Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dea Halimi: Kongresi i Manastirit

| E marte, 19.11.2019, 09:47 PM |


Dea Halimi

Kongresi i Manastirit

Vrasja është kaq e vogël, e pa rëndësi fare

Me veprën e  krijuar me shpirt në dritare,

Me 36 shkronja shqipe harkuar për jetë në Manastir,

Të zbërthehet drita e diellit në abetare,

Të shprehemi me dashuri dhe kaq të lirë.

E tëra qe gjë e zemrës, qe përpjekje kaq e vështirë!

Alfabeti,me të cilin do të shkruajmë përherë,

Në ecje jetës,mes vetëtimash, në shi e në erë.

“Me 36 shkronjat të shkruajmë të dua, Shqipëri!”

E vdekja i priste delegatët - njëqind e gjashtëdhjetë,

Të gatshëm të flijohen për alfabetin, me dashuri,

Për secilën shkronjë të çelë shpirti, ëndrrën ta flet,

Të shkruar për jetë e mot me fjalë e zemër në një fletë,

Me shkronjat unike të cilat shqipen e flasin vetë…

Kanë ikur tashmë ndër vështirësi, kaq vjet,

E shkronjat A -Zh rrahin me zemrat e Fishtës,

Të Mjedës, të Frashërit, të Qiriazit, të Cilkës…

Të vrarë e të ndjekur veç vepra e tyre për breza mbet,

Ja tashmë bëhen varg njëqind e dymbëdhjetë vjet.