| E merkure, 13.11.2019, 09:31 PM |
LILJANA DHIMO (RUÇO)
-Cikël
poetik-
ËNDËRR-IM
Të desha,
Si askënd të desha,
Vështrimi yt
Përjetësisht mbeti
Skalitur në retinë
Edhe portreti yt.
Nuk pati “flutura në
stomak”,
Qelizat shndrruar në kokrra
rubini-shege
E në vena lëvrinte lëngu i
saj,
Në damarë, aortë, zemër e
kapilarë…
E mbi lëkurë penel i fluid
Shkruante…?’ka zemra
Ky?te.
Aty mbeti,
Aty jetoi,
Me ?do moment të ëndërrt
Duke dashuruar
Ata sy,
Që i putha gjithë jetën,
Vetëm
Me vështrimin tim.
Ndryshimi i mëtejshëm
Mund të kish venitur
Stinën.
S’mund të ish më bukur
Vetëm kështu
Ish e imja
Dhe vetëm e imja.
Edhe tangua,
Ku ne shkëmbyem
Përhershmërinë e
dashurisë.
Tinguj të magjishëm-tunikë
transparentë prej ajri.
Vetëm kaq
Por ?do ditë…
si pikë parfumi
jep praninë e saj.
E njëjta aromë,
E njëjta ndjesi,
Ndjesi turbulluese aq e
bukur,
që nuk e sheh askush,
se vlohet brenda meje.
E ruaj,
Pa e prekur, e mbroj.
Është dhe mbeti e imja,
E shenjtë,
E pashëmtuar nga ditët,
E panxirë nga netët,
Vetëm e dlirë, nga ardhja e
së nesërmes.
MBAS
Limiti i të gjithëve është i
njëjtë,
Fluturim që dihet se për
ku…,
Trajektore e dikujt - një rrugë meteori,
Një tjetër – hark
lumineshent blu.
Një zemërzi si nata, s’bëhet
ditë
Gjurmë mbi ujë ...më kot…nuk
lihet,
Asnjë lloj arti s’ka
efekt…nul,
Sikur erës t’i japësh krehër
të krihet.
Lum kush dritë le pas vetes,
Sepse dhe hija dritë prej
saj mer,
Fjala e ëmbël, e ngrohtë, e
mirë
Mbetet epitaf mbi mermer.
MBI TAMIZ
Mbi Tamiz dielli grind retë,
Paqja mes tyre …e vështirë,
Herë-herë njëri mbi tjetrin,
Herën tjetër në një flirt të
përfshirë.
Ndodh kështu, shpesh ndodh
Ve? një fraksion larg
njeri tjetrit hedhur
Dhe befas shkrep një ndeshje
magjie,
Mandej …përfundojnë të
përkëdhelur.
MBI SUPE
Mbi supe hedhur
Vetëm
Një mantel ?mendurie,
Hapat
mbi driza monopatesh
Qielli kërkonte tri hëna.
I largët ish agu.
MËNGJES
Mëngjes
Një vetull diell
Me frymë drite pikturuar,
Marramendësisht
Mbështjell natyrën
e depërton
me delikatesë hyjnore,
në ?do qelizë që botës i përket.
Të dashuruarve
sytë u reflektojnë
gjith?ka të drittë.
Nuk mjafton
Nuk mjafton, jo nuk mjafton
Për ju fëmijë
As kjo,
As e përtejmja.
Edhe sikur ?do ditë,
E as një ?ast të mos reshtë…
Por,
Ndodh,
Ndodh,
E pastaj…
Ngjyrë perëndimi mbulon sytë
Edhe fytyrën,
Atëhere
Kur ?
…atëhere kur ne
Ju kursyem dashurinë.
NË AVION
Aty ku ndjehesh afër Zotit
dhe yjve,
Ku mendimi
Me krahë galaksie
Kalon shpejtësinë e dritës,
Ngre krye ndaj një parimi,
Mijra flutra
E rrëzëllitëse,
E mijra bletë zhurmëlehta,…
Por një zhurmënajë
marramendëse
e formuar,
Në të paformën
Mbështetëse të gjendjes.
Tashmë mijra metra mbi
planetin e dregosur.
PSE ?
Pse vallë
janë kaq të bukur
trëndafilat?
(e tillë është legjenda “PSE?”)
Dy të dashuruar diku,
Flisnin vetëm me sytë e
tyre,
Dhe fjalët
nuk u a mori era,
Por toka,
Që më pas
Në bimë u a ktheu…
Ajo mike e mirë
I ushqeu ato fjalë,
Pa u kursyer
transformimin,
mrekullisht lindën bisqet,
(midis nesh: syfjalët
Ishin të sinqerta,
ve? kish di?ka
enigmatike!)
E midis bisqeve,
U mpleks e kalamend
Dashuria,
Në endjen e butësisë së
petaleve ngjyrëmjalta,
Analogji e rrëmbimit të
puthjes…
Këtë vibrim magjie
i fali toka dashurisë.
Trëndafilat plot jetë
e ngjyra,
Po gjembat?
Përjetësisht mbetën
Si pikpyetja mbas fjalës
“pse”.
SIKUR
Sikur mbi ?do gjethe
“të dua” të shkruaj,
Nëse libër s’bëhet
Nuk ka rëndësi.
Dhe era tekanjoze,
Pafundësisht të luajë
Në zemër një gjeth mbetet
…Aty ku je ti.