Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Blakaj: Mbi varrin tim

| E enjte, 19.12.2019, 09:00 PM |


Hasan Blakaj

Mbi varrin tim

As lule mos lulofshin

Mbi varrin tim

As këngë mos u dëgjofshin

Në atë rrugë t`pa kthim

Shikimin do ta kem tek ti

Po vdiqa në mërgim

I qetë nuk do të prehem

Kur të vë në amshim

As dielli nuk do t´me ngrohë

Dheun përmbi mua

Errësira do ta ftohë

Mallin që m´ka përvëlua

Gjithmonë do te mundohem

Për ty sa të jem gjallë

Sytë të më verbohen

Po se shujta këtë mall

As dheu t´mos më tretë

Në atë tokë të bekuar

Po s´jetuam edhe vet

Shqipërinë e bashkuar

Atëherë, në krahët e shqiponjës

Të fluturojmë në qiell

T´shohim grykat e Valbonës

duke i ngrohë ai diell

Gëzim i pa përshkruar

Të na plotësojë ndjesinë

Kur ky komb i bashkuar

Do ta kthej lashtësinë.

Stockholm 12 djetor 2019