| E merkure, 04.12.2019, 09:07 PM |
P o e z i
Sejdi BERISHA
Këndim i “çmendur”, ose, elegjia e
shekujve...
VARRET FLASIN DUKE
KËNDUAR...!
(Dhembja
dhe krenaria e kohës)
1.
Ka
ardhur koha
Të
shkunden oxhaqet
Nga
çagja shekullore
Të
pastrohen çatitë
Nga
foletë e sorrave të zeza
2.
Ka
ardhur koha
Të
flasin thepa e kreshta
Shkëmbinj
e lëndina
3.
Ka
ardhur koha
Të
flasin kalatë e kështjellat
Për
ato ethet e tmerrit
Me
shekuj brenda tyre ngujuar
4.
Ka
ardhur koha
Lumi
ta mbrojë kthjelltësinë e vetë
Për
t’i ujitur pastër
Fusha
ara e livadhe
Për
ta freskuar shpirtin
Për
ta shuar etjen e njeriut
5.
Ka
ardhur koha
Kulla
dhe dera e saj
Të
rrëfejë për terrin e vrasjet
Për
ngujimin e ëndrrave
Të
gjeneratave që rrethoheshin
Me
ushtimën e hakmarrjes
6.
Ka
ardhur koha
Që
lisat shekullor
T’i
shfletojnë defterët
E
furtunave dhe të qëndresës
Që
janë palosur në mes lotëve
Të
gjetheve të vjeshtës
7.
Ka
ardhur koha
Që
kazamatet edhe burgjet
Muret
e përgjakura dhe grilat
Të
dëshmojnë për prangat
Për
shtypjet dhe zhdukjet enigmë
8.
Ka
ardhur koha
Që
varret të flasin duke kënduar
Për
peshën e tokës
Për
eshtrat e tretur e të humbur
9.
Ka
ardhur koha
Që
shqiponjat të cilat me shekuj
Fluturojnë
lartë mbi shkrepa
Mprehtësinë
e syrit
Në
libër dashurie ta shndërrojnë
10.
Ka
ardhur koha
Që
dëshpërimin nëpër kohëra
Ta
kthejmë në shpresë
Në
vlera e lumturi
11.
Ka
ardhur koha
Që
në ara ta shpërndajmë
Atë
farën e farës së mirësisë
12.
Ka
ardhur koha
Që
ëndrrat e përdhosura
Shtypjen
në kohë shtrigash
T’i
bëjmë fjalor të mos harresës
T’i
bëjmë falje e krahë engjëjsh
Se
tash kjo tokë kështu e do
Të
keqes t’i vë drynin
Që
nuk çelet kurrë më
13.
Ka
ardhur koha
Që
në kuzhinat tona
Të
gatuajmë bukë dielli e hëne
Me
miellin e ngrohtësisë të tokës fisnike
14.
Ka
ardhur koha
Të
mos hedhim e as bluajmë helm
As
këngët tash e tutje
Kurrë
të mos ngelin të pa kënduara
15.
Ka
ardhur koha
Që
sot e përgjithmonë
Ta
shtrojmë një sofër
Fatbardhë
dhe të lumtur
Dhe
në vend buke
Mbi
te t’i hapim zemrat tona
Edhe
përjetësinë e dashurisë
16.
Ka
ardhur koha
Që
në vend të kandilave
Dritë
të bëjmë me shpirtrat tanë
Ta
stolisim njeriun
Me
këngën e kënduar njerëzishëm
E
dritë të bëjmë
Me
fjalën e shenjtë të gjakut tonë
17.
Ka
ardhur koha
Që
Krujën e Prizrenin
Vlorën
e Manastirin
Që
Shkupin e Shkodrën
Pejën
Plavën e Gucinë
Që
Korçën e Elbasanin
Butrintin
e Dardaninë
Që
Tropojën e Himarën
Beratin
e Vushtrrinë
Që
Gjirokastrën e Mitrovicën
Tepelenën
e Gjilanin me rrethinë
Që
Pogradecin e Sarandën
Bajram
Currin e Prishtinën
Ulqinin
me Kala
E
Gjakovën me Malësi
Që
Prekazin me Drenicë
Preshevën
me luginë
Junikun
Llapin e Gollakun
Që
Çamërinë e Janinën
Rugovën
e Kaçanikun
Në
gjerdan lulesh t’i shndërrojmë
Edhe
si vargje me gështenja
E
në mes tyre fiq e ullinj
Se
kësi vargjesh askund nuk ka
Gështenja
fiku e ulliri
Përqafohen
e shtrëngohen
Si
mur guri në kala
Që
për jetë
Askush
nuk ka fuqi për t’i nda
18.
Ka
ardhur koha
Që
në disa kufij
Me
lahutë t’i ligjërojmë historisë
19.
Se
ka ardhur koha
T’i
këndojmë lumturisë...
(©S. B.)