| E marte, 15.10.2019, 06:26 PM |
Psalmi i jetës
Henry Wadsworth
Longfellow*
(Shqipërim
nga Astrit Lulushi)
Mos
thuaj se je thjesht një numër
Apo
se jeta është ëndërr e zbrazët
Sepse
njeriu i zhytur humb
Dhe
gjërat nuk janë ato që duken.
Jeta
është e vërtetë, e zellshme
Dhe
varri nuk është qëllimi i saj;
Shprehja
“nga pluhuri në pluhur”
Është
për trupin dhe jo për shpirtin.
As
kënaqësia dhe as pikëllimi,
Nuk
janë fundi i destinuar;
Por
për të vepruar, që çdo nesër
Të
përgatisë të nesërmen tjetër.
Arti
është i gjatë, koha e qetë
Dhe
zemra e guximshme
Prapëseprapë,
e mbytur rreh
Në
marshim funebër deri te varri.
Në
fushën e gjerë të betejës,
Në
kampin e luftës së jetës,
Mos
rri si bagëtia në vathë
Por
bëhu një hero në ngritje.
Mos
ki besim tek e ardhmja
Se
do të jetë e këndshme
Lëre
të vdekurin e vdekur
Të
varrosë të vdekurin e tij
Vepro
- futu në jetën e gjallë
Me
zemrën brenda e Zotin mbi vete.
Njerëzit
e mëdhenj na kujtonë
Se
jetën mund ta bëjmë sublime
Dhe,
duke ecur, të lëmë pas
Gjurmët
në rërën e kohës;
Gjurmët,
mbase një tjetër,
Që
lundron në detin e jetës
Një
i braktisur apo një anije,
Duke
i parë, do të marrë zemër.
Le
të jemi, pra, dhe të bëjmë
Me
zemër për çdo fat;
Duke
arritur e duke ndjekur,
Të
mësojmë dhe të presim.
——-
*Longfellow ishte poeti
më i njohur në Amerikë që sa ishte gjallë. Siç shkruante një miku i tij,
"asnjë poet tjetër nuk u njoh aq plotësisht në jetën e tij". Shumë
nga veprat e Longfellows ndihmuan në formimin e karakterit amerikan dhe
trashëgiminë e tij letrare, veçanërisht me poezinë "Udhëtimi i Paul Revere".
Henry Wadsworth Longfellow ishte një figurë kaq e admiruar në Shtetet e
Bashkuara sa që ditëlindja e 70-të e tij në vitin 1877 u festua si ditë
kombëtare, me parada, fjalime dhe lexime të poezive të tij.