| E diele, 15.12.2019, 11:21 AM |
Neki Lulaj
O
e martë mos ardhsh kurrë!
Mbrëmja
priste gaz te oxhaku
Po
fati vjen dhe nën rrogoz
Pesë
minuta larg konakut
Mbi
asfalt gjaku pikon
O,
ç ’të goditi rrugë e qelqit
Telefoni
sjell cingërimë të çjerrë
Si
farmak ajo vesë e mëngjesit
Mos
na ardhsh, o ditë e zezë
Thërrmoj grushtat prej shtangimit
Më
erdhi pranë tmerri dhe dhimbja
Ah,
që s’isha pranë lëngimit.
Kur
kishte ikur vetëdia
Në
damarë rridhte morfina
Nëpër
gojë nuk kishte fjalë
Po
më zgjohej dashuria
Po
më kthehej jetë e gjatë.
Për
ty, Lale, bëja roje
Dorë
e ftohtë, zemër e mpirë
Ngrihu
zemër presin shoqe
Presin
djemtë me fëmijë.
Kthena
prapë lumturinë
Na
kthe vitet tërë jetë
Ti
na mbolle krenarinë
Në
një det që po buçet,
Ti
qëndrove në shtrëgata
Ishe
mbete veç fatbardhë
Le
të ikë në hone nata
Se
të duam bash në ballë
Speyer, Nëntor 2019