| E merkure, 06.11.2019, 07:36 PM |
Si e mashtronin serbët Europën për ne?
(Pjesa e dytë )
Shkruan
Fahri Xharra
Serbë shkruanin : “ që mos të na shihet se ne e
kemi në shënjestër vetëm marrëdhënjet e serbëve me shqiptarë , ne do ta japim
edhe historinë e shkurtër të vendbanimit shqiptar në Sanxhak, i cili nuk ishte
muhamedan por i krishterë. dhe dhunën ndaj tyre prej vetë shqiptareve, më ketë
të tregojmë si plotësim se si shqiptarët muhamedanë ishin pa kurrfarë vetëdije
kombëtare, por vetëm shërbyes të urdhër kryes të turqve në myslimanizmin e të
krishterëve të robëruar.”
E
njëjta lojë edhe tani, serbët viktima të shqiptarëve dhe përgjegjës historik
për “vuajtjet” e tyre. Kurse ne prapë s`mundemi të ndahemi nga ajo që ” mëndja
e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar “. Robëria i njeh
një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit; dhe mendja si
e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prapë në kthetrat e lartmadhërisë
së saj-ish robërisë.”
Edhe
sot ka thyerje të mëdha, edhe sot nuk ka përfunduar asgjë. Ende sot : “ Bac` s`u krye”.
Jo
që po e them unë, por çka po shohim dhe çka po dëgjojmë e kemi vetëm një
përsëritje të së kaluarës jo të largët; 100 vjeçare.
Të
shohim se si shpjegohen shqiptarët prej serbeve, po e them shqiptarët prej
serbëve ,sepse vetëm ata kanë folur për ne, na kanë përhapur na kanë cunguar ,
na kanë sjellë nga malet na kanë paraqitur njerëz me bisht ; sepse ne nuk dinim
të flisnim ,nuk donim të flisnim apo nuk na lejonin të flisnim.:”
“Vendbanime
të arnautëve të besimit të krishterë në terrenin serb në kohët e kaluara kishte
kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin., Novi Pazar, Krushevac, Prokuplje
,Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia
historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339). Këta paskan pas qenë
tregtarë dhe zanatlinj që erdhën në qytete ku kishte karakteristika katolike
dubrovnikase, por kishte edhe andej e
këndej të shpërndarë nëpër fshatra të cilët qenkan larguar për ti ikur dhunës
së bashkë-fisnorëve muhamedan apo të shpërndarë nga vetë turqit për qëllime
politike.
Në
të gjitha ato vende shqiptarët e krishterë si edhe të krishterët tjerë ishin të
shkelurit e perandorisë. Pra larg kufirit të ngushtë të Serbisë me Shqipërinë
paska pas pasur shqiptarë e edha të krishterë (Pohimi serbe i një të vërtete
për shqiptarët e krishterë e cila sa do që tentohej të fshihej ajo iu ikte nga klishetë e përgatitur për
botën perëndimore) .
Shqiptarët
në Kaçanik paskan pas ardhur si plaçkitës në shek. XVI-të, të cilët i zënin
pritë karvanëve ,dhe vritnin e plaçkitshin vetëm e vetë për të plaçkitur e të
përkrahur nga turqit.(?)”Fakte” të atilla që edhe historianin më të kujdesshëm
Europian e çojnë në drejtim të gabuar.
“
Muhamedanët në gjysmën e shekullit XIX-të ia arritën të i muslimanizojnë Serbet
Katolik (?) në rrethin e Prizrenit ,Gjakovës dhe në disa vende të Kosovës si
dhe Serbet ortodoks që u shqiptarizuan dhe u muslimanizuan në shekullin e
XVIII-të.” Një shkrim i gazetës “ Novine Çitalishta Beogradskog” nr.12.12 Mars
1848 shkruan:” Peshteri dhe Biori janë dy vende të vogla në mes të Shkodrës,
Bijelo Poljes dhe Novi Pazarit ,vende ku nuk ka pushtet ,por vetëm me anë të
forcës së fiseve jetojnë ,ka shtëpi ku, nëse janë dy vëllezër njëri beson në
Krisht e tjetri në Muhamed, njëri falet e tjetri kryqohet. Në disa shtëpi janë
nga tre vëllezër dhe që të tretë mbahen për turq, kurse babën e kanë Serb .dhe
kështu djemtë falën kurse i ati kryqohet “.
Procesi
i muslimanizimit të Serbëve ortodoks paska pas filluar vonë në këto anë dhe në
kushte shumë të vështira??????
E
vërejtët mënyrën e “vajtimit” serb karshi botës në shekullin e kaluar. Por sot
ata çka flasin për ne? Zoti e di. Por e dinë edhe bashkëbiseduesit e serbëve,
të cilët vetëm se pohojnë me krye duke i dëgjuar shpifjet serbe të cilat ende
janë aktuale për botën.
E
ne, a mundemi që me ndërgjegje të plotë të dalim para botës e të themi :jo, nuk
është e vërtetë se çka thonë serbet për ne.? Ku po e dimë se çka po thonë
serbët për ne?
Po
si me qenë aty: sjelljet tona flasin dhe dokumentojnë dhe s`ka nevojë të jemi
aty. ( 2012 )
Fahri Xharra, Gjakovë