| E marte, 24.12.2019, 03:08 PM |
FILOZOFIA MAGJITARE E VUçIQIT DHE SHQELMAT E RAMO-VIQIT
Nga
Dedë Preqi
Filozofia
e Vuçiqit, jo që duket fare largëpamëse dhe e kulturës njerëzore, nëse ka
shtysë të pandalshme shtypjen e tjerëve, për ata që nuk i takojnë
nacionalitetit të vet, kësaj i shtohet në veqanti, urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve, që në
kuptimin e domethënjës psikologjike, njerëzit e tillë me këtë lloj sëmundje vuajnë nga gjenet e
trashëguara me dëformime shpirtërore.
Edhe
pas 20 vitëve të luftës që shkakëtoj Serbia në Kosovë, kundër popullatës së pa
fajshme, të cilët turturoheshin, ndjekëshin, masakroheshin e quheshin terrorista
e seperatista vetëm pse jetonin në tokat e veta stërgjyshore dhe pas një lufte
të përgjakshme e gjenocidiale, Serbia dhe politika e saj e djallëzuar akoma
edhe sot e luan rrolin e vet për destabilizimin e këtij vendi.
Dhe
tani krijimi i sindromit “minischengen” nga filozofia e Vuçiqit, është një
vazhdimesi për të plotësuar planet dhe
programet e më hershme, e cila mbi këtë platformë të minischengenit, do të
arrinte qëllimet e veta politike dhe ekonomike dhe për të dominuar në Ballkan,
posaqërisht një filozofi e tillë e Vuçiqit, do t’ia mjegullonte sytë në këtë
mënyrë Evropës dhe botës, duke e futur edhe Kosovë në këtë ombrellë ballkanike.
Kosova
si çdo vend tjetër në rajon ka nevojë për një ekonomi të zhvilluar dhe programe
që kanë karakter të komponentës zhvëllimore, përmes edhe shkëmbimimëve të
mallit dhe ekonomisë së lirë të tregut me rajonin dhe më gjerë, por mënyra e këtij “minicshengeni” të cilin e
ka planifikuar sot Serbia, për vendet e Ballkanit, është një zbulim i vjetër
politik që nga koha e Jugosllavisë, i cili për Kosovën do të figuronte vetëm si
një grackë e përgaditur dhe asgjë tjetër.
Prandaj,
politikat e tilla të Serbisë na sjellën deri këtu me plot hipokrizi, shpifje,
politika që e vranë të vërtetën njerëzore, që dëshmuan tmerin e apologjisë
serbe mbi Kosovën dhe popullin e saj, dhe lufta e fundit ishte monstra e saj gjenocidiale e shkakëtuar
nga e njëjta garniturë politike, që edhe sot gjinden në pushtet dhe në krye të
këtij shteti, atëherë çfarë ndryshimi do pritët në planet dhe programet e
njerëzve të tillë për të mirën dhe të ardhmën e shtetit të Kosovës.
Për
një arsye dhe tjetren Kosova e ka vështirë të besoj në planet dhe programet e
Serbisë, për faktin se të gjitha regjimet e saj historikisht dëshmuan
përjashtimin e këtij populli, urrejtjen dhe masakrimet e vazhdueshme ndaj kësaj
popullate, dhe më e keqja, kur populli shqiptarë pësoi me shekuj nga tragjizmat
e përgjakshme të regjimeve dhe monstrave të Serbisë, duke u sjellë gjithëherë në mënyrë kriminale dhe fashiste
ndaj këtij populli.
Vetëm
në Luftën e fundit që shkakëtoj fashizmi i Serbisë në vitin 1998-99, shkakëtoj
vrasjen e 11’843 civilëve shqiptarë të pafajshëm nga Kosova, ndër ta ishin edhe
2261 dëshmor, dhe në mesin e tyre ishin vrarë edhe 68 dëshmorë dhe martir nga
Republika e Shqipërisë.
Fashizmi
i Serbisë nuk i kurseu as fëmijët shqiptarë, me çrast në mënyrë të pa mësirshme
vrau mbi 1392 fëmijë të vegjël nën moshën madhore, vrau dhe masakroi mbi 1739
femra dhe mbi 20 mijë ishin të dhunuara. Vrau dhe shkakëtoj mbi 400 masakra mbi
popullatën shqiptare nëpër gjitha fshtrat dhe qytetet e Kosovës, duke i djegur
dhe shkatërruar mbi 188 mijë vendbanime, shkolla dhe objekte shëndetësore,
kulti dhe kulturore, dhe dëboi mbi 1milion banorë nga trojet e veta.
Dhe
sot jemi në kohën kur Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë formulën e
marrëveshjeve në mes veti për ndërtimin
e paqës, dhe Serbia si përgjegjëse e së kaluarës dhe gjenocidit duhet ti prijë
kësaj iniciative, por jo të inicoj dhe tu prijë konflekteve dhe urrejtjeve,
sikur qëndrimet e kryetarit Vuçiq, i cli i mohon krimet dhe masakrat e
luftës në Kosovë, duke i quajtur ato si trillime dhe të pa vërteta.
Kosova
dhe qeveria e saj, do të bënte gabim të madh të përfaqësohet në samitët e tilla
të minishengenëve të Serbisë dhe tu besoj magjive të Vuçiqit, jo për shkak të
një qëndrimi antidemokratik ndaj një samiti ekonomik, por Serbisë nuk i ka
mbetur gjë tjetër, vetëm edhe kjo rrugë, përmes së cilës do ta përfitonte Kosovën për ta futur nën ombrellën e vet
ekonomike dhe politike.
Por,
çuditërisht pse po gjuan shqelma ky Ramo-viqi shqiptar, i cili po e kritikon
Kosovën për mospjesëmarrje në këtë samit dhe në një mënyrë sjelljen e Kosovës e
quan vdekje politike, ndërsa Vuçiqit po
ia bënë argatin më të mirë në rajon, dhe pritja e kryetarit të Sebisë në
Tiranë, pothuaj se ishte diçka e pa imagjinueshme, sikur që me Kosovën dhe
popullin e saj nuk ka ndodhur asgjë.
Shqelmat
e Edi Ramës, karshi Kosovës, dhe “jarania” me Vuçiqin, japin shembullin më të
keq dhe të diskutueshëm të një kryeminstri shqiptar, dhe në kuptimin atdhetar
ky njeri do të quhet “njeri i lig”, i cili nuk e njeh fare historinë e kombit
të vet dhe nuk i njeh kundërshtarët dhe gjakpirësit e popullit shqiptarë, por
përkundrazi i bënë miq dhe bashkëpunon me njerëz të tillë, të cilët populli
shqiptarë kudo që frymon i proteston dhe i quan me plot të drejtë k r i m i n e
l.
Edi
Rama, në një mënyrë po i jep përkrahje dhe po ia përmbushë planet Serbisë dhe
Vuçiqit, duke harruar lotin e nënave shqiptare që derdhin dhe rënkojnë akoma
gjatë këtyre ditëve për më të afërmit e vet dhe shumica e tyre nuk i kanë as
skeletët e tyre të prehen në tokën e vet, sepse
kriminelët serb përveq se i masakruan edhe i mëshehën për ti humbur
gjurmët e tyre, për të cilat ka njohuri të veqanta edhe ky miku i Edi Ramës,
Aleksandër Vuçiq.
Jetojmë
në një kohë në të cilën duhet të ndërrohen marrëdhëniet në shoqëri dhe
politikë, dhe demokracia krijon mundësi që në jetën politke të hyjnë njerëz të
përgaditur, të aftë, të besuar dhe njerëz të merituar për të kryer detyrat
shtetërore, por për fat të keq në demokracinë shqiptare në Shqipëri dhe në
Kosovë, në politikë janë futur njerëz të dyshimtë, njerëz të pa shkolluar edhe
të akuzuar për krime të ndryshme, prandaj edhe shteti diktohet dhe mvarët prej
këtij produkti që i shërben vetëm armiqëve të të dyja vendeve.