Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Ecje iliriane...

| E hene, 28.10.2019, 10:00 PM |


P o e z i

Sejdi BERISHA:

ECJE ILIRIANE...

(Nga libri im, “Simfoni pritjeje”)

1.

Në Zürich

Kapeshnica e Jarina

Në Stuttgard

Lagjja e Trimave edhe Tamniku

Në Bernë

Mëhalla e Hadumit edhe Çarshia e Vogël

Kudo Peja e Prishtina

Gjilani Ferizaj e Gjakova

2.

Në Sent Galent pushova

Kudo që shkova vetveten e takova

Eci tutje

Bruxeli Amsterdami e Parisi

Shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë

Në nismë e në mbarim

3.

Në Oslo edhe në Helsinki

Tash e më parë

Njerëz me dert e me mall

Kërceva bëra hop në Angli

Gjithkund shqiptarë

Në Amerikë edhe në Australi

Shqiptarë në Egjipt Turqi e Itali

Në Amerikë e Kanada

4.

Baladë lotësh pa ia ndarë

Kudo që shkova u përvëlova

Shqiptarë pashë

Por tokën time s’e takova

5.

U ndala e mendova si fëmijë

Athua tërë bota qenka Iliri

Njeriu nuk vdes

Me rraqet e jetës në thes

6.

Duke biseduar me vetveten

Mendoja se jam tjetër njeri

Nuk pajtohem:

Njëri me tjetrin pushkatohem

7.

Dritës i them

Ma varë syrin në plagën e zemrës

Vetja më qorton

Më thotë verboje terrin

Ata që nuk shohin

Natën do ta takojnë

Do ta thyejnë kënatën

Do ta hanë shamatën

Me një grusht dhé të Ballkanit

Mbulova dhe e përvëlova globin

8.

Sërish flas me vetveten

Në Berlin e Londër

Në Diseldolf besa edhe në Hagë

Kudo shqiptarë

Kudo Kosova, Shqipëria

Kudo Shkupi Dibra e Tetova

Kudo Veleshta Struga e Kërçova...

9.

E, tash

U ktheva dhe e putha vajzën time

Që ujitë kopshtin me lule

Në zemër të Kosovës

10.

U ula në prag të derës së shtëpisë

Nëpër histori e shikoja çatinë e saj

Sa herë është djegur e rrënuar

Sa herë është bërë shkrumb e hi

Sa herë si feniks është ngjallë

Sa herë është rindërtuar

Kala e qëndresës është shndërruar

Sa herë sërish është djegur flakë

Prapë kështjellë është bërë

Dhe brenda në odë burrash

Dridhen telat e shkarkisë

Gjithmonë këndohet

Kënga e lumturisë

11.

I fshira lotët nga faqet plot rrudha

Njëqind herë e putha pragun e derës

Thashë

Me të vërtet ECJE ILIRIANE...

(©S. B.)