| E diele, 10.11.2019, 12:00 PM |
P o e z i
Sejdi BERISHA:
URË E BAJRAMHASANËVE*
(Ose, kur gështenjat
piqeshin në Voksh)
1.
Kaherë
më kujtohet ura
Kur
rrugën filluan
Me
kubëza ta shtrojnë
Rrugën
që lidhte fshatra e qytete
Interesant
Ishte
hallkë historie e rrugës
E
ruante edhe Bistricën e Lloçanit
2.
Kur
binte shi
Më
humbnin lopët
Se
nën urë strehohesha
Për
të mos u lagur
3.
Nganjëherë
Nën
urë e ndizja zjarrin
Për
ta pjekur ndonjë shtalb
Që
e merrja në ara të huaja
4.
Nganjëherë
Nuk
rrihej nën urë
Nga
duhma e nevojës
Që
rrugëtarët e rastit
Shlironin
barkun e tyre
5.
Nganjëherë
tjetër
Kur
binte shi rrebesh
Valët
e Bistricës
Bilur
e bënin shtratin nën urën
5.
Kjo
ndodhte në pranverë
Edhe
në vjeshtë
Kur
gështenjat piqeshin në Voksh
Edhe
kur gjethet në kurorat e pemëve
Loznin
vallen e lamtumirës
7.
Nganjëherë
Nën
Urën e Bajramhasanëve
Stina
e dimrit dhe veriu
Të
bënin koçan
Edhe
gurin e ngrinin
8.
Sot
Prapë
qëndron e rron
Urë
e Bajramhasanëve
Që
i bashkon rrugët
Edhe
fshatra e qytete
Urë
që ka shkruar e shkruan histori
9.
Tash
Ndoshta
pakkush emrin ia di
Nën
te ka vetëm zall
Kujtime,
rrëfime, mall e mërzi
Që
duken si lumë i dergjur
Nga
një pikë ujë duke e përcjellë
Nëpër
atë shtrat të vetin gurinë
10.
Por
Prapë
Urë e Bajramhasanëve
Qëndron
aty ku me decenie
Lidhi
e forcoi tokën e trojet
Nuk
e trembën as plumbat
As
çizme e armikut
As
erërat e tërbuara nëpër kohëra
11.
Edhe
tash
Urë
e Bajramhasanëve është histori
Përbri
ka dhe një lapidarë dëshmorësh
Si
mburrje e dëshmi
12.
Te
ura e nën urë
Nga
pak duhet gërmuar
Për
ta freskuar e respektuar kujtesën
Madhështinë
e saj për ta ndritur
Edhe
për ta përjetësuar
13.
Sepse
Nën
Urën e Bajramhasanëve
Sa
uji ka kaluar që ka bartur gjithçka
Ka
parë e përjetuar tmerr e llahtari
Edhe
dhembje e tradhti
14.
Ai
ujë i Bistricës
Që
nga Lloçani e edhe më lartë
Përspjetke
pastër edhe deri këtu
Kalonte
urën vazhdonte rrugën
Se
deri ku tamam askush se di
15.
Urën
e Bajramhasanëve
Ta
përkëdhelnim
Të
mos e harrojmë
Se
ajo mund të shfletojë
Shumë
e shumë faqe historie
Kurrë
më parë të lexuara
16.
Nën
këtë urë
Nganjëherë
tash e shumë herë
Shumë
të rinj
Dashuri
të çuditshme kanë quar
Që
përveç urës askush s’e di
17.
Shumë
herë
Uji
i turbullt e zemëronte urën
Por
themelet kurrë dhe askush
Nuk
mund t’ia lëkundte
18.
Nën
Urën e Bajramhasanëve
Në
stinën e vjeshtës
Ndonjëherë
Uji
sillte nga ndonjë kokërr mollë
Gështenja
edhe lajthi
Që
ishin të lezetshme
Sa
që për ta përshkruar nuk e di...
(©S. B.)
*Urë e Bajramhasanëve, është një urë që ndodhet në rrugën
Deçan-Gjakovë, në mes të fshatit Carrabreg dhe Prejlep, që u ka përballuar
stuhive dhe periudhave historike mbi një shekull.