| E hene, 25.11.2019, 08:44 PM |
Orë letrare në shënim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Vjenë
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Në hapësirat e
Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Austri u mbajt orë letrare në shënimin
e 28 Nëntorit Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Lidhje e
Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri.
Në emër të nikoqirit përshëndeti Roland Bimo, ambasador. Ai ua
uroi të pranishmëve Ditën e Pavarësisë
së Shqipërisë, mes tjerash ai tha: “Është momenti në kujtim të gjithë atyre që
sakrifikuan dhe kontribuuan në arritjen
e ditës së pavarësisë. Gjithashtu kujtojmë me respekt gjithë dëshmorët e kohëve
të reja që ranë për pavarësinë e Kosovës”.
Në emër të Lidhjes
së Shkrimtarëve përshëndeti Anton Marku, kryetar i cili falënderoj stafin e
ambasadës dhe personalisht ambasadorin Roland Bimo për mbështetjen e tij të
vazhdueshme dhënë Lidhjes së Shkrimtarëve. Gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit
krijues të ardhur nga disa qytete të vendit dhe kryeqyteti i Hungarisë,
Budapesti. Anton Marku i përgëzoi krijuesit anëtarë të Lidhjes për veprat e tyre të reja të cilat e
pasurojnë krijimtarinë letrare këtu ku jetojmë e të cilat do promovohen
sonte”. Programi artistik u pasurua me
lojën në violinë nga instrumentisti i ri Alban Spahiu. Drejtues e rendit programor ishte Kaltrina Durmishi i cila me përkushtim dhe
shije e pasuroj programin festiv të mbrëmjes. E veçanta e orës letrare festive
ishte promovimi i veprave të reja nga anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve në
Austri. Romani i ri Mistere të
koduara nga Driton Smakaj,
shkrimtar, i cili jeton e vepron në Hungari,
u prezantua nga vet autori. Brumi i romanit është me motive nga ngjarjet
në vendlindje në rrethanat specifike.
Promovimi tjetër
ishte vepre e Xheva Salihajt me titull Legjenda e dhembjes së heshtur, krijuese e cila jeton dhe vepron në
Klagenfurt të Austrisë. Rreth librit dha një vështrim të shkurtër Anton Marku.
“ Falmilja Salihaj ka humbur 5 anëtarë të familjes gjatë luftës t ë vrarë nga
forcat policore e ushtarake serbe. Ky libër paraqet fakte e shifra, data, argument, pra dokument i një
kohe të rëndë, por të lavdishme i shkruar me objektivitet”.
Krijuesja Kimete
Zahiri, promovoi librat e saja Kalëruese
e dhembjeve jam redaktimin e të cilit e ka bërë Adem Gashi dhe në gjuhën
gjermane Reiterin der Schmerzen bin ich, Me lexime nga krijimtaria e
tyre u paraqiten krijueset/it: Ervina Toptani, Hazir Mehmeti, Violeta Alimuça,
Angjelina Marku. Xhirimet filmike të mbrëmjes i bëri Ilir Xhelili. Mysafir rasti i mbrëmjes festive ishte aktori
i njohur nga Kosova Çun Lajçi. Në fund nga Lidhja e Shkrimtarëve u dha koktej
rasti.
Lidhja e
Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri është
shndërruar në vatër krijuesish mërgimtarë që prezantojnë me sukses artin
letrare e artistik para kombeve tjera në Austri. Programi vjetor i Lidhjes do realizohet në
dhjetor kur do mbahet Kuvendi i rregullt i saj.
15 nëntor 2019, Vjenë