| E shtune, 14.12.2019, 10:07 AM |
Pse Baton Haxhiu sulmoi sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett!
Nga
Enver Bytyçi
Më
tërhoqi vëmendjen një intervistë e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në
Radion prestigjioze “DW” dhe një koment i Baton Haxhiut në “Express”! Albini
thjesht shprehte qëndrimin e tij politik në funksionin e kryeministrit, ndërsa
Batoni i hakërrehej ambasadorit amerikan, Kosnett, pse ky i fundit promovoi
zotin Kurti dhe bekoi koalicionin midis VV dhe LDK-së!
Duket
se bota rrotullohet edhe në fushën e pikëpamjeve e ideve rreth interesave
vetjake të shefit ideologjik të Hashim Thaçit. Batoni duket i revoltuar me zotin
Philip Kosnett pse ai paska amnistuar dhunën e Vetëvendosjes gjatë protestave,
sidomos atë në parlamentin e Kosovës. E bën këtë sikur hiqet parimor, por ai
nuk reagoi në asnjë rast kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli rehabilituan Ramush
Haradinajn duke e thirr në koalicion e duke i dhënë funksionin e kryeministrit,
edhe pse Rambo, njësoj si Kurti, ishte aktiv në hedhjen e bombave Molotov në
salllën e pa lamentit të Kosovës.
Do
të ishte e tepërt t’i kujtoja gjithologut Baton Haxhiu, se Joschka Fischer
kishte bërë në vitet ’70 të njëjtën gjë në rrugët e Gjermanisë si Albin Kurti
në Kosovë dhe kur u poq si politikan mori në dorë fatet e diplomacisë
gjermane.Madje shkëlqeu si një ndër dy shefat më të sukseshëm të diplomacisë së
Berlinit në disa dekada. E njëjta gjë ka ndodh me Albin Kurtin dhe ambasadori
Kosnett thjesht e ka konfirmuar një fakt të tillë.
Nga
kjo rezulton se komenti anti-Kosnett e me goditje poshtë brezit kundër Albin
Kurtit ishte një ligësi, një përpjekje për delegjitimimin e koalicionit
qeverisës midis dy partive fituese. Ndërkaq nuk mund të mos vihet re dëshprimi
i këshilltarit të trefishtë, Beograd, Prishtinë, Tiranë, për humbjen e partisë
së tij, e cila jo vetëm ka ushtruar dhunë shterërore me diferencimin politik,
si në kohën e inkuizicionit serb në Kosovë, por e ka rjep pasurinë e Kosovës pa
asnjë pengesë. Pjesë e rjepjes dhe dhunës mediatike në funksion të pushtetit të
korruptuar të PDK-së së Thaçit është gjithashtu vetë gjithologu qortues i
ambasadorit amerikan në Prishtinë.
Stilistika
e shkruar duket moderne, nis me kulturën e mikpritjes së shqiptarëve dhe
vazhdon me këshillën në formë qortimi, sipas së cilës ambasadorët, sidomos ai
amerikan, britanik e gjerman, do të duhej të mos spekullonin me këtë mikpritje
për shkak të kontributit të tyre në luftën për çlirimin e Kosovës. Megjithatë
brenda kësaj stilistike në dukje moderne, ai fsheh ligësinë e tij prej
provokatori.
Nga
ana tjetër, i sprovuar në betejën mediatike, Baton Haxhiu e konsideron fituesin
e zgjedhjeve të 6 tetorit si të padenjë për postin e kryeministirt të vendit.
Kjo alibi e tij synon të rehabilitojë politikën e vjetër në Kosovë. Ai lëshoi
akuzat e mësipërme kundër ambasadorëve të vendeve mike në momentin kur pa se
koalicioni midis VV dhe LDK-së do të bëhet realitet në përmbushje të vullnetit
të sovranit. Duke se Batoni dhe miqtë e tij kanë heshtur deri më tash me
shpresën se diversionet e tyre kundër këtij koalicioni do të kishin sukses!
Por
jo vetëm kaq! Komenti i shefit real të Hashim Thaçit dhe këshilltarit të Vuçiq
e Edi Ramës erdhi menjëherë pas intervistës së Albin Kurtit në radion gjermane
“DW”! Ishte kjo intervistë që e nxori Batonin në shesh beteje, sepse aty
kryeministri në ardhje ka proklamuar qartë tri aspekte:
Së
pari, konsideratat dhe ruajtjen e lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe Gjermaninë.
Së
dyti, përcaktimin kategorik kundër çdo diskutimi për ndryshimin e kufijve dhe
shkëmbimin e territoreve të Kosovës.
Dhe
së treti, Kurti flet për kapjen e segmenteve të shtetit dhe Haxhiu është pjesë
e këtyre segmenteve, edhe pse formalisht nuk ishte pjesë e strukturave
shtetërore.
Nisur
nga këta elementë të rëndësishëm të qeverisjes në ardhje duket se Kosovës do
t’i vijë ndryshimi i pritur. Kësisoj Batoni përpiqet të evitojë që detashmenti
i vjetër të rrezikohet.
Por
qeveria e koalicionit VV-LDK refuzon gjithashtu planet e shefave të Batonit për
ndarjen e Kosovës. Le t’i kthehemi edhe një detaji tjetër, si argument i tezës
së mësipërme.
Para
dy ditësh presidenti serb, Alesandër Vuçiq, u shpreh hapur për ndryshimin e
kufijve dhe shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Madje kërcënoi
Gjermaninë, duke ia kundërvënë asaj Rusinë, sa i përket kufijve. Ndaj kësaj
deklarate nuk reagoi as Thaçi, as Rama, as Batoni. Ky i fundit, në vend që të
shkriante kundër projektit serb të cënimit të territorit të Kosovës, mprehu
lapsin për t’i thënë ambasadorit amerikan se “po spekullon me mikpritjen e
shqiptarëve”! Nuk guxoi e nuk guxon të refizojë kërkesat absurde të presidentit
serb për grabitjen e territoreve të Kosovës. Nuk guxon se ai është promovues i
kësaj ideje të çmendur, bashkë me presidentin e Kosovës dhe kryeministrin e
Shqipërisë.
Ka
pare dikush të shkruajë Batoni apo të thotë diçka Hashimi e Edi kundër
qëndrimeve pro Milosheviçit të Aleksandër Vuçiq?! Ka dëgjuar dikush që Edi Rama
në këto pesë vite të adresojë ndonjë kritikë për Beogradin ose shefin e shtetit
serb?! E keni dëgjuar Hashim Thaçin ndonjëherë t’i përmend emrin me kritika të
drejtpërdrejta homologut të tij serb?! Ai flet rroma për toma kundër
ndërkombëtarëve, se këta paskan favorizuar Serbinë përkundër Kosovës. Por nuk e
ze në gojë Aleksandër Vuçiq!! Pse? Të tre këta kanë frikë prej tij, pasi Vuçiq
u ka dhënë atyre “çorbë të prishur” dhe këta do të duhet të vjellin gjithë
jetën vrer kundër shqiptarëve, në mbrojtje të politikave serbe!
Ky
është Batoni! Prandaj i turret Albinit, madje dhe Philiph Kosnett! Nesër do ta
shohim se si ka për ta sulmuar Vjosa Osmanin, kur ajo të inicojë ndonjë
resolutë anti/Hashim, ant/Edi e anti/Baton në parlament në mbrojtje të
territorit të Kosovës! Hashimi ndoshta do të marrë pozat e patriotit, por pa
guxuar kurrë t’i prekë në kallo Aleksandër Vuçiq!