| E merkure, 04.12.2019, 08:58 PM |
3. Gjenerali i Gjyshit
-Nipit, që sot mbushi dy
muaj-
Nga
Albert Habazaj
Mares
u bë burrë ..., mbushi dy muajsh,
"Dy
vjeç (me të vogla)" e këndon nëna,
Mrekulli
e Zotit është pak t'i thuash,
Ku
mbushet me dritë dielli dhe hëna.
Ku
mbushet me frymë shpirti dhe zemra,
Ku
dashuria rrok të tjera hapësira,
Ku
pranverë me lule vishet kënga,
Se
nga qumësht' i bletës ka më ëmbëlsira.
Principata
e djepit të Princit Mares
Nga
kopsht i Edenit është më e bukur,
Galaktika
e gëzimit tonë hedh valle
Dhe
këndon himnin gjenetik kaq lumtur.
Mares
kur qan ruan veten e rritet,
I
thotë diellit:- Dil, apo të dal?!
Sypishë
më hedh çiltër vështrimet
Dhe
gjyshi e ka graduar "Gjeneral"...
Vlorë, e martë, 3
Dhjetor 2019