| E diele, 15.12.2019, 11:13 AM |
Meselera: shkurt e shqip
QEVERIA
Kur na bie Qeveria,
Kërcet kënga çiftelia,
Vallëzon macja edhe miu
Fle pa brekë dhe “komshiu”
Eh, ky popull bën me sy,
Prapë një votë për Qeveri!
BUROKRATI
Në derë të burokratit
Shkruan parullë e vjetër:
- Për çdo punë të vogël
Eja një ditë tjetër!...
KRIZA…
Deri kur në këtë botë
Thotë urtia vaj e lot:
-Dy gomarë në një grazhd,
Njëri bar e tjetri kashtë!
MALLKIMI
Ik, shpirtzi,
Ti ikësh me turp,
Vraparak, gjithmonë, në pup...
Ti ke ikur,
Sa herë ke shkuar
Bythëpërvëluar...!
Sevdail Hyseni