| E marte, 24.12.2019, 02:35 PM |
Imz. Pjetër Bogdani është rivarrosur në Kriptën e Katedrales së "Shën Nënë Tereza" në Prishtinë
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Prifti,
ipeshkëvi, arqipeshkëvi, teologu, eruditi, atdhetari e filozofi shqiptar nga
Hasi i Kukësit, imz. Pjetër Bogdani në veprimtarin e tij katër dekadeshe
misionare kishtare e atdhetare i dha një kontribut shumdimensional si trinomin
"Për Fe, Atdhe e Kulturë". Siq potencojnë edhe shumë studiues nder epokë
të ndryshme ishte edhe pararendës tejët i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë
Kombëtare dhe një arqipeshkëv e teolog tejët i shquar, i diplomuar në Romë të
Italisë.
Në
jeten e tij gjithëperfshirëse shohim vlerën e një njeriut apo të një profeti,
që do të thotë se gjithnjë jetonte për Zotin dhe ishte dashamirës i kombit të
tij, dhe njerëzimit vullnetmirë mbi tokë njëkohësisht me përkushtim e tij
misionarik profetik e ruajti fenë gjë qe u dëshmua që nga shugurimi i tij
meshtak e deri në fund të kalimit të tij në amshim.
Ai,
gjatë jetës së tij, pas imz. Pal Engjullit (Formulën e pagëzimit) e Gjon
Buzukut (Meshari), në vitin 1675, shkroi në latinisht (sepse shqipës i kanë
munguar disa tinguj) edhe kryeveprën e vet më madhore teologjike: “Cuneus
Prophetarum” apo "Çeta e profetëve" (sipas përkthimit të Justin
Rrotës) e cila vepër i paraqitët Kongregatës së Vatikanit Propagandës së Fidesë
për botim dhe u botua më 20 shtator të vitit 1685 në shtypshkronjën e seminarit
në qytetin e Padova të Italisë duke u ribotuar në vitin 1691 dhe 1702 në
Venedik.
Në
këtë vepër perfshihët Relacionet e njohura nga Shkupi: Dello stato spirituale e
temporale del regno di Albania e Servia ( Mbi gjendjen shpirtërore e shoqërore
të mbretërisë së Shqipërisë e Serbisë 1687–1688) etj.
Në
këtë kryevepër të Bogdanit, gjejmë shkrime të tjera të ndryshme teologjike,
biblike e filozofike, historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe
letërsisë artistike, poetike etj., që do të thotë se zë një vend të dorës së
parë në letërsinë shqipe të vjetër gjë që mbetët figura më eminente e kauzes
kombëtare dhe e letërsisë sonë mbarë shqiptare.
Imz.
Bogdani është dhe mbetët një erudit i spikatur, ashtu siq e konfirmuan edhe
shumë studiues të profileve të tjera të botës atlantike dhe kombëtare
mbarshqiptare.
Ai,
vertetë ishte një gjeni e gjallë i cili përveç gjuhës së tij amtare, zotronte
edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten,
hebraishten dhe gjuhën siriane.
Titujt
t? veprave të tij të tjera të botuara përpos “Cuneus Prophetarum” apo
"Çeta e profetëve" janë: Jeta e Jezu Krishtit, shëlbuesit të botës
(De vita Iesu Christi, salvatoris mundi) si dhe Këngët e Sibilave...
Imz.
Bogdani, ishte tejët i angazhuar në jetësim dhe përparim të kulturës së
shqiptarëve gjë qe letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të
rëndësishëm me ecje përpara.
Ai,
ishte edhe udhëheqës kyç i rezistencës antiturke i cili në vitin 1689 mu atherë
kur futet ushtria austriake (që dirigjohëj nga komandanti austriak Piccolomini)
mobilizon mbi 6000 ushtarë shqiptar për t’ju kundervu dhe për tu çliruar nga
zgjedha mesjetare otomane ndaj edhe ndërron jetë në moshën 59 vjeçare apo me
konkret sot, e 330 vite më par? në Prishtinë, pikërisht ne ditën e Shën
N’kollit, me 6 dhjetor të vitit 1689 në Prishtinë, ku edhe varroset të të cilit
po ato ditë të thyerjes së ushtrisë austriake (sipas të dhënave studimore)
turqit e nxjerrin nga varri trupin e Pjetër Bogdanit (sipas nipit të tij Gjon
Bogdanit-Vikar i Pergjithtë i kishës Metropolitane të Shkupit) duke i'a hedhur
trupin e tij qënve nëpër udhët e Prishtinës.
Për
Bogdanin, kanë folur dhe shkruar edhe shumë studiues e shkrimtarë të tjerë
njohur shqiptarë e të huaj si: ...Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Gaetano Petrotta,
Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin
Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Dhimitër S. Shuteriqi, historiani i
shquar britanik, Noel Malcolm, mons. dr. At' Zef Oroshi Engjëll Sedaj, Idriz
Ajeti, Ismail Kadare, Sabri Hamiti,Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, Martin Camaj,
Luigj Marlekajt etj.
Për
veprën madhore të Bogdanit, ka shkruar edhe kritiku i ynë i njohur kombëtar,
dr. Ibrahim Rugova, president historik i Kosovës, i cili analizën e tij e botoi
te Rililindja e Prishtinës, në librin “Vepra e Bogdanit 1675–1685”, që
konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së tij.
Andaj
siq e përmendën më sipër, sot në kuadër të 330 vjetorit të kalimit në amshim të
Imzot Pjetër Bogdanit, Dioçeza e Kishës Apostolike Prizren-Prishtinë, ne nivel
studiuesish e klerikësh të Kishës, ka shenuar e organizuar rivarrimin e tij simbolik
në Kriptën e Katedrales "Shën Nënë Tereza" në Prishtinë.
Pikërisht,
sot, para shumë të pranishmëve është prezantuar edhe një program i ngjeshur
kulturore e teologjike e ndarë në tri pika: Konferenca shkencore, Eukaristia
shenjtë dhe Rivarrimi simbolik.
Eventi
i sotem ndodhi në ambientet e Qëndres “BogdaniPolis”, dhe të Katedrales
"Shën Nënë Tereza" në Prishtinë, ku morën pjesë shumë degjues dhe
ekspert e studiues të natyrave të ndryshme shkencore, filologjike, letrare,
historike e teologjike: imz. Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioçezës
Prizren-Prishtin?, imz. Rrrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit, Mons. Georgo
Frendo, mons. Charles John Brown, prof. dr. Agron Gjekmarkaj, prof. Anila
OMARI, prof. Anton BERISHAJ, "Poetika e Bogdanit", prof. Evalda PACI,
prof. Kujtim SHALA, prof. Aljula JUBANI,
don Robert KOLA, don Shtjefën DODES, mons.dr. Lush GJERGJI, prof. Gjon BERISHA,
prof. Mirie RUSHANI etj.
Në
orët e mbrëmjës u vazhdua me kremtimin e meshës shënjte si dhe me një Akademi
solemne të Rivarrimit simbolik të Imzot Bogdanit në Kriptën e Katedrales “Shën
Nënë Tereza” përcjellur prej fjalimeve, teksteve, këngëve dhe ritit liturgjik
të Kishës Apostolike...
Ndërsa
fare në fund për të gjithë të pranishmit është organizuar një koktej rasti.
7.12.2019