| E hene, 23.12.2019, 10:47 AM |
Bujar
Nishani:
Sulmet
e turpëshme, fyese, raciste deri në skizofreni të Kryeministrit rilindës ndaj
drejtuesve të shtetit, partive politike, politikës dhe elitës shoqërore në
Kosovë, tregojnë degradimin mjeran politik, psikosocial e human të këtij
kryeministri.
Në
një radiografi politike ky degradim mjeran del qartësisht i shpjegueshëm.
Njeriu
që rendi i pari, me ngazëllim pas tezës antishqiptare dhe luftënxitëse, për të
gjithë Evropën Juglindore, të ndarjes territorjale të Kosovës mbi baza etnike,
e madje duke e propaganduar përmes kasnecëve të tij rusofil se kjo ishte ide euro-amerikane,
nuk mund të tërhiqet lehtë nga misioni i marrë.
Në
çdo rast që misioni i tij demaskohet dhe del në dritën e diellit, ai shfazohet
si qënie.
Misioni
i rradhës për të na imponuar gozhdimin jugo-sllav me tutor serbomadhinë, është
një aventurë mjerane, tragji-komedi e tij dhe e kampit të cilit i shërben.
Shqipëria
dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për asnjë Jugosllavi bis me apo pa Serbinë mbi
krye.
Shqiptarët
kanë nevojë dhe do të angazhohen vetëm në hapësirën dhe boshtin euro-atlantik.
Çdo
skenar tjetër jashtë kësaj platforme është kurth, degradim dhe asgjesim i
shqiptarëve në trojet e tyre.
Bishtat
e këtyre rrjeteve anti perëndim ashtu si dhe në rastin e projektit luftënxitës
të ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, po mundohen ta paraqesin “rrugën e re”
jugo-sllave si ide të projektuar nga SHBA dhe BE.
Fakti
që këto bishta janë të njëjtët që kanë minuar sistematikisht dhe bllokur rrugën
e integrimit euro-atlantik të shqiptarëve me korrupsionin dhe krimin e
organizuar e qartëson edhe më shumë synimin e tyre politik, shprehur edhe me
shantazhin për “alternativa të tjera” për të fshehur dëmin që na kanë
shkaktuar.
Mashtrimi
i parë i rëndë i tyre për idenë amerikane dhe evropiane të ndryshimit të
kufijve mbi baza etnike u denoncua dhe demontua së fundmi nga vetë
përfaqësuesit zyrtarë të SHBA dhe BE.
Po
kaq delirant është edhe guximi rilindës për të shantazhuar BE dhe SHBA, se nëse
ata nuk mbyllin sytë ndaj inkriminimit, korrupsionit, trafiqeve, shkatërrimit
të demokracisë në Shqipëri, nëse nuk anulojnë Rezolutën e Bundestagut apo nuk
tërheqin kushtet e vendeve të BE për të futur vendet e rajonit në rrugën
normale të demokracisë, atëhere autokratët e korruptuar të vendeve të Ballkanit
kanë si alternativë zëvendësimin e integrimit euroatlantik me dyshekun jugo-sllav.
Deri
tani nuk ka asnjë zë zyrtar nga BE se rajoni ynë, përfshirë shqiptarët nuk mund
të jenë më pjesë e axhendës së zgjerimit në BE.
Nëse
do të ketë, ai duhet të deklarohet qartë dhe vetëm atëhere shqiptarëve do t’u
duhet të fokusohen vetëm tek aksi transatlantik por kurrë në mjegullën dhe
greminën lindore apo extra jugosllave.
Sot
për sot ne kemi garancitë zyrtare dhe publike se integrimi evropian është
axhendë e pandryshuar dhe prioritare në rajonin tonë.
Fakti
që kjo axhendë është minuar nga korrupsioni i rilindsve, nga lidhjet e tyre me
krimin e organizuar dhe inkriminimit të shtetit e shoqërisë, duke tentuar tani
dhe shantazhimin e perëndimit me teorinë e “fanarit ndriçues mes maleve të
Ballkanit”, nuk na shpërqëndron dot e as nuk na dekurajon të jemi të qartë në
horizontin tonë euroatlantik.
Natyrisht
që Serbia nuk e ka këtë horizont, por një tjetër, atë euroaziatik.
Këtu
ndahen qartë sot në shekullin e 21-të vizionet dhe interesat midis shqiptarëve
dhe serbëve.
Puthadorët
e jugo-sllavisë në Tiranë as nuk do të na imponohen dot e as nuk do të na
gënjejnë dot.
Urrejtja
e tyre për Kosovën, elitën politike dhe shoqërire të saj është mëse e qartë dhe
e kuptueshme tani.
Tradhëtarët
nuk kanë kurrë komb, fê e atdhê!
Ata
duhen larguar sa më parë nga politikbërja shtetërore dhe e kanë të hapur udhën
për në Euroazi.
Ne
duhet të rikthejmë sa më parë këtu qindramijëra patriotë, njerëzit punëtorë e
të mirë, të larguar me pahir në detin e ftohtë të emigracionit.
https://www.facebook.com/Bujar-Nishani-288438424538934/