| E hene, 11.11.2019, 09:34 AM |
Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes nga Shoqata Shqiptaro Amerikane Skenderbej dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodres” NY
Nga
Keze Kozeta Zylo
Ka
qene nje fundjave tejet e ngjeshur per komunitetin shqiptaro amerikan ne New
York, por fundja keshtu i pacim te gjitha fundjavat ne nderim te ketyre
Prijesave te Kultures dhe Atdheut si At Gjergj Fishta.
Eshte
kenaqesi qe ne mblidhemi se bashku ne nderim te At Gjergj Fishtes Poetit
Kombetar, figures se ndritur shqiptare ne 148 Vjetorin e ditelindjes se Tij te
organizuar nga shoqata shqiptaro Amerikane Skenderbej dhe Kisha Katolike “Zoja
e Shkodres” ne New York
Te
shtunen u mbajt plot sukses simpoziumi shkencor për At Gjergj Fishtën, më 2
nëntor, 2019-të ne qendren “Nene Tereza” prane Kishes “Zoja e Shkodres”NY ne
148-Vjetorin e ditelindjes se Tij organizuar nga Shoqata shqiptaro amerikane
Skenderbej dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodres”.
Te
dielen u mblodhem perseri si shqiptare se bashku, ashtu sic enderronte Gjergj
Fishta per Shqiperine Etnike. Ne na bashkon Flamuri dhe Gjuha Shqipe ku Poeti
Kombetar Fishta shkruan:
Nper
gjuhë shqype bota mbarë
ka
me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka
me ju njohtë për shqyptarë;
trimi
n'za, sikurse jini.
U
kenduan Hymnet kombetare shqiptare dhe amerikane
Ne
emer te Shoqates Shqiptaro Amerikane Skenderbej pershendeti kryetari i saj
z.Bashkim Shehu ish zv/minister i Mbrojtes ne Republiken e Shqiperise.
Në
emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” aktivitetin artistike e përshëndeti,
Dom Pjeter Popaj, Famullitar i saj
Ne
kete aktivitet ishin te ftuar Poeti i shquar z.Agim Doci Agim Doçi i cili solli
shume emocione tek te pranishmit: "Mjeshtër i Madh" dhe Qytetar Nderi
i Qarkut Shkodër, znj.Yllka Cuasholli, Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike
letrare, gazetare dhe albanologe Z.Paulin Zefi : Historian dhe drejtor i Muzeut
dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.
Me
duartrokitje u mirepriten Mark Gjonaj keshilltari I Bashkise se Nju Jorkut,
David Tubiolo, ligjvenes ne Westchester County, Marko Kepi, president I
organizates “Rrenjet Shqiptare dhe po kandidon per ne Ansamblene e shtetit te
Nju Jorkut.
Z.Marko
Kepi i dha mirenjohje z.Perparim Likollari ish ushtarak ne Forcat e Armatosura
te Shqiperise dhe aktivist i mirenjohur i Shoqates “Skenderbej” qe ne themelim
te saj.
Ne
emer te familjes Fishta pershendeti z.Gjergj Domgjoni
Nderonin
me pjesemarrjen e tyre dhe pershendeten si: Dr.Pashko Camaj, nga Federata Pan
shqiptare “Vatra”, shoqata “Devolli” me kryetar z.Odise Salillari, perfaqesues
nga Shoqata “Bijte e Shqipes” Filadelfia.
z.Ibrahim
Kolari bizensmen activist Ish kryetar i shoqates Dibra.
U
interpretuan valle nga Grupi Rozafati, valle e Tropojes nen kujdesin e
znj.Angjelina Nika.
Artistet
e mirenjohur si Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj sollen mjeshterisht
interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës te shoqeruara me lahute
nga Martin Smajlaj
U
interpretuan Vallja Devollite nga “Grupi Devolli” i nxenesve te Shkolles Shqipe
“Alba Life” si dhe u kendua kenga “Ty Flamur te duam shume” nga Kelvin Rustan
gjithashtu nxenes i Shkolles Shqipe “Alba Life”
Pjesemarresit
u argetuan me kenge dhe muzike nga te gjitha trevat shqiptare nga Mjeshtri i
Madh Gezim Nika, Valbona Peraj dhe Zamira Lacaj.
Ishte
nje aktivitet mbreselenes dhe per kete me duhet te falenderoj z.Bashkim Shehu,
kryetar, z.Mark Qehaja n/kryetar dhe anetaret e kryesise shume aktiv si Imer
Lacaj, financier, Arta Xhaferri, Alketa Ktona anetare si dhe te tjere qe
ndihmuan ne realizimin me sukses.
Queens, New York
3 Nentor, 2019