| E premte, 22.11.2019, 09:19 PM |
Shitja e identitetit shqiptar nga Rexhep Qosja- viti 2014
Nga
Fahri Xharra
“Qeveritë
shkojnë e vijnë dhe fusin në ekuacionet e tyre të politizuara për efekt
mbajtjesh interesash kujtesën historike kombëtare, duke e deformuar si
plastelinë në përshtatje të modeleve politike. Qeveritë, me naivitet politik,
bëjnë identifikimin e fenomeneve historike, me ndonjë figurë, pas së cilës
mendojnë se do të ishte më e sigurt qëndresa në pushtet. Pra sot kemi një
komercializim të historisë dhe fenomeneve apo ngjarjeve historike. Si çdo gjë,
edhe historia e vendit është shitur dhe është blerë në të gjitha format e
komunikimit dhe të transmetimit, prej duarve të tregtarëve-historianë, apo
historianëve-politikanë.(Robert Q.)”
Po
pse baci Rexhep edhe ti u fute në ekuacionet e vështira matematikore te
politikës?
Derisa
shkruaja dhe të zgjedhja fjalët për të përshkruar ashtu si na dole, u trondita
nga ky lajm : “ Edhe një i ri kosovar i moshës 22 vjeçare është vrarë në orët e
mbrëmjes të ditës së hënë në Siri. Familjarë të të vrarit bëjnë të ditur për,
se djali tyre 22 vjeç, Arbnor Uksmajli, u vra mbrëmë në orën e vona në Siri.
Familja e të vrarit nga fshati Jezerc i Ferizajt, ishin vendosur me vendbanim
në Nerodime (vend periferik i Ferizajit)”(lajm i shtypit 7,10.14 i ores 15.00).
Po pse Baci Rexhep nuk e ngrite zërin dhe të dilje në mbrojtje të këtyre të
rinjve që mos të shkojnë si mercenarë në luftërat e huaja , luftëra që neve na
kompromitojnë ?
At
ditë kur u takove dhe u duarshtëngove me Shefqet Krasniqin , pse nuk ia tha një
fjalë në vesh që edhe ai të hjekë dorë nga propaganda e tij antishqiptare?
Baci
Rexhep Qosja , me kujtohet , ishte viti 1978 kur e kam lëxuar librin tënd :
“Dialogje me shkrimtarët” dhe sa e ndjeja në krenari në vete që jam shqipëtar !
, se ishin vitët e një drite që e kishte filluar ta ndriqon Kosovën por nuk e
dija që në ty mëshifet një mohues i kombit, një mohues i identitetit kombëtar.
Mos më thuaj jo; kemi shumë prova që e
vërtetojnë këte që po e them.
Baci
Rexhep ,po kush mbeti mik me ty ? , një popull e demoralizove dhe i bëre që të
humbin besimin në të “mëdhenjt” e kombit .
Miku
im i shkrimit Robert Qafzezi na shkruan se : “ në Shqipërinë e sotme kemi një
situatë të turbullt, kaotike në lidhje me kujtesën kolektive, dhe kjo nuk është
e pa qëllimshme. Po të vërejmë me kujdes, do ta kuptojmë absurdin e historisë
së Shqipërisë, ku ngrihen në piedestal qeleshet e zeza të pelushit otoman, si
shpëtimtarë të vendit. “.
Po
, pse vallë edhe ti futesh në këtë absurditet?
A
edhe ti je në këtë grup tenorësh e sopran-es “Më e tmerrshmja është se sot po
dëgjojmë “tenorë” të reaksionit më të errët të kombit tonë, të hedhin parulla
që thonë se nën pushtimin e huaj Shqipëria ishte më mirë dhe se rezistencat
kundër pushtimeve e kanë lënë vendin prapa. Akoma më e tmerrshme është kur e di
se këta “tenorë” kanë ose kanë patur edhe funksione të larta shtetërore, ose
ishin në hiearkin akademike të kombit
Ata
që u shërbyen me vetëmohim osmanëve, duke marrë ofiqe dhe përfitime materiale,
sot po dalin heronj të pavarësisë së Shqipërisë. Po kështu, edhe ata që
bashkëpunuan me me serbin , grekun e turkun e sotëm, sot janë bërë heronj të
nderuar, dhe patriotë e çlirimtarë..
Sikur
ti Baci Rexhep, si qytetar i ndershëm të na obligoje të gjithëve me shkrimet e
tua që ta dijmë që e kemi detyrë kombëtare ruajtjen e historisë dhe kujtesës
historike të vendit dhe nuk duhet të bjere viktimë e këtyre shtrembëruesve, që
për arsye politike mundohen të deformojnë historinë tonë dhe ngjarjet e saj,sa
kishte me qenë mire!
Pra,
te lutemi publikish tërhiquni se Boll mo! edhe ty të doli boja.
“U
çjerr maska e akademik Rexhep Qosjës! ( nga Dibran Idriz Gashi)
Vërtet
më nuk ka dilemë se cili eshte roli R.Qosjes, pasi ai tashmë doli i demaskuar
me maskë të çjerrë tërësisht!
Rexhep
Qosja mbron veprimtarinë e hoxhallarëve vehabist dhe vajton arrestimin e tyre
tue e krahasuar me arrestimet dhe burgosjet e atyre shqiptarëve që burgoseshin
nga sistemi komunist, e të cilët kërkon liri dhe të drejta kombëtare.
Një
personalitet që mbron e mbështet fundrrinat fundamentaliste islamike në dëm të
kombit të vet është gdhendësi i trungut shqiptar dhe turpi i kombit shqiptar.
Ç’absurd i llojit të vet, ç’hipokrizi e tmerrshme të bësh një krahasim të
tillë!…
Me
këtë, ky personalitet po dëshmon shumë qartë rolin e tij kobçar ndaj kombit
shqiptar tash dhe në të gjitha periudhat dhe kështu na dëshmon se ishte
mashtruesi më i madh, të cilit i kemi besuar kaq shumë dhe me emrin e të cilit
jemi krenuar.
Ky
personalitet iluzionist antikombëtar i veshur (maskuar) me petka të babait te
kombit (superpatriotit) u paska sherbyer dhe po u shërben qarqeve më të ndyra
antishqiptare.
Sa
e padenjë dhe frustruese t’i kemi besuar këtij njeriu në pozitën akademike, i
cili paskesh qenë i përkdheluri i sistemit titist dhe tash i përkdheluri i
pushtetarëve si dhe adhuruesi e përkrahësi i neootomanizmit dhe vehabistëve
islamik, luftëtar të kauzës neootomaniste.”
Të
mjerët ne kujt i kemi besuar!