| E hene, 18.11.2019, 10:27 PM |
ITHTARËT E “GJYSMË GOTAVE”
“Një këmishë që e vesh për vete, dhuroja
kujtdo qoftë pa hezitim, por, atë që nuk të pëlqen ty, mos ja dhuro askujt”. (Fjalë e urtë)
Nga Fahri
Dahri
Jetojmë një periudhë që duam nuk
duam, pavarësisht nga shkalla, niveli apo “jehona” që mund të zërë peshë fjala
jonë në biseda mes shokësh në vende të ndryshme apo pozicion pune, flasim me
pasion, themi dhe ç’farë nuk debatojmë kryesisht dhe konkretisht për politikën
që na trazon thellë në jetën e përditshme. Kjo dihet nga të gjithë.
Në këtë shkrim do ndalem tek
problemet demografike, të cilat, për fat të keq, si nga mediat, krahët e
politikës (që i përdorin për të “sulmuar” njëra-tjerën), qoftë edhe nëpër
tavolinat ku rrëkëllehen kafetë, shikohen me optikë zmadhuese vetëm në anën më
të keqe. Na trajtohen si të jetë një fenomen që tregon “fundin e botës. Të jemi
të qartë, anësitë e të pamurit të çdo
fenomeni vetëm në krahun e të keqes janë rrjedhojë e ngjyrosjeve politike.
Synimi i qartë: Turbullimi i mendjeve të turmave popullore.
Për shtjellimin e njëanshmërisë së
trajtimit të qëllimshëm të fenomeneve, po i drejtohemi shtypit të përditshëm,
konkretisht të problemeve demografike.
Herë pas here në shtypin e
përditshëm informohemi për fenomenin, tashmë të bërë rutinë, të paksimit të
numurit të shqiptarëve si efekt i rënies së lindjeve dhe të emigrimit të tyre.
Fenomeni trajtohet me kendvështrim shqetësues, duke konkluduar në përfundime
tronditëse që shkaqet spjegohen deri me strategji të asimilit.
Këto ditë nëpërmjet shtypit u njohëm
me artikullin: “Shqipëria po ‘tkurret’,
shtesa natyrore e popullsisë ra 17%. (Publikuar mapo.al më 15/11/2019).
Nga shtypi informohemi se numuri i
lindjeve po bie me ritme të larta, shtesa natyrore e popullsisë vazhdon me
tkurrje të ndjeshme, bile nga një periudhë në tjetrën shënohen rënie me ritme
dyshifrore. Rënia rrjedh edhe si efekt i emigracionit, i cili është
rigjallëruar vitet e fundit. Shqetësimi, sipas shtypit, është reflektuar edhe
nga OKB-ja, e cila tregon se nga Shqipëria ikin neto 39 persona në ditë, etj.
Me të drejtë, sipas kësaj panorame,
situata nuk është pozitive. I drejtë është edhe konkluzioni ku thuhet se: “nuk do të jetë e largët disa
kur në vend do të mbeten shumë pak njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve do të
jenë të moshuar”. Krahas sa sipër shqetësimin e pasqyron edhe INSTAT, i
cili bën të ditur treguesit demografikë
ku numri i lindjeve, nga një tremujor në tjetrin shënon rënie afër dy shifror,
po ashtu tregues jo të mirë rezultojnë dhe tek numri i vdekjeve.
Një tjetër shkrim u lexua para disa
ditësh tek Gazeta Bulevardët (02.11.2019) me titull: “Shqiptarët kanë të drejtë
legjitime për t’u zhdukur përfundimisht, askush nuk i pengon”. Titulli më
ngacmoi, prandaj e lexova me vëmëndje dhe nga përmbajtja kuptova një revoltë të
ligjshme të autorit, i cili është ndikuar nga situata tërësore jo e mirë që
gjendet Shqipëria. Sigurisht autori e di më saktë, por në gjykimin tim,
nëpërmjet shkrimit nuk i drejtohet shqiptarëve për të pranuar zhdukjen,
përkundrazi ai këshillon: “Nëse keni një qelizë kanceri, para se kanceri fillon
të përhapet, ju duhet të përdorni kimioterapinë ose vdisni”.
Shifrat le ti marrim të mirëqëna.
Dihet shifrat flasin. Treguesit e mësipërm flasin që kjo situatë duhet kuptuar
se është thjeshtë nga emigracioni. Shifrat duan që të dëgjohen, por që të
dëgjohen duhet që “truri” institucioneve përkatëse të funksionojë, por që truri
të funksionojë duhet të veprojë. Krahas të tjerave të ndjekë edhe zhvillimin
denokratik të emigrantëve që mbajnë shtetësi shqiptare kudo ku janë. Ministria
përkatse dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes civile duhet të reagojnë për
alarmet e rreme për “tkurrje” të popullsisë. INSTAT-i të mos mbetet duke
raportuar vetëm shifrat që nxirren nga “hiri” brenda “vatrës”, sepse vatrat
janë zmadhuar. Si rrjedhojë raportimet të bëhen sqaruese, duke cilësuar se
krahas numrit të banorëve brenda “vatrës”, popullsia e Shqipërisë gjallon edhe
jashtë saj, duke renditur dhe raportuar numërin e tyre, ritmet e lindjeve,
vdekjeve, moshat, pse jo dhe
grupprofesionet e tyre, pa mëdyshje të flitet edhe për nivelin e pagave të
krahasuara me ato brenda “vatrës”. Nëse numri popullsisë, siç raportohet ka
zbritur në rreth 2,4 milionë banorë (kur realisht është mbi 4,4 milionë shtetas
shqiptarë), jo vetëm është i pavërtetë dhe krijon dëshpërim të shoqëruar me
pesimizëm, por mohon me pa të drejtë numrin e emigrantëve. Shumica e tyre janë
bërë familjarë. Në parantesë, në bisedime me ‘ta vren iritim dhe keqardhje që
shteti i tyre i ka mohuar. Shteti, tregojnë ata, kujtohet për “remittancat dhe
votat tona”.
???
Por nisur nga e vërteta e përvojave
të shoqërisë, në çdo ngjarje, në çdo fenomen, lipset që ato të trajtohen duke
mbajtur parasysh edhe kendvështrimet, brenda të cilave të zbulojmë si anët
ngative dhe ato pozitive. Siç dihet: “Çdo e keqe sjell edhe të mira”. Pikërisht
duke e parë fenomenin me këtë gjykim, po shtjelloj disa mendime:
U ndala tek dy rastet e mësipërm, si
shembull për të shërbyer apo ndikuar sadopak në zgjedhjen e drejtimit, kahut që
duhet ecur në rastet kur “qielli është errësuar, nxirë, i ashpër me bubullima,
vetëtima, ku çdo kush mendon nëse do të qetësohet moti apo jo. Të gjithë e dime
se do të qetësohet! Për raste të tilla, në jetën dhe veprimtaritë soacile,
shoqërore, përvoja tregon se duhet ruajtur qetësia, krahas saj të nisë veprimi
për të ndryshuar, të përfshihemi nga optimizmi pozitiv.
Realisht situata që lexohet tek informime
mbi demografinë dihet, është konkrete,
dhe nuk është se po trajtohet sot, është në një trajtim të vazhdueshëm, ashtu
siç vazhdohet edhe për situatat e tjera të pakëndshme që “teorikisht”, ose “qëllimisht” na serviren kryesisht
nga politikanët dhe mbështetësit e tyre, ”Mediat e përditshme”.
Përpara këtyre “të këqiave”, të
cilat na shërbehen, ngadonjëherë edhe me “zell”, në këmbim të tërheqjes së
opinioneve dhe qendrimeve ndaj krahëve politikë, më duhet të ndalem tek teoria,
apo filozofia e përdorimit të “Gjysmë gotës bosh” dhe “Gjysmë gotës plot”, kjo
në vartësi të interesave partiake. Para se të vazhdohet me shtjellimin, kjo “Gjysmë gotë bosh apo plot”, më duket
shumë bajate, krejtësisht e pa vend dhe e pa pranueshme. Arësyeja, në gjykimin
tim, është se “gjysmë gota” kur përdoret për interesa madhore, siç janë mbrotja
e Atdheut, apo mirëqënia shoqërore në tërësi, është i neveritshëm, krejtësisht
i pa përshtatshëm.
Më drejtëpërdrejtë. Si mundet që
politika të ngazëllehet kur shikon se gjysma e shoqërisë mund të jetë nën
minimumin jetik dhe gjysma tjetër e kësaj shoqërie të jetë në një nivel normal
ose edhe mbi nivelin mesatar? Kujt i duhet kjo apo jo parti politike që kënaqet
kur gjysma e popullsisë është në varfëri?. Në këndvështrimin e përgjegjshmërisë
të çdo shteti që synon dhe punon për mirëqenien e shoqërisë dhe ruajtjen e
mbrojtjen e vendit, kjo “gjysmë gotë”, është e pa pranuar. Por aktualisht
ndodhemi përpara faktit se teoria e “Gjysmë gotës” përmendet shpesh nga
ithtarët, ose vijuesit e saj duke e mitizuar atë si shpëtimtare dhe si një
“gjetje e re”, kur në fakt risjellja e ”gjysmë gotës” së vjetër, në gjykimin
tim, është paaftësi profesionale e drejtusave qoftë të shtetit, të politikës,
ekonomisë, kulturës, drejtësisë, shëndetësisë, kudo, e çdo fushe jete. Është mashtrim,
lojra fjalësh që nuk na vlejnë dhe as i përshtaten stadit të zhvillimit të
sotëm të shoqërisë.
Le ta shikojmë edhe në disa drejtime
të tjera “Gotën gjysmë”, konkretish tek “Optimizmi” dhe “Dëshpërimi”.
?- Optimizmi, ose paragjykimi i optimizmit, sipas psikologëve,
karakterizohet tek bindjat e secilit, dhe e gjithë shoqërisë njerëzore se e
ardhmja do të jetë e mirë, ose shumë më e mirë se e djeshmja apo dhe e sotmja.
Kështu, optimizmi është i gjendur në të gjitha shoqëritë njerëzore, në çdo hap
ekonomik dhe social. Nga “zbulimi” i optimizmit, ku siç u tha përfshihen gjithë
shoqëritë njerëzore dhe fazat e zhvillimit të saj, nëse ndokush individ apo
institucion do të perqëndrohet tek të preferuarit për të ecur me “gjysmë gotën
plot apo bosh”, mbetet jashtë loje, bëhet i padobishëm dhe qesharak.
Nuk mund ti shmangemi realitetit
tonë ku optimizmi kolektiv (shoqëror) është vënë në diskutim, për fat të keq
shumica ka anësi pesimiste, kjo ndaj drejtimit që po na diktohet nga paaftësia,
ose qëllimshmëria e politikanëve. Pavarësisht pesimizmit të shfaqur në tërësinë
shoqërore, në analizë të kujdesshme rezulton se optimizmi është më i
qendrueshëm se sa pesimizmi kolektiv, kjo konstatohet tek optimizmi individual,
ku çdo njeri mendon dhe punon për të ardhmen e tij personale, po kështu
optimizmi gjendet tek kryefamiljarët, të cilët mendojnë, kërkojnë dhe punojnë
me optimizëm për një të ardhme më të mirë të famljes, e kështu me radhë. Duhet
kuptuar drejt se flitet për optimizëm normal, që do të thotë optimizëm i
frenuar nga entuziazmi, apo ai euforik, i pa kontrolluar.
?- Dëshpërimi si e kundërta e optimizmit,
karakterizohet nga pritshmëritë pesimiste, i cili ka ndërhyrë dhe ndërhyn për
të na penguar në ecjen përpara në të gjitha fazat e zhvillimit. Në krahasim me
optimizmin, dëshpërimi, sigurisht fjala bëhet për njerëzit e dëshpërtuar,
paravendosin rezultate negative.
Çdo pritshmëri për individin, grupimin apo në tërësi të një shoqërie ndikon
në ndryshimin e situatës si pozitivisht ashtu dhe negativisht. Për ta vërtetuar
këtë le të nisemi nga pritshmëria që kishim për çeljen e negociatave. Nëse
negociatat do të ishin çelur, pamëdyshje të gjithë sëbashku do të ishim
përfshirë në një optimizëm legjitim dhe pritshmëritë do të ishin tërësisht për
pozitivitet. Ndërsa fakti që nuk u arrit negocimi na krijoi një frenim ose diçka
drejt një pesimizmi që për arësye të kësaj ndalese pritshmëritë trokasin drejt
negativitetit. Por, siç u trajtua më lart, duhet mbajtur në konsideratë edhe
optimizmi individual që shtyn drejt pritshmërive pozitive dhe tërheq me vete
edhe pritshmëritë pozitive kolektive (të shoqërisë në tërësi). Për tu realizuar
kjo, kërkohet përgjegjshmëri, ndërgjegjshmëri dhe vendosmëri tek grupimet
drejtuese të shoqërisë.
Në shtjellim të mëtejshëm të
çështjes së “Gjysmë gotës plot apo bosh”, në lidhje me negociatat, arrijmë të
kuptojmë se optimizmi na rezulton edhe si një iluzion. Duke qenë se jemi qenie
me vetëdije, arrijmë që të paraprijmë ndaj pasojave negative të pritshmërive.
Në rastin konkret kjo arrihet me përpunimin personal dhe të opinionit shoqëror
duke mos u tërhequr nga mendimi se do të arrihet tek negociatat. Të ecurit me
këmbëngulje në këtë drejtim sjell optimizmin pozitiv dhe inkurajon në tërësi që
shoqëria të vazhdojë me përmbushjen e kritereve të drejta dhe të pranuara.
Shembuj për të kuptuar se duhet të mos merremi me “gjysma” rrymash apo
teorish ka plot, e rëndësishme është që të priremi nga mendimet dhe veprimet ku
sigurohen pritshmëri pozitive në favor të të gjithë shoqërisë dhe jo të
favorizohen grupe të caktuara duke rënduar në varfërinë e grupimeve të tjera.
Kjo arrihet kur të kuptohet se pavarësisht grupimeve shoqërore, shteti dhe e
drejta vepron për mbarëvajtjen e të gjithë shoqërisë. Konkurenca mes grupeve të
ndikohet në atë që cili grupim është më i aftë dhe më i besuar për të siguruar
mirëqënien në tërësi të shoqërisë.
Në fillim të shkrimit u citua
problemi i “tkurrjes” së popullsisë, dhe se treguesit demografikë janë në
rënie. Nuk është shkrim i parë, vazhdimisht flitet se Shqipëria po shkon drejt
çpopullimit, disa e lidhin edhe me paragjykimin se po veprojnë politika të
brëndshme dhe të jashtme për asimilimin e shqiptarëve deri në pritshmërinë e
një “shuarje” të kombit! Zoti na ruajtë!
Ishte ky shkaku që u përpoqa për ta
shtjelluar. Duke i trajtuar problemet, qofshin të mëdha apo të vogla, të
rëndësishme ose jo, me këndvështrimin e “gjysmë gotës plot ose bosh” me apo
dashje arrihen ose krijohen mendime për pritshmëri drejt dëshpërimit, të cilat
përfundojnë në pesimizëm dhe ngjallin frikën e “ferrit”.
Edhe një herë! Mendoj se trajtimi i
problemeve duke e parë “gjysmën e gotës” plot nga ana e së keqes për të
“kënaqur” interesat partiako-politike, e sigurtë që pritshmëria nuk na shpie në
optimizëm pozitiv, por na prehëron pritshmëri të dëshpërimit dhe pesimizmit.
Emigrimi nuk është me patjetër fenomen negativ, përkundrazi e vërteta i takon anës
pozitive në shumë drejtime. Rritet niveli i mirëqënies (përafërsisht mbi 3 herë
ndaj nivelit të këtushëm), zgjerohet njohja me civilizimin ndërkomunitar,
shtohet dituria, rritet niveli kulturor, përfitohen anët më progresive të
arritura nga popujt e tjerë, hapen horizonte drejt zhvillimeve të reja, të
cilat me kujdesin individual, shoqëror dhe shtetëror do të “thithen” për tu
aplikuar në vendin tonë. Kështu mendoj se duhet të gjykohet nga të gjithë, nga
më i vogli deri tek më i madhi, nga individi, mediat e deri tek shteti.
Përfundimisht uroj që “Gjysmë gota
plot apo gjysmë gota bosh”, kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe njerëzit e saj,
të shikohet si GOTË e plotë dhe jo gjysmake.
Jemi të vetëdijshëm se këto që po ndodhin, jo vetëm në sa u cekën në këtë
shkrim, por dhe problematika të tjera, në të vërtetë shumica e tyre kanë ardhur
dhe vijnë nga “orekset” e politikanëve që gjallojnë në politikat e tyre.
Tre dekada duke synuar drejt arritjeve më të mirave të shoqërive të
civilizuara. Tre dekada të mashtruar. Tre dekada që populli është në anën që
sheh ylberin dhe dëshiron ta kapërcejë, por nuk e kapërcen dot. Tre dekada që
politikanët janë në anën që nuk e shohin, as dëshirojnë ta shohin dhe as ta
kapërcejnë ylberin.
Në përfundim mu kujtua një urtësi nga “Universiteti popullor i Dibrës, të
cilën e lexova në shtyp këto ditë: "Kur i zoti ishtëpisë del për të shpërndarë vetë ftesa për dasmë e ka
një hall". Dhe vërtet aktualisht politikanët tanë që po bredhin sa andej
dhe këndej këto ditë, e kanë një hall. Zoti qoftë me popullin!
Tiranë, më 17.11.2019