çdo lloj mjeti dhe
metodash, kanë korrur sukses duke mos lejuar civilizimin, arsimimi. Kanë
dëmtuar rëndë ndërgjegjen kombëtare nëpërmjet përdorimit efikas të kriterit
fetar në përcaktimin e kombësisë. Kriteri fetar si përcaktues për kombësinë ka
çoroditur, shumicën e arbërorëve të emigruar në Greqi gjatë shek. XII, XIII dhe
XVIII e XIX, që ranë në grackën demagogjike ku me anën e besimit fetar
përcaktohet kombësia dhe kanë injoruar “farë e fisin” e tyre Arbëror. Ndër
shekuj ruhet e folura shqipe, traditat dhe zakonet arbërore, por nuk u njihet
etnia, ndalohet përdorimi i gjuhës amtare, nuk lejohet hapja e shkollave
shqipe. Lidhur me qëndrimin e arvanitasve, po citoj përcaktimin shumë kuptimplotë të ish
deputetit të Pasokut, arvanitasi Teodor Pangallos, i cili është shprehur: ”Arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në
Greqi, pasi ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë
dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre,
sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën e
mësuesve arritën ta zhduknin gjuhën arvanite”. (Deklarim në paraqitjen e
librit të z.Thanas Moriati).
Në dallim me
arbërorët e zhvendosur në shtetin Grek, arbëreshët e emigruar në shtetin
italian ndër shekuj, jo vetëm e ruajnë gjuhën, traditat dhe zakonet Arbërore,
por kanë shkolla dhe filiale të gjuhës shqipe në universitete. Arbërorët në
Greqi njihen si “arvanitas”. Ata nuk e deklarojnë etninë arbërore dhe vetëquhen
grekë, ndërsa arbërorët e Italisë njihen si “arbëreshë” dhe e pranojnë etninë
arbërore. Arvanitasit (jo të gjithë) shfryëzojnë çdo mundësi për të dëmtuar
interesat e vendit të “arbërorëve”, ndërsa të dytët, tregojnë dashuri,
dhimbshuri dhe e kujtojnë me respekt vendin e “arbërorëve”.
Trajtimi i këtyre
rëndesave nuk bëhet, sepse kemi kundërshti ndaj zgjedhjes së kritereve për
formimin e kombit, absolutisht jo. Problemi qëndron në faktin se përdorimi i
kriterit komb mbi bazën e besimit fetar nga shteti dhe kisha greke, për
shtrirjen dhe përhapjen e kombit grek, me synim zgjerimin e territoreve në dëm
të shteteve dhe popujve të etnive të tjera, përbën një element të rrezikshëm
dhe të papajtueshëm nga popujt me kombësi mbi bazën etnike. Kjo të kuptohet
qartë dhe të marrë fund njiherë e përgjithmonë. Veprimi ndikon ndjeshëm në
ndërgjegjen kombëtare dhe në qetësinë shpirtërore në Gadishullin e Ballkanit.
Këto përpjekje ndikuese e influencuese kanë shkaktuar trazira jo vetëm ndër
popujt e Ballkanit, por kanë ndikuar edhe në prishjen e unitetit dhe vllazërimit
midis tre etniteteve me bazë arbërorëve, ku shqiptarët dhe arbëreshët
vazhdojnëtë ruajnë lidhjet arbërore, ndërsa arvanitasit, jo që nuk i pranojnë
këto lidhje të hershme, por vazhdimisht, sa herë u jepet rasti shfaqin
urrejtje, mohim të etnisë dhe krijojnë incidente, të cilat me mbështjetjen
shtetërore dhe kishtare, rezultojnë në ashpërsime marrëdhëniesh ndërshtetërore,
sidomos duke qenë edhe në poste të shumta qeveritare të shtetit fqinj.
Në përpjekjet e
mëdha për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në Bashkimin Europian, popujt e
Ballkanit Perëndimor krahas detyrave të tjera e kanë të domosdoshme një skanim,
për të përcaktuar elementet pozitivë apo negativë të ekzistencave ose jo të
sëmundjeve kanceroze, në ruajtje të një shoqërie të shëndetshme, të pastër nga
ndikimet e faktorëve të renditura mësipër, por jo vetëm ato. Rezultatet e
skanerit, pozitive apo negative, sigurisht duhet t’i shtrijnë efektet edhe tek
shtetet e tjera ballkanike, anëtare të Bashkimit Europian.
Kryerja e
analizave dhe skanimi, siç dëshiroj dhe rekomandoj, janë në ndërgjegjen e
drejtuesave të lartë euroatlantikë, ndërsa mundësitë reale për të zbuluar të
vërtetat gjenden në dosierët politikë dhe kronologjitë e historisë së popujve
Ballkanikë, pa anashkaluar dëshmitarët okularë, mbi të cilët kanë rënduar
vuajtjet nga tragjeditë e faktorëve të mësipërm dhe dëshmitarët bashkëkohës që
i kanë të freskëta dramat fatkeqe të ndodhura, mbasi kanë ndihmuar dhe ngritur
zërin ndaj padrejtësive, të cilat kanë shkaktuar morte dhe vuajtje nga më
makabret dhe të papranueshmet prej shoqërive civile të zhvilluara.
Koha është e
volitshme, pa harruar thëniet: “Më mirë vonë se kurrë”.
Itali,
më 02.06.2015.- Studiues i pavarur: Fahri
Dahri